Frrok Çupi: PD-në e Berishës nuk e njeh askush, nuk është e regjistruar në gjykatë, futet në zgjedhje nga PL

2 Nëntor 2022, 13:43Politika TEMA

Frrok Çupi: PD-në e Berishës nuk e njeh askush, nuk

Analisti Frrok Çupi u shpreh për Euronews Albania se PD e Sali Berishës do të futet në zgjedhje nga Partia e Lirisë, në sajë të bashkëpunimit që ka me të.

Çupi sqaroi se Rithemelimi që drejton Berisha akoma nuk është një parti, pasi nuk është e regjistruar në gjykatë. Anlisti shton se edhe Partia e Lirisë rrezikon të futet në zgjedhje për shkak të dosjeve të ish-sigurimit.


“6 marsi ishte një histori fillesash. Nuk është fjala vetëm për këtë lloj skeme, skema është se PD përfundimisht nuk ka dy palë. Në PD, njëra pjesë që duhet foltore, të shkojë të regjistrohet në gjykatë, sa kohë që nuk e bën këtë, ajo akoma nuk është parti.

E tëra çfarë ndodhi të bëjnë sikur jemi parti, sikur bashkohemi. Janë të pamundura negociatat. Nuk mund të ketë një kthim. PD që ka ligjin ka vulën të shkojë të bashkohet me bishtin.

Këta të shkojnë në zgjedhje duke u regjistruar tek Ilir Meta, por mundet që Ilir Meta të mos jetë më parti vetë. Ligji për zbulimin e sigurimit të shëtit, atë do ta lërë jashtë të qenit kryetar partie”, u shpreh Çupi.

4 Komente

  1. Z
    ZYX

    Spiuni "Llulla" paska akoma bashkepunetore ne sistemin e drejtesise. Di çdo vendose gjykata neser. Kini kujdes nga Frroki, te merr na qafe.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nikolini

      Ti dhe shoket e tu, i hengshi menderen Frrok Çupit. Jo more bole jo. Frroku nuk eshte nga ajo rrace qe mendoni ju. Kjo eshte poshtersia e bandes qe erdhi ne pushtet ne 1992-shin qe kundershtaret qe nuk i bindeshin Fyhrerit, etiketoheshin si tradhetare, si spiune, etj etj ne nje kohe qe vete ata ishin armiqt me te medhenj te ketij kombi dhe ishin rekurtuar nga Sigurimi e nga disa zbulime armiqesore per ta zhduke rracen shqiptare. Frrok Çupi e çoj Shqiperine dhe PD-ne ne gremine? Jo. Frrokut i duhet ngrite nje shtatore e madhe biles, sepse e parashikoi qe ne ditet e para se ne çfar humnerash po e çonin Shqiperine dhe PD-ne keta qe po i vejne edhe gozhdat e fundit te arkivolit ku dha shpirt PD-ja. Frroku e ka krye punen. E dha alarmin me kohe dhe kjo i kushtoi shume shtrenjte. Por edhe sot po ben analiza te sakta dhe rrenqethese se si po punojne çifti Berisha-Meta per ta gjakosur edhe njehere popullin shqiptar. Kaq ka ne dore i nderuari Frrok.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        ZYX

        Jom ore nuk e çoi Frroku Shqiperine ne gremine. Nuk i perkiste ajo detyre Frrokut, dhenderrit te Sekretarit te Pare te Komitetit te Partise Mirdite. Aq me teper qe ka qene edhe "Llulle".

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZYX

          Se desh harrova, qenke car, nuk duhesh gje pa bole.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje