Dhuna nga Rithemelimi, Përnaska: S’kanë pikë kauze e morali aktet që bëjnë

1 Nëntor 2023, 15:19Politika TEMA

Dhuna nga Rithemelimi, Përnaska: S’kanë pikë kauze e morali

Dhuna dhe mos lejimi i veprimtarisë parlamentare nga opozita në Kuvend, ishte çështja që u diskutua sot në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska tha se këto sjellje nuk i shërbejnë askujt dhe se deputetët kanë ngatërruar rolin e tyre. Sipas Përnaskës, lëvizja e grupimit të Rithemelimit s’ka pikë kauzë e morali.


‘'Bardhi duhet të shkojë të organet përkatëse, pasi këto sjellje e të sillet nëpër korridore e parlamentit, sepse nuk i shërbejnë askujt. Duhet që retorika e dhunës t’i largohet realiteti shqiptar. Keni dëgjuar ndonjë që të propozojë ndonjë ligj të lidhur me problematika të caktuara.

Çfarë po bëjnë ata nuk kanë lidhje fare me rolin e ligjvënësit. Nëse do të përfshihesh duhet të respektosh institucionin. Duhet të bësh ligje në parlament dhe jo këtë lloj palaçjade duke krijuar tymnaja. Kanë ngatërruar vendin e punës.

Nuk janë për aty dhe për mënyrën sesi duhet të funksionojë institucioni. Përfshirja e këtij brezi mungon brenda serës politike. Ata janë aty për interesa personale. Nuk kanë pikë kauzë pikë morali për të gjitha aktet që bëjnë aty. Unë jam e interesuar për produktin që japin'',- tha Përnaska.

1 Komente

  1. Z
    Zaza

    Distancohu nga non grata ???????? dhe ???????? Dukesh si melloni shqiptar doktoresha te takon e djathta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje