
Përçarja në PD sot për sot është mëse e qartë dhe ndoshta më e thellë se kurrë më parë. Dështimi i bisedimeve mes dy kampeve brenda PD e ka lënë në hije edhe atë që u paraqit si një aleancë e fortë opozitare, marrëveshjen Berisha-Meta të pak ditëve më parë.
Por për kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi për Vizion Plus tha se që prej fillimit, negociatat mes dy grupeve ka qenë një lojë hileqare, ndërsa shprehet skeptic për daljen me një kandidat të përbashkët për vendoret e ardhshme.
Ai tha se grupi i Alibeajt i ka kthyer sytë nga Gjykata e Apelit, për vendimin se kujt do i japë vulën.
“Do kemi dy përfaqësime të PD nuk do ketë një kandidat.
Në rast se ata nuk do ekzistojnë më do kemi vetëm një PD të drejtuar nga Berisha. Ata janë të paqartë, kaotik. E vetmja deklaratë ishte ajo e djeshmja që ishte gjysmake. Ata herë pas here hedhin sytë nga Gjykata e Apelit se mos u vjen ndonjë dhuratë nga qielli.
Negociatat kanë qenë një lojë hileqare nga të dyja palët. PD hyn e përçarë dhe pa entuziazëm që pritej. Përgjegjësia bie mbi ata që nuk arritën të bashkojnë shtëpinë e tyre e jo më të tjerët”, tha Patozi.
Prisni, prisni se skeni parë gjë akoma o lavjerrës të Berishës. 12 Nëntori është fundi juaj edhe pse po përfshihen Rusët e Iranianët në radhët tuaja. Gjithçka është zbuluar që Opozita aktuale e Shqipërisë, me Berishën e Metajn shefa, por dhe me më të vegjëlit pseudo Parti nën komandën e kontrollin e Berishës 100%, janë në shërbim të Rusisë dhe Iranit. Pra; Shqipëria ka Opozitë totalisht anti Perëndimore, sidomos anti Amerikane, sepse ka në krye dy ultra kriminelët më të mëdhenj të 32 viteve të fundit pas rënies së Komunizmit, Sali Berishën dhe Ilir Metajn, që të dy me lidhje të forta me regjimin Komunist të para 1991.