“11 maji historike për BE”, Rama: Nëse nuk kapet 2027 për negociatat, dera e integrimit mbyllet

24 Prill 2025, 16:04Politika TEMA

“11 maji historike për BE”, Rama: Nëse nuk kapet 2027

Nga Belshi, ku zhvilloi një takim elektoral me votuesit për herë të parë, Rama vuri theksin në procesin e integrimit të vendit në BE. Rama e konsideroi 11 majin historik për rrugën drejt BE, pasi sic u shpreh nëse nuk kapet 2027 për negociatat, dera familjes europiane mbyllet.

“Mos e nënvlerësoni rëndësinë që ka pjesëmmarrja. Vite më parë, kam patur një bisedë me dikë që më ka ndryshuar tërësisht qasjen ndaj votës, më tha dicka që më tronditi: Si mund ta thuash ti këtë, – më tha,- të jesh indifferent ndaj miliona njerëzve në botë, që do e ëndërronin ta kishin mundësinë të votojnë dhe nuk e kanë. Përtej këtyre, është shansi historik sepse në mbyllim negociatat me BE.

Cfarë janë negociatat? Sepse nuk mund ta kuptoni dot duke parë televizor, apo portale. Sepse ca nuk iu del para syve. Negociatat me BE janë, mbi 250 mijë faqe, që duhen kaluar mes nesh dhe atyre. Janë shumë grupe që negociojnë për të gjitha llojet e temave. Dhe e gjitha kjo është një punë shumë e madhe. Duhet të dini se integrimi nuk është një cështje se sa do ti dhe sa gati je ti që të jesh aty. Ti mund ti biesh derës sa të duash dhe ajo të mos hapet, deri kur ata që janë brenda ta hapin. Dhe procesi i zgjerimit të BE, vendoset nga ata që janë brenda shtëpisë, ata duhet të bien të gjithë dakord, njëri të cohet të thotë JO, nuk hapet.

Dhe kjo është me faza, është hapur për herë të fundit për Kroacinë. Ndaj kush ju tregon përralla, nuk ju thotë të vërtetën. Sepse sot ne jemi në tavolinë, po negociojmë dhe kemi një kalendar për të mbyllur negociatat. Negociatat ndodhin me faza të ndryshme, por 3 vjet që një vend të hyjë në BE, është rasti i parë që na ndodh ne. Ne tani jemi te pragu dhe ata kanë hapur derën, por dera mund të mbyllet, nuk rri hapur gjithmonë. Është mbyllur për të tjerët.

Dera e hapur duhet shfrytëzuar si oportunitet historik. Pse lidhet kjo me 11 majin dhe pse e bëjmë vetëm ne? Nuk ka kohë, edhe sikur të tjerët të ishin të zot sa ne, që nuk janë dhe ky është fakt, edhe pse ne kemi të metat tona. Dhe kur ata të jenë në gjendje të na afrohen ne, unë s ‘do jem pjesë e kësaj bote, do duhen shumë vite. Boll lëvizja ndryshimi, do merrnin 6 muaj, nuk del koha nuk kapet 2027 dhe nëse nuk kapet 2027 dera mbyllet. Ndaj duhet të shfrytëzojmë cdo minut për negociatat.” tha Rama.

 

3 Komente

  1. .
    .

    Aha qenka me te kapme dmth o mashtrues serial. Ta harrojne shqiptaret europen per sa kohe do kemi politikane te Tipit Ramazon, Sali dhe Agush

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deti

      Me vend e ka, shqiptare shfrytezone kete mundesi qe ju vjen nje here ne jete!

      Përgjigjjuni
      1. I
        I dhjere me te gjitha

        Per cfare dere europe, flet ti mor klloun i peshtire dhe i rrezikshem,si nga trute dhe nga veshja me shallvare, atlete dhe bluza idiotesh.Ate Europe, qe mbasi ja mbylle mundesit e jeteses, se gjysmes se popullsise, me vitale, ata morren rruget dhe ja kane hapur vet dyert europes, per mos tu kthyer kurre me ne sundimin tend. Por ti mor i paftyre, i shallvares se zeze dhe atleteve te alabakut, e do europen, qe ne vilajetin tend te derdhen parat e saj, dhe me pas hordhia e institucioneve, o burra KCK, kap cfare te kapesh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje