Afera Partizani/ Sërish zvarritje në GJKKO, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares!

24 Prill 2025, 14:19Politika TEMA

Afera Partizani/ Sërish zvarritje në GJKKO, avokatët

Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit përdorën edhe ‘kartën’ e fundit për të zvarritur sërish vendimmarrjen nëse dosja e aferës Partizani do kalojë ose jo për gjykim. Me një tjetër kërkesë të radhës, për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi për njëanshmëri, avokatët e të pandehurve, ‘fituan’ edhe 11 ditë, pasi seanca u shty dhe e radhës u caktua më 5 maj ora 11:30, konkretisht 12 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

“Depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares dhe sipas procedurës, seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as nuk mund të japë apo marrë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate lidhur me përjashtimin e saj. Seanca tjetër u la në datën nëse Davidhi do të jetë gjyqtarja e çështjes, ose nëse gjykata do të pranojë kërkesën tonë për përjashtim, por paraprakisht gjykata pranoi në datë duke konsideruar faktin për të mos u vonuar nëse do të rrëzohet kërkesa jonë jemi të detyruar të vijojmë me Davidhin”, tha Gjokutaj.

Vetë avokati i Berishës, Genc Gjokutaj kishte paralajmëruar një ditë më parë zvarritjen dhe në sallën e GJKKO sot u futën me synimin e qartë: zvarritjen e seancës. Fillimisht, burime bënë me dije se avokatët kanë kërkuar akte shtesë që të bënin kundërshtimet e tyre sa i takon vendimit që gjyqtarja Davidhi mori një ditë më parë, duke iu rrëzuar kërkesat për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e provave të SPAK.

Kjo ‘artificë’ nuk është pranuar nga gjyqtarja Davidhi dhe më pas ata kanë përdorur kartën tjetër, duke kërkuar përjashtimin e Davidhit, kërkesë që në fakt nuk e kanë paraqitur në 6 muaj seanca paraprake, por e shfaqën pikërisht sot në përpjekje për të shmangur përballjen e Berishës me gjykatën para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Duke qenë se jemi në një fazë që pritet vetëm vendimi për kalimin ose jo për gjykim, i Berishës, dhëndrit Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë, tashmë që ka një kërkesë për përjashtim, gjyqtarja Davidhi nuk mund të japë vendimin. Një tjetër gjyqtare do të caktohet për të shqyrtuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin e Davidhit dhe më pas i hapet rrugë vendimmarrjes për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së aferës Partizani.

Të gjithë të pandehurit kanë kërkuar pushimin e çështjes, ndërsa SPAK kalimin për gjykim. Në rast se dosja do kalojë për gjykim, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe avokati i tij, që përfaqëson edhe kompaninë ‘Kontakt’, duan veçimin e çështjes, kërkesë për të cilën do të shprehet gjyqtari paraprak që do japë vendimin përfundimtar.

Prej 6 muajsh, mbrojtja ka përdorur mjete të ndryshme ligjore për të vonuar vendimmarrjen. Seanca paraprake nisi që në tetor 2024, por është shtyrë vazhdimisht deri më tani, kryesisht përmes taktikave të ndryshme nga mbrojtja. Nëse më 5 maj vendoset kalimi e çështjes për gjykim, kjo do të ishte përballja e parë e Sali Berishës me drejtësinë. Vendimi do të ishte një goditje e fortë për të, dhe do të vinte vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. 

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Bashkë me këta tre persona të fundit nën akuzë janë vendosur edhe shoqëritë e tyre tregtare për pastrim parash Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, si një nga ish pronarët e truallit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku u ndërtuan më pas një grup pallatesh. Prokuroria e Posaçme dyshon se Berisha ka shfrytëzuar postin e tij të kryeministrit, duke miratuar ligje dhe akte të ndryshme nënligjore të përshtatura me nevojat e ish pronarëve të truallit të ish kompleksit Partizani për të mundësuar privatizimin.

Po ashtu dyshohet se ai ka ushtruar presion, përmes kontrolleve administrative, ndaj strukturave shtetërore, në mënyrë që ata të përshpejtonin procedurat e privatizimit, si dhe i ka vënë këto struktura në dispozicion të dhëndrit Jamarbër Malltezi për të arritur privatizimin, i cili sipas SPAK përfitoi 5.4 mln euro. Dosja është hetuar nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

14 Komente

  1. Q
    Qenkan shtyre zgjedhje? Apo ash gabim shtypi...

    Pse qenka shtyre zgjedhjet nga 11 maj ne 17 maj? Keshtu thote ky shkrim.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ccc

      Nje drejtesi qe e shkerdhen 24/7 SB, dreqit nuk i duhet, bile eshte e rrezikshme! Lajmet me SPAK e GJKKO jane te patreteshme.

      Përgjigjjuni
      1. f
        filip

        Tërhiq e mos e këput kjo është drejtësia në këtë vend,mbahen në burg at që punojnë dhe hajdutët e vrasësit tallin bythën,ky është DUM DUMI me stanin e tijë të politizuar.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Jane ligjet vari leshte,i kane bere per ti tregu botes qe jemi me katolike se Papa,dhe tani te del avokati bark derrqe qe ka rrugen autostrade ne kete menyre,dhe qellimisht gjen lloj e lloj arsyesh per ta shtyre,qellimi eshte ti kaloje afati e te dali Saliu pa lagur, ashtu si Luli mafishja,edhe ai ka shpetuar vite me pare, saktesisht keshtu,ne kete menyre ,per tejkalim te afatit kohor!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Deri tani SPAK dhe GJKKO ka bere padrejtesi dhe jo drejtesi. Kane frike nga Sali Berisha se, ai ka banda te armatosura te fshehta dhe te vrete.Nga e majta jane bere shume arrestime kurse nga a djathta shume pak. Kete,populli po e shikon shume qart me syt e tij. Arrestimii Erion Velis eshte i padrejte. Ka punuar mire dhe ka bere shume pune te madhe per Tiranen si kryetar i saj.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Munika

            O u dhjefsha mu ne gjykate e mu ne drejtesi. Merrni nje gjyqtar te huaj dhe zhvilloni gjyqin mor qelbesira qe po talleni me njevend te tere mor ju qifte derri nenat e cu mban pragu mor te degjeneruar

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              .Kjo po behet komedi.Shum mire mund te shtyhej per neser dhe mbyllet kjo histori.Ky gjyq do vej si ai i Lulit me rrugen e kombit.Do mbyllet me procedure dhe do thone :E shikoni jam i pafajshem,identik si thote Luli tani

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti

                How the fuck kjo lejohet te ndodhe. Drejtesi leshi qe shkerdhehet nga Berisha dhe njerez te tjere qe duhet te ishin ne burg prej kohesh. A nuk ishte ky Sali qe garantoj parate e shqiptareve ne 97, apo ai qe krijoi luften civile veri jug, lejoj shkaterrimin e ushtrise, dha urdher te bombardohej ura e mifolit ne Vlore, Gerdeci, 21 Janari, shkaterimin e funksioneve te shtetit, kontrabanden e hidrokarbureve, dhe shume te tjera. Ka akoma njerez shkerdhata qe i shkojne nga prapa nje matufi plak qe krijon dhe mbjell fatkeqesi shteterore. @ drejtesise shqiptare. Behu njehere vetem e DREJTE se kaluam jeten me llafe kot pa veprime. Tani ose kurre me se ns cate trspin edhe ju.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Terroristi sali akoma gjalle !

