Nikoll Lesi: Opozita, lesh arapi në Tiranë! Erion Veliaj të shkojë për pushime gjatë fushatës, se e ka fitoren të sigurtë

2 Nëntor 2022, 11:57Politika TEMA

Nikoll Lesi: Opozita, lesh arapi në Tiranë! Erion Veliaj të

Nikoll Lesi, në një editorial në gazetën e tij “Koha Jonë”, shkruan se Erion Veliaj e ka të sigurtë fitoren në Tiranë, pasi opozita po gabon me strategjinë e saj.

Shkrimi

Kryeqyteti pritet të jetë një betejë e mirëfilltë politike për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Dhe këtë po e kërkojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i mëshojnë idesë se duhet një kandidat i mirëfilltë politik në Tiranë që të sfidojë Erion Veliajn. Por të dy kanë rënë në kurthin e Eron Veliajt, i cili pikërisht këtë synon që beteja në Tiranë të kthehet në përballje politike, ku të futen të gjithë në këtë përplasje; Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Natyrisht dhe ai vetë.

Por në kryeqytet sipas njerëzve të statistikave elektorale kandidatit të opozitës i duhet të marrë me shumë se sa ka prodhuar koalicioni opozitar në zgjedhjet e fundit politike, diku te 30 mijë vota plus. Dhe kjo sikur të marrim variantin që kandidati opozitar nuk ka asnjë rrjedhje vote nga e djathta si dhe nga PL, dikur LSI.

Duke ditur fort mirë se demokratët do të jenë të ndarë dhe nuk kanë asnjë shans të përbashkohen në këto zgjedhje, siç po luhet teatër mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit, pra kjo do të sjellë një firo të madhe votash sidomos në Tiranë, sepse duhet pranuar se deputetja Jorida Tabaku dhe njerëzit e tjerë në grupin Alibeaj-Basha, kanë vota të konsiderueshme. Ose më saktë do të kandidojnë një emër nga radhët e tyre që nuk fiton, por heq një kamion me vota nga PD-ja e Berishës.

Ndaj skema që duan të dalin me një kandidat të fortë politik apo nga radhët e politikës është skemë e dështuar elektorale dhe që do të sjellë fitoren automatike të Erion Veliajt.

Pikërisht këtë po luan mjeshtërisht Erion Veliaj, duke punuar e mikluar njerëzit që ka si kolonë të pestë në kryesinë e PD-së së Saliut. Në qoftëse gjëndet një figurë jo militante apo me imazhin e një njeriu që nuk pyet partinë por vetëm qytetarët, atëhere dueli vështirësohet për Erion Veliajn. 

Nëse vendoset ky portret kandidati për bashkinë e kryeqytetit, ka nevojë që të mos e tradhtojnë militantët fanatikë të opozitës. Sepse kandidati që vjen nga bota e shoqërisë civile merr vota e elektoratit gri të cilat në shumë raste shkojnë deri në 25 përqind. Vetëm kjo pjesë elektorati mund ta lëkund Erion Veliaj.

Ndryshe me kandidat militant, nuk ka asnjë shans të fitohet Tirana, sepse makineria gjigande elektorale dhe partiake e Erion Veliajt dhe e kryeministrit bën shoshë cdo kandidat opozitar. Raportet me elektorat fanatikë mes PS dhe opozitës në kryeqytet tregojnë së Edi Rama me Erion Veliajn janë shumë përpara.

Ndaj të shkosh vetë në thertoren e Veliajt në Tiranë është sakrilegj i madh për kandidatin opozitar.

Brenda kampit opozitar ka debate të forta për emrin e kandidatit, pasi Primaret ndezin elektoratin demokrat, por nuk mjaftojnë për të mbytur transoqeanikun e Erion Veliajt.

PL e Ilir Metës, me sa duket ka interes vetëm për njërin nga kandidatët e PD-së që ka vetshpallur kandidaturën, duke krijuar xhelozi të kandidati tjetër demokrat. Dhe të gjitha përkthehen në vota minus me datë 14 maj 2023.

Ndaj, fatkeqësisht, në qoftëse kandidati do të jetë një nga politika aktive në Tiranë për llogari të opozitës, Erion Veliaj le të shkojë me pushime muajin e fushatës dhe me 15 maj 2023 të vijë e të marrë mandatin e kryebashkiakut!

Opozita po gabon dhe do ta pësojë pas zgjedhjeve zhgënjimin.

21 Komente

  1. 1
    19

    Ik mor kokra e kurves .ty debil asgje ste ka dal gjat gjith kohes qe shkruan se je vetem kokra e debilit.dhe sahan lepires .sala ju a ben mire juve qe dhe ju rref dhe ju qi grat .se skeni gjak fare jeni vemje te ndy3a .

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Sot ka feste gjithe shypnia Se ka cof sinjor Salia.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilia

        Merru me Nikollen personalisht cfar ke me familjen e me gruan e tij

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Dhe Nikolla faqe ndërron/ Dje shan,sot lëvdon. Frynë bulshit dhe trumbetone ,se Saliu nuk fiton/Ato qe tha dje i harron,Lali Erin gjate fushatës/ ne Dubai per pushime e çon.A ka njeri qe nuk e beson/ Nikollaqin tonë?!

        Përgjigjjuni
        1. r
          raul

          Flitet se spiuni Agush askush kokeducja do paraqese nje kandidature surprize ne momentin e fundit duke sfiduar neonazistin qe organizoi grushtin e shtetit brenda pds me 11 dhjetor ne stadium dhe sulmin mbi shqupin e pds me sopata,shpata, leva, hanxhare e kokedashi Belind Kerricin. Agushi do shpalle kandidate per bashkine Tiranes strategen legjendare, nderplanetare, nderkombetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme qe nga haremi i Jales hyri ne parlament pa mbushur 18 vjece me mbeshtetjen e Agushit spiun sharebajga e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gota

            Hahaha, thjesht je I papame raul!

            Përgjigjjuni
          2. H
            Himarioti

            O Nikollë, kjo që thua ti, dihet. Ti je një fallxhor i keq, as dreqi nuk e kupton kush je ti.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatmiri

              I gjithe arsyetimi i ketij shkrimi eshte injoranca..Nuk jane emrat ,por programet elektorale,qe mund te marrin vota nga elektorati jo militant partije.

              Përgjigjjuni
              1. n
                nn

                me vjen keq ta pranoj, por ne Shqiperi, akoma marrin vota emrat kemi 30 vjet me te njejtat problematika; riciklim figurash te vjetra, piedestal figurinave te reja, pa-provuar ne punet e tyre, le pastaj te flasim per ndonje program, qe edhe nese ekziston, eshte i pluhurosur ne sirtaret ose arkivat e politikberesve me vjen akoma me keq te shikoj, qe edhe pas 30 vjetesh, ne Shqiperi, alternative eshte Sali Berisha dhe Ilir Meta; nuk prodhoi dot ky komb figura te tjera, me vajza e djem te edukuar, shkolluar dhe me integritet ? keqardhje e pafund prandaj iken rinia, dhe jo vetem; ketu nuk ka alternative une votoja para 30 vitesh me figuren e Saliut dhe Ilirit ne postera; femijet e mi po votojne pas 30 vitesh me te njejtat figura, me ndryshimin qe posterat jane te retushuar

                Përgjigjjuni
              2. I
                Ilirian Qelbaci

                Nikoll Le(he)si po kerkon te garoje me Mero Bazen se kush do ti perdredhe me shume mollaqet para Rames.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                  te shkerdhefte kina bashke me tere milionat e Indise,ç'far te mban pragu i shtepise.....

                  Përgjigjjuni
                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Skuadra e "pushkatimit" mediatik,ka hapur zjarr kundër një të vërtete, të thënë nga Lesi. Kjo sk.ka për argumente fjalorin e rrugës. Duhet pranuar se dyshja Rama - Veliaj është më e suksesshëme se Berisha - Meta ! Kaq do mjaftoj për të çvleftësuar "primarët" e Berishës. Arsenali arkaik i Berishës,që është një fotokopje e shëmtuar e viteve 91-92,ka dalë përsëri në skenë, por ai nuk konkuron as Alibeaj!

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .....

                      @Kndeveshtrimi tjeter ti duhet te jesh Erioni os Nikolla qe e ke shkruar kete, sepse te reklamosh deshtimin, vjedhjen , korrupsionin , largimin ne shifra alarmante te popullsise nga vendi, parcelat me kanabis e zullume te tjera si keto si sukses eshte per te qare e per te qeshur. Kur ndodhi 97 te gjithe menduam se ishte fundi politik i Saliut por ja qe korrupsioni i Fatos nanos e riktheu ne pushtet, dhe i njejti skenar do ndodhi dhe kesaj here

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arjan

                        MESE E VERTETE KETO QE THUA NIKOLL LESHI.FATKEQESI KOMBETARE ,VAZHDIM I POLITIKES BANDITESKE KRIMINALE TE BANDES SOCIALISTE TE UDHEHEQUR NGA PSIKOPATI RAHMUT DHE ERION PLEHRA .NE NJE SHTET NORMAL EMRI I RAHMUTIT ERION PLEHRES DHE SALI QENIT DHE LIKE HAJDUTIT DO ISHIN HARRUAR.PARTIA DEMOKRATIKE NUK EKZISTON AJO ESHTE KTHYER NE NJE PARTI TE FAMILJES BERISHA QE SIGURISHT PER TE SHPETUAR FAMILJEN MBAN NE PUSHTET PSIKOPATIN INJORANT RAHMUT.TIRANA ESHTE KTHYER NE NJE QYTET TE PABANUESHEM KUR KRIMI DROGA TRAFIKU DHE NDERTIMET PA LEJE JANE DICKA NORMALE DHE PER KETE DUHET FALENDERUAR ERION VELIAJ DHE BANDA E TIJ.NJE QYTET PA TE ARDHME PER FEMIJET TANE KUR CDO HAPESIRE JU ESHTE DHENE OLIGARKEVE PER ZHDUKJEN E SHQIPTAREVE ,NJE QYTET KU TE ZIHET FRYMA.SA EDHE PEMET E MBJELLA JANE SA PER TU HEDHUR HI SHQIPTAREVE,

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          xoni

                          Nuk fitohet Tirona me shpellaret e Sali non grates dhe hajdutet e spiunit Like floriri.....

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            emigranti

                            nikoll leshi kur i hedh ndonje kocke te lavderon kur nuk i hedh te shan

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Andi

                              Nicolle flet drejte dhe eshte gazetar me integritet. Gazetar si Nikolle i duhen Shqiperis qe te mundesojne hyrjen e vendit ne BE dhe ne Bashkimin Islamik.

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                rapsodi popullor

                                Malokeri Sander Frangaj e Nikoll Lesi (veshur akoma me fanella Leshi) Po duan te Pjellin ne preher te Ramiut (pasi u mbarsen ne prehri Saliut) S'kane as Bosht as kane Kollan, per 5-Lek e shesin dhe baban.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Spak

                                  Sindroma e Stkholmit?! Me e madhja eshte semundja e adhurimit te Saliut! I ka rrahur,peshtyre,gruan femijet nenen e baben,i ka futur neper burgje,ju ka qire burrreine dhe vfare nuk u ka bere dhe prape kane frike nga kufoma e tij! U ka vrare burrat dhe baballaret por grate por edhe femijet e tyre i servilosen sali kermes kesaj qenije saadiste nga Vicidoli i Tropojes se Shqiperise!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kirurg

                                    Në fakt, këto llafe që kanë mbushur rrjetin mediatik, se Veliajn nuk e konkurron kush, janë manovra për t'i ulur atij vigjilencën, për ta hutuar e t'i mbyllen sytë nga vetëkënaqësia. Nuk e do ky Lesi tani Veliajn, e sigurt.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kirurg

                                      Në fakt, këto llafe që kanë mbushur rrjetin mediatik, se Veliajn nuk e konkurron kush, janë manovra për t'i ulur atij vigjilencën, për ta hutuar e t'i mbyllen sytë nga vetëkënaqësia. Nuk e do ky Lesi tani Veliajn, e sigurt.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje