PROFILI: Tre rivalët e PD-së për të sfiduar Erion Veliajn

2 Nëntor 2022, 17:48Politika TEMA

PROFILI: Tre rivalët e PD-së për të sfiduar Erion Veliajn

Partia Demokratike do të zgjedhë përmes primareve kandidatët që do të paraqesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Vëmendja më e madhe shkon për bashkinë e Tiranës.

Socialistët do të paraqiten në garë me kryebashkiakun në detyrë, Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë. Ndërsa në PD, të paktën deri tani, janë 3 kandidatë që do të garojnë fillimisht me njëri-tjetrin para se të përballen me votën qytetare.

Por kush janë 3 kandidatët që kanë shpallur deri tani kandidaturën e tyre për bashkinë e Tiranës dhe cilat janë pluset dhe minuset e tyre.

Belind Këlliçi: Ka lindur më 25 janar 1987 në Tiranë. Belind Këlliçi ka kryer studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Coppin State University, ku është diplomuar për Shkenca Menaxhimi. Këlliçi është futur në Partinë Demokratike në fillimisht si anëtar i thjeshtë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe më pas në Partinë Demokratike.

Në vitin 2015, ai garoi për të marrë drejtimin e Forumit rinor të PD-së dhe u votua më shumë se 10 000 anëtarë duke u bërë kreu i FRPD. Po në këtë vit, Këlliçi u bë anëtar i kryesisë së PD-së. Në shkurt të vitit 2021, kryetari Partisë Demokratike, asokohe Lulzim Basha, i dha detyrën e drejtuesit politik të fushatës në Qarkun e Tiranës dhe një muaj më pas, Belind Këlliçi u emërua nga Partia Demokratike si kandidat për deputet të qarkut Tiranë.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Këlliçi u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë.

Pas ndryshimeve të PD-së, më 30 gusht 2021, Belind Këlliçi u zgjodh Sekretari i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës. Pas përçarjes në PD, Këlliçi u bashkua me grupimin “Berisha” dhe ishte pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Për zgjedhjet vendore të vitit 2023, Këlliçi ishte kandidati i parë që bëri prezantimin për t’u bërë pjesë e primareve të Partisë Demokratike për të garuar për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Plusi i tij është se duket se ka mbështetjen e elektoratit konservator të PD-së, por si figurë e theksuar partiake, nuk duket se ka mbështetjen e elektoratit gri. Gjithashtu është i akuzuar për lidhje me oligarkët, por edhe me lidhje të tërthorta me mazhorancën.

Gert Bogdani: Ka lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë. Studimet i përfundoi në Universitetin Politeknik të Nju-Jorkut për shkenca kompjuterike. Karrierën politike e fillon në vitin 2007 ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD-së.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani kandidon në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ai mbajti postin e Kryetarit të  Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Me pas Bogdani u zgjodh edhe si anëtar kryesie kur PD-ja drejtohej nga Lulzim Basha.

Pas përçarjes së PD-së, Bogdani nuk doli publikisht që të mbante një qëndrim se cilit grupim i përkiste, deri para disa javësh ku u shfaq në një takim me kreun e PD-së, Sali Berisha. Bogdani në krahasim me Këlliçin dhe Alimehmetin duket si kandidati më i dobët në garë, pasi nuk ka mbështetje të madhe brenda selisë blu.

Ilir Alimehmeti: Është kandidati i tretë dhe më i fundit që shpalli kandidimin e tij për primaret. Ai nuk ka një karrierë të mëparshme në Partinë Demokratike personalisht, por familja e tij po. Prindërit e tij kanë shërbyer si deputetë dhe këshilltarë bashkiakë në Tiranë. Ilir Alimehmeti është 43 vjeç, ai është me profesion mjek dhe është pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Alimehmeti mori vëmendje të madhe mediatike në 2 vitet e gjatë të pandemisë së koronavirusit, si epidemiolog.

Në përplasjen brenda Partisë Demokratike, ai zgjodhi të mbështesë Sali Berishën. Alimehmeti u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, më 30 prill 2022. Alimehmeti ndryshe nga Këlliçi duket se nuk ka mbështetjen e strukturave konservatore të PD-së, por gëzon mbështetjen e elektoratit jopartiak, elektoratit gri.(Voxnews.al)

7 Komente

  1. H
    Hasani i biri Hysenit

    Me i miri nga keta eshte doktori! Te jeni te sigurte qe do te behet nje kriminel,si sali spellati!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mblidh mendjen o milet

      Pse i beni kaq shume pershkrim kellicit, figures me te shemtuar qe ka PD, krahasuar me 2 figurat e tjera qe jane shume here me larte se sa ai. Duket lehte qe kete artikull e paska pergatitur vete kerrici i partise.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist me Rolex

        Doktori e mund lali fikun kurse Bogdani me ate thuthuqin skane asnje shanc

        Përgjigjjuni
        1. v
          vilson

          Hyri ne loje dhe "shkencetari" Ilir ALIBABA me 40 hajdute se ky idjot te tille e ka mamane.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sa Bukur tre hajvan ne nji Stan

            dy te paret do mbajne ne duar Dy Bolet e Veliajt ndersa ky tipi Kaqole qe shitet per Doktore, i ka ren Bingo e Bashkise .Ky do ket nderin te mbaje ne dore penisin e Veliajt. Shume kenaqsi treshes kllouneve te Pd

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kellickerici

              Te gjithe kata gabzere qe sot demostrojne diplomat e tyre , kane bere nga nje kolegj privat me para te vjedhura , pse pikerisht shkojne ne PD ??? Ne tallava ??? Perse ??? Shkuan ne Shtetet e Bashkuara , studiuan , pane se si punohej , se chorizonte dhe se cdiference ka jeta , puna atje dhe erdhen ketu ??? Dhe pikerisht shkuan ne PD ....te partia e hajduteve ...dhe te gjith keta duhet ti maresh per te sukseshem ??? Cberi Kellic evgjiti qe ti jap voten ??? Kame teper se nje vit tani qe vjen si zoraxhj reth Salehut .....cjene keta matrapaze mor zot ??? Keta vetem e vetem se i shkojne pas Salehut kane mbaruar , shkon ne Shtetet e bashkuara , mbaron shkolle dhe vjen e i quravitesh Salehut dhe une duhet te te mare per te sukseshem ?????? Ptuuuuuuu plera

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tosku

                Te na rroje Erjon felliqesira se me keto kandidatura PD po ia le vete ne dore fikut, sidomos me dhenderrin e Shkrelit dhe Bogdanin qe s’i ndihet zeri e s’i dihet se ç’ka bere ne jete

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje