Edi Rama: Çyrykët thonë se kam gjysmën e qeverisë në burg. Gjëja më fyese për inteligjencën time!

24 Prill 2025, 19:50Politika TEMA
Edi Rama: Çyrykët thonë se kam gjysmën e qeverisë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk është e vërtetë që gjysma e qeverisë së tij është në burg. Ai tha se një pretendim i tillë nga ata që i quan “çyrykë” është “gjëja më fyese” për inteligjencën e tij.

Rama tha se nuk duhet ta ulin kokën pse disa individë në 12 vite në oborrin e shtëpisë të PS kanë patur probleme me drejtësinë.

Përkundër, Rama tha se është më kokëlartë se kurrë, duke arsyetuar se kjo është drejtësia e pavarur për të cilën kishte kërkuar ‘timonin’ në zgjedhjet e 2017.

"Gjëja që është më fyesja për inteligjencën time dhe tonën është kur këta çyrykë dalin dhe thonë si mund të votohet Edi Rama, PS, kur gjysmën e qeverisë e ka në burg. E para kjo është tërësisht e pavërtetë. 

E dyta, disa individë në 12 vite në oborrin e shtëpisë tonë kanë patur probleme me drejtësinë, kjo është e vërtetë. 

Është kjo një arsye të ulim kokën? Nga ana njerëzore na shkakton keqardhje. Por nga ana e detyrimeve karshi popullit, kjo mua më bën ta kem kokën më lart se asnjëherë tjetër. 

Sepse ajo që kam thënë për timonin, për drejtësinë që godet majtas dhe djathtas, është pikërisht kjo që po ndodh me të gjitha problematikat që mund të ketë. 

Tradhtia e atij premtimi do të ishte sikur sot mos të kishte çuar në hapjen e rrugës për një drejtësi të pavarur, por në një drejtësi që godet vetëm kundërshtarët", tha ai.

6 Komente

  1. V
    Vlora1912

    Keni shum të Drejtë Zoti Kriministër...keni plotësisht të drejtë!!! . . . . . Ai fëmija, dhe çdo fëmijë tjetër si ai që e panë Mbretin Lakuraç, ishte Autik!!! Mjere ky vend se në çpikë ka mbërritur: Ilir Hajdut Meta, ish kryeparlamentar ish president, ish kryeministër, ish ministër i jashtëm, në burg për vjedhje galopante; . . . . . . . . . . . . Salih Hajdut Barbar Berisha, sekretari komunist i pandershëm, që i vuri flakën Shqipërisë në 92', që shkatërroi bazën industriale dhe agrare të vendit, që e çoi vendin 50 vite mbrapa, pasi drejtoi vendin për 15 vite, tani është kreu i opozitës, që pretendon ta çojë vendin në BE edhe pse është nongrata Familjarisht, dhe me akuzë gati për në burg; . . . . . . . . . . . . . . . . . Edvin Kristaqi, në pushtet që nga 1998, kryeministri që çdo ministër të tij, SPAK ja zë me sy mbyllur dhe ja fut në burg, që është provuar të qeverris jashtë zyrave të shtetit, me llomkat e shtetit dorëzuar oligarkëve, me miliarda euro dëme e vjedhje PPP-iste, i quan shqiptarët, që guxojnë të shohin "mbretin lakuraç", çyryk, e psikopat.. e qorra. . Nuk e di nga i buron ky guxim.....? Dhe nuk besoj se i buron nga Ndershmëria e Ballukut të Ballës?? Jo...besoj se, Beson, se është i mbrojtur nga fakti që në opozitë ka Berishën, Metën, Bashkëngjitur e Ndokën, e Nokën.....; E unë shpresoj që Shqiptarët të zgjohen, dhe mbretërit e Shëmtuar, në lakuriqësinë dhe ndyrësinë e tyre ti tregojnë me gisht si Lakuraç të korruptuar

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama CEO i Grupeve kriminele dhe i oligarkeve.

      Po llap kryecyryku Ed, qe ka akuzuar babain e tij Kristaq se eshte babai biologjik i Gregut, djalit te Rames edhe i biri nje koqe kandarri, trap i lindur.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ermal

        Ne fakt ke me shume se gjysmen, se shpejti do shkosh dhe vete bashke me balluken.

        Përgjigjjuni
        1. h
          h

          O z.KM. Keta cyryket jane shumica e taksapaguesve shqiptare qe thone si mund te votohet nje KM qe pesonat qe i ka zgjedhur vete ai personalisht kane vjedhur miliarda euro te taksave te tyre. Sepse edhe taksapaguesi me koficentin e IQ me te ulet e kupton se ka vetem dy mundesi qe kjo te ndodhe. Ose KM ka qene dhe eshte i paafte ne perrzgjedhjen e ekipit te tij dhe ne kontrollit e taksave te qytetareve ose ajo qe shumica e mendon por duhet te vertetohet nga SPAK e Gjykata se KM eshte bashepunor dhe perfituesi kryesor. Vertet disa jane ne hetim dhe disa ne burg, por asnje euro nuk u eshte rikthyer taksapaguesve nga miliardat e vjedhura . Keshtu qe qyryket taksapagues e kuptojne se vota per KM per here te katert eshte vota qe taksat e tyre te vidhen edhe per mandatin e katert. Asnje propogande nuk e mbulon kete fakt.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oficeri dulles

            Vazhdo Gigand lere keneten dhe zhapiket te zvarriten

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Pse ka ndopak inteligjense kryehajni i ripjelljes, krimineli qe drejton qeverine.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje