“Distancohemi nga Berisha dhe Meta”, Patozi flet për koalicionin me Dashamir Shehin

18 Shkurt 2023, 13:15Politika TEMA

“Distancohemi nga Berisha dhe Meta”, Patozi flet për

Themeluesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i cili një ditë më parë ka firmosur koalicionin parazgjedhor me kreun e LZHK-së, Dashmir Shehi ka thënë se ky format nuk e dëmton opozitën.

Në emisionin “Arnautistan”, Patozi është shprehur se ata distancohen nga vizioni i Berishës dhe Metës, por ruajnë tragetin opozitar duke rivalizuar qeverinë.

“Ne bashkë me LZHK-në, dhe me disa shoqata dhe përfaqësues të partive politike të djathta, kemi krijuar një adresë të re opozitare, duke u distancuar nga vizioni politik i Foltores së Sali Berishës dhe Partisë së Ilir Metës që ne i konsiderojmë e njëjta gjë.

Por duke ruajtur tragetin opozitar, ne kemi përballë qeverinë dhe e rivalizojmë me të gjithë faktorët e tjerë, me të cilët nuk ndajmë të njëjtin vizion me të nesërmen.

Ky format s'e dëmton opozitën, përkundrazi e fuqizon, nëse e konsiderojmë si shumatore të gjithë aktorëve opozitarë në Shqipëri”, ka thënë Patozi.


Ndër të tjera Patozi ka folur mbi dallimet mes PS dhe PD. Patozi thotë se është kundër ndarjes në të djathtë dhe të majtë.

“E refuzoj kategorikisht ndarjen e shqiptarëve në të majtë e të djathtë. Aq më tepër në kushtet që s’ka asnjë lloj elementi ideologjik.

Shoh nuanca të forta djathtiste në qeverisjen e Ramës dhe nuanca staliniste në psikologjinë e Foltores, apo filozofinë e PD”, është shprehur ai.

5 Komente

  1. B
    Besnik

    A tani distancohesh o kokrra e legenit!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Organizata bazë PPSh

      Dueti I javës Patozi

      Përgjigjjuni
      1. N
        NYC

        Bravo Patozi E kuptuat pak me vonese kete pune Me mire vone se kurre Si do i veje halli revolucionit tani?

        Përgjigjjuni
        1. L
          LILI

          O ASTRIT JE BURRE ME BOLE TE MEDHA QE U HOQE NGA PLEHRAT , RESPEKTE PER JU ,

          Përgjigjjuni
          1. E
            EMIGRANTI

            Nuk ju kuptoj,kerkoni largimin e malokut,nderkohe vete nuk largoheni!?!?!?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje