Dëshmia e Spartak Brahos në dosjen e SPAK për Metën: Skenari i destabilizimit dhe takimi Doshi-Prifti-Ismaili

22 Tetor 2024, 14:30Politika TEMA
Dëshmia e Spartak Brahos në dosjen e SPAK për Metën: Skenari

Një nga dëshmitarët e dosjes SPAK për çështjen CEZ-DIA është ish-kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho.

Ai ka rrëfyer para prokurorëve të SPAK në mars të vitit 2023, duke shpjeguar rrethanat e letrës që ai i kishte dërguar autoriteteve më të larta të shtetit, Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit, Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe Ambasadës së SHBA-së.

Në letër aludohej për mundësinë e ekzistencës së një skenari destabilizimi, pasi rrezikohej jeta e zyrtarëve të lartë.

Spartak Braho shpjegon në dëshminë e tij se letrën e kishte formuluar dhe dërguar autoriteteve dhe institucioneve më të larta të shtetit, si dhe institucioneve të drejtësisë dhe inteligjencës, pasi kishte pasur një takim me Ilir Metën, asokohe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Në dosjen e SPAK theksohet se, sipas letrës së Brahos, skenari i destabilizimit përfshinte persona si: Tom Doshi, Dritan Prifti dhe Kastriot Ismailaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Vojsava Ismailaj. Në dosje pasqyrohet gjithashtu një shkresë e Policisë së Shtetit, ku evidentohet se tre shtetasit, Tom Doshi, Dritan Prifti dhe Vojsava Ismailaj, pranuan se ishin takuar së bashku, por mohuan bashkëpunimin apo kërcënimin për një skenar destabilizimi.

Lidhur me letrën, Braho ka shpjeguar rrethanat dhe takimin me Ilir Metën para se të hartonte letrën.

"Mbaj mend që në atë kohë, para letrës së mësipërme, kam pasur një bisedë me Ilir Metën, i cili ishte Kryetar i Kuvendit.

Në bisedë më tha që unë, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, duhej të informoja institucionet kryesore, pasi po flitej për jetën e disa personave të rëndësishëm të shtetit, ndër të cilët ishte edhe vetë ai. Në bisedë me Ilirin, ai më tha se kishte marrë kërcënime nga shtetasi Tom Doshi.

Iliri më tha se po i kërcënohej jeta atij vetë, bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vojsava. Nuk më shpjegoi konkretisht burimin e konfliktit që kishte me Tom Doshin. Por për këto arsye, ai parashtroi shqetësimet e tij dhe kërkoi që, me cilësinë që kisha, të informoja organet kryesore. Duke i besuar këtyre shqetësimeve, e kalova në rrugë zyrtare duke bërë edhe informacionin përkatës," ka dëshmuar Braho në SPAK.

9 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ja u ba gjyqi edhe i Ilir Metes, karvani ecen perpara...lol Fleterrufe si ne kohen e Dulles..., megjithate, kjo eshte pakezi ndryshe...vetem emri eshte prishur deri tani, ajsbergu eshte shume i thelle.... ============================================================================ 1- nuk dihen akuzat, thone se vetem tre, vetem nje dinte avokati te tjerat i harroi...lol 2- nuk ka nje date gjyqi 3-fajtor apo jo? 4-Fajtor- atehere pasuria do ti sekuestrohet 5- Deri atehere, mbani frymen se mos coni nonji pordhe......

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zihniu

      Dmth tani e ka rradhen Tomi Doshi, bravo Baba Taku paske qene i zoti

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Spartak i ke dhene uje gomarit ore teveqel , kjo leter kuptohet qe eshte per te mbrojtur ilirin , me fuqin e kryetarit te kuvendit.iliri ķishte porosità vrasjen e Dosĥit nga vresesi bami .Si ne poste drejtuese qe ishte metaj i ngriti kurthet me ambasadat Doshit .po tani more spunta ato qe ke bere per te tjeret do ti kalosh ne kurizin tend dhe te mones .e verteta del se genjeshtra i ka kembet e shkurtra .Po Spartaku nga behet spo ja degjojme me zerin , mos ka vajtur me pushime ?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pseudodemokracia ne veprim

        Ja dhe Spurdhjaku ky eshte ajo, Rilindja! Me te tille soj Rreptilesh Prokuror te kohes Agjitacion-Propagandes qe ka drejtu dhe Komision te Sigurise ne Parlament!

        Përgjigjjuni
        1. O
          O

          Taku hiqet babaxhan, por ne fakt eshte mut burre.

          Përgjigjjuni
          1. L
            LORA

            Nga i nxore keto mo braho,nga canta e zeze? Ky eshte palo lajm,,,i shpifur.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Guljemi

              Meta ishte vrasesi vetë, tu qave ke vrasesi për vrasesin. Berisha e mban si provë të vetme, kur ti duhet, të tregojë të vërteten e malit me gropa.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Durim

                Spartak Braho, bashkepunetor i sigurimit me vile luksoze ne Tushemisht akuzon Meten per korrupsion.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Burre kurve .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje