“Djathtas për Zhvillim s’është koalicion luksi”- Ibsen Elezi: S’na financon njeri sot, që të na komandonte nesër

24 Prill 2025, 22:41Politika TEMA
“Djathtas për Zhvillim s’është koalicion

Kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ në Tiranë, Ibsen Elezi, është shprehur se ky grupim politik nuk është i zhytur në luks, por sipas tij, kandidatët mbulojnë shpenzimet e tyre.

Komentet Elezi i bëri në “Ditari” nga Loneta Progni në A2 CNN, ku tha se nëse ky koalicion do të ishte një koalicion luksi, atëherë sipas tij, pas këtij grupimi do të qëndronin njerëz të fuqishëm, që do të kërkonin llogari pas 11 majit.

Ai shtoi gjithashtu se 2 partitë kryesore, PS dhe PD i kanë bojkotuar përballjet në studiot televizive, duke dëmtuar në këtë mënyrë sipas tij, edhe vetë demokracinë.

“Unë di që hapësirat tona mediatike në këtë periudhë janë të vogla. Kjo është një dëm, por ne duhet të tregohemi sa më të qartë me opinionin publik dhe kjo është një betejë. Ne nuk jemi një parti luksi që kemi para. Ne jemi persona që mbulojmë shpenzimet tona të përditshme.

Nëse do të shihnit se ne jemi parti luksi, atëherë dikush do të jetë pas nesh. Nëse dikush do jetë pas nesh, nesër ai do të japë edhe urdhëra që ti të mos jesh konseguent i fjalëve të tua. Kështu që ky është modeli i fushatës që ne po ndërtojmë.

Takime personale dhe me grupe të vogla. Ballafaqimi elektoral është një problem i madh, pasi 2 partitë e mëdha i kanë bojkotuar debatet politike. Rama dhe Berisha duke braktisur studiot televizive, po dëmtojnë demokracinë”, tha Elezi. 

2 Komente

  1. A
    Alfred

    Duhen votuar njerez kurajoze qe nuk tremben , por sfidojne lideret autoritare dhe te korruptuar, qe po e mbajne peng kaq gjate te ardhmen e shqiptareve!!!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shpresa ime

      Fakti që pas 34 vjetve në shkërthatokraci vazhdojn vjedhjet dhe nuk ndëshkohet kush tregon se jemi popull komplet i lodhur e i raskapitur. Mbajm syt nga shteti për nji vend pune. Dhe presim nga bota se çfar thot. Ju lumt e më keq bëjani kti populli se e meriton vuajtjen

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje