
Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për në ‘Primaret’ e Rithemelimit për të garuar për kryebashkiak të Tiranës. Alimehmeti me gjuhën e një mjeku ka thënë se “Tirana është e sëmurë dhe ta gjithë bashkë duhet ta shërojmë”.
“Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi.
Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.
Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës.
Pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë gjej njerëz, profesionistë dhe personalitete, që ndajnë të njëjtat shqetësime, kanë të njëjtën ndërgjegje qytetare, kanë të njëjtat vlera, dhe kanë të njëjtin besim se vetëm puna, mundi dhe djersa e pashtershme mundet ta shërojë Tiranën tonë dhe të çojë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të Tiranës sonë.
Ky ekip nuk është hermetikisht i mbyllur. Ai është një ekip i hapur dhe do të pasurohet me figura dhe profesionistë të tjerë me vlera të pamohueshme si nga forcat aleate, si nga shoqëria civile, pasi Tirana është e jona, është e të gjithëve ne”, tha ai.
Në fund ai i ftoi të gjithë në protestën e 12 nëntorit.
“Së fundmi, dua të bëj një thirrje patjetër të marrim pjesë masivisht në protestën kombëtare të datës 12 nëntor 2022 pikërisht në Tiranën tonë, për të filluar çrrënjosjen e të keqes që ka pllakosur në çdo prag. Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Protestën Kombëtare të 12 Nëntorit!
Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Primare! Unë ju ftoj ju, ta shërojmë të gjithë së bashku Tiranën tonë! Tirana është e jona”, tha ndër të tjera Alimehmeti.
Po te mos perfaqesoje Sali beun dhe shokun e shkolles time, Ilir komunistin une dhe mjaft nga miqte e mi do te votonim ty. POR, tani, s'kemi cbejme: Lali Eri per te tretin dhe, ndoshta katertin here ne krye te Bashkise Tirane do te jete.
Doctorr,fol me mire per covidin,leja Sales,si hiene qe eshte politiken alla Sal.Se kuptojme pse do me djeg edhe ju nga Sala.
Do kthehem te votoj per doctorin nese e lejojne te jete kandidat, se po doli beloja nuk ka asnje ndryshim nga lali fiku
Edhe Ali edhe Mehmet d.m.th. shihit edhe sunit…..meru me profesionin tend me mire se sa lejon te perdoresh nga non grata dhe Tirana nuk eshte e semure. Te semuret psiqike jane ne foltore o Ali-Mehmeti ????????????????
Ka qene nje here nje dygisht burre si spinxhuks qe Sali shpellari I coi nje cerreketij Arjan Apo artan hoxha dhe dhe I tha...sboejt lahu, rruhu, Vish ca opinga te reja dhe llustroji mire dhe neser ne mengjes do vine disa individe te te marrin tek shpija dhe do te bejme President..wowowow u hodh perpjete ky dygisht bythe lepuri nga gezumi dhe u e gati...gjithe naten pa gjume..e varri lesht..te nesermen ne mengjes erdhen ata individet te shpia e tij dhe e more ne makine...te krehur te rruar te hekurosur po prape si spinxhuks dukej...e sollen verdalle nja 2 ore me makine dhe pastaj I thane mmmmm ai plani per president u prish...hajde te te kthejme ne shtepi hehehe e u kthye spinxhuksi me bisht nder shale si qyrs....e qe ta mbyll mos Valle...po mos Valle...do perseritet prape kjo puna e spinxhuksit po kete rralle me kete mikun epidomolog .....qe po na del si gjeli mbi pleh hehehee me sa shoh duket tamam I njejti skenar...dhe shoku alimehmeti te lutem mos u be edhe ti K*****R!
Mire te keqen mire. Flini dhe nje cik akoma.
Mire te keqen mire. Flini dhe nje cik akoma.
Do marresh tytën edhe ti mashtrues i vockel…
Alimehmet me salen mulin do e sherosh tiranen.pirdh pirdh se lirohesh. O doktor do hash nje sallator nga tirana der ne vlore.
Kam shume konsiderate per doktor Alimehmetin dhe familjen e tij. Tirona dhe gjithe Shqiperia jane vertete te semura dhe ka nevoje uluritese per sherim. Keqardhja ime eshte vetem se Alimehmeti do kandidoje si perfaqesues i Virusit, Baciles se rrezikshme Berisha, ish sekretar partie i PPSH ne spitalin e nenes dhe babait te Ilirit, per politikanin qe simuloi ligjerisht dhe privatisht masakren ndaj pronave te qytetareve te Tirones se Alimehmetit, per ish kryeministrin qe largoi ne maksimim nga administrata publike punonjesit autoktone Tironas, politikanin qe lejoi dhe simuloi ndertimet pa leje dhe shpiku legalizimet si krim i paster ndaj territorit te Tirones me pasoja te pariparueshme edhe per brezat qe akoma nuk kane lindur per etj,etj, …………. Vertete keqardhje per doktor Alimehmetin, nje Yll qe do shuhet ne ferrin e doktor Berishes.
Kam shume konsiderate per doktor Alimehmetin dhe familjen e tij. Tirona dhe gjithe Shqiperia jane vertete te semura dhe ka nevoje uluritese per sherim. Keqardhja ime eshte vetem se Alimehmeti do kandidoje si perfaqesues i Virusit, Baciles se rrezikshme Berisha, ish sekretar partie i PPSH ne spitalin e nenes dhe babait te Ilirit, per politikanin qe simuloi ligjerisht dhe privatisht masakren ndaj pronave te qytetareve te Tirones se Alimehmetit, per ish kryeministrin qe largoi ne maksimim nga administrata publike punonjesit autoktone Tironas, politikanin qe lejoi dhe simuloi ndertimet pa leje dhe shpiku legalizimet si krim i paster ndaj territorit te Tirones me pasoja te pariparueshme edhe per brezat qe akoma nuk kane lindur per etj,etj, …………. Vertete keqardhje per doktor Alimehmetin, nje Yll qe do shuhet ne ferrin e doktor Berishes.
Keqardhje per Alimehmetin ! Deri tashti eshte njohur si figure e pa perlyer por zgjedhja e tij per te kandiduar si "foltorist", nen hyqmin e super kriminelit komunist dhe spiunit te LSI-së, e ben ate sikur sapo ka dale nga gropa e zeze.
Tiranës i duhet një poli-tekno-log një multioptë , jo një qetësues . Një bletaritës do fliste për lulet e shqopës dhe mungesën e kullotave . Në krahësuese : një kampion epidermik vëzhguar në mikroskop , dhe një yll vëshguar me teleskop . I tretur në imtësi , dominon patia profesionale e jo vizoni . Mbase ka kurën . Suksese në Spartakiadë .
Doktor,Tirana është plot shëndet. PD-ja është e sëmurë dhe kam frkë se të ka infektuar dhe ty.