VIDEO/ Balla në Veria, Greqi: Thirrje bashkëatdhetarëve për të tërhequr fletët e votimit në zyrat postare

24 Prill 2025, 13:38Politika TEMA

VIDEO/ Balla në Veria, Greqi: Thirrje bashkëatdhetarëve për

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkëatdhetarët në zyrat postare të DHL dhe nënkontraktorëve të tjerë.

Balla teksa dilte nga zyra postare e DHL u takua me Ladin dhe Meritën, dy shqiptarë me banim në Veria, që sapo kishin marë zarfin dhe kishin votuar pa asnjë problematikë.

Merita e mori zarfin pranë zyrës së DHL-së, ndërsa Ladi pranë nënkontraktorit Speedex.

Balla inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që të mos presin vetëm njoftimet, por të kontaktojnë kompaninë postare dhe të paraqiten vetë në pikat përkatëse.

"Dua që t’i nxis të gjithë bashkatdhetarët që, ndërsa presin që t’ju mbërrijë zarfi i tyre, siç është detyra e kompanisë postare DHL, është mirë që të kontaktojnë kompaninë dhe të bëjnë siç bënë Ladi dhe Merita, të paraqiten tek kompania, tek pika postare ku e kanë, qoftë kjo DHL apo një prej kompanive nënkontraktore. Zyrat janë të hapura, paraqitesh aty, merr zarfin me emrin tënd," tha Balla.

Për të lehtësuar procesin, DHL ka vënë në dispozicion një numër telefoni dhe, në shumë raste, si në Veria, njoftimi vjen edhe me SMS apo email.

Ladi: "Është një procedurë e thjeshtë dhe pa vonesa."

Balla: "Ishte e thjeshtë, apo jo? Pra, merr zarfin, plotëson fletën e votimit, e dorëzon po aty. Për