                  Vetem ngjarjet e 97 ku u vrane mbi 3000 njerez te pafajshem nga armet e ketij krimineli qe me urdher hapi depot e armeve , nuk duhet te kete tolerim..... nderkohe edhe me vjedhjet Firmat piramidale ku u zhveshe i gjithe populli duke jua vjedhur pasurite....21 Janari , Gerdeci e te tjera krime. ! ha i gjeti gje femijet e ish Dikatures kriminele ! asnje gje ! te gjithe te lire shetisin dhe bejne Biznese... keshtu dhe ky kriminel mendon qe kete popull sa me shume ta shtypesh dhe ta torturoshe, aqe me i dashur behet ...fajin e kemi vete te gjithe si popull...se sjemi te zote te bashkohemi dhe njeher si ne 90.... dhe Gjyqi ne Bulevard tek shehsi Skenderbeg ! kush ta beje ta baje ata qe i shkojne nga mbrapa kriminelit sali !

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Terroristi sali akoma gjalle !

                    Vetem ngjarjet e 97 ku u vrane mbi 3000 njerez te pafajshem nga armet e ketij krimineli qe me urdher hapi depot e armeve , nuk duhet te kete tolerim..... nderkohe edhe me vjedhjet Firmat piramidale ku u zhveshe i gjithe populli duke jua vjedhur pasurite....21 Janari , Gerdeci e te tjera krime. ! ha i gjeti gje femijet e ish Dikatures kriminele ! asnje gje ! te gjithe te lire shetisin dhe bejne Biznese... keshtu dhe ky kriminel mendon qe kete popull sa me shume ta shtypesh dhe ta torturoshe, aqe me i dashur behet ...fajin e kemi vete te gjithe si popull...se sjemi te zote te bashkohemi dhe njeher si ne 90.... dhe Gjyqi ne Bulevard tek shehsi Skenderbeg ! kush ta beje ta baje ata qe i shkojne nga mbrapa kriminelit sali !

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dani USA

                      Ska si te ndodhe ndryshe,kure Shteti ka frike nga Krimineli,ligjin e bene maliqi e jo Shteti dhe do Rama te hyje ne BE ,te rroshe vete o Rama se Shteti jote nuk Ekzistone………

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kxp

                        Gjyqtarja Davidhi eshte nje bajge qe pasi nxorri Berishen nga arresti ne shtepi, ka gjashte muaj qe eshte kthyer ne avokate te Berishes dhe harroi qe eshte gjykatese. Vazhdon te jete perseri pjese e lojes se zvarritjes se nje procesi qe duhet te kishte marr fund qe javen e pare qe e mori ceshtjen ne dore. Turp te kene socialistet qe lejojne bastardet e Berishes si Davidhi e Olldashi vazhdojne te mbreterojne ne sistemin e drejtesise.

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          .....

                          Ka mundesi qe te na sqaroje ndonje jurist nga ata te plepave dhe sa here mund te shtyhet data e vendimit, sa kohe e ka ligji dhe kur shkel gjin prokurori , avokati apo gjyqtari, kush denohet? Se me sa kam degjuar une, afati i gjit ka qene 30 dite dhe ka shkuar 7 muaj. Tani per kete shkelje ligji nga gjykata, kush do denohet apo populli qe nuk i ka thyer koken dhe dyerte prokurorit dhe gjykates?!

                          Përgjigjjuni
                          1. Çiks

                            O z ambadador !!!.Që i thërritëni në raport drejtuesit e institucioneve të drejtësisë saherë ju do ...... Akeni ndonjë koment për se po zvariten gjykimi i Sali Berishës për 7 muaj ??? A ju tha ndonjë gje Dumani kur u raportojë apo ju i keni dhenë viston gjykatëses që ta zvarit deri sa të dalë dosja nga limiti kohor ,pra të pushtohet çështja dhe pastaj të proçedojë Trampi për non gratën . A i ziu popull që ka ngelë në dorë të plepistëve dhe të njerëzve të blerë për këtë paçavure drejtësi .Jazëk ju qoftë për këtë palo drejtësi që vetëm drejtësi nuk është.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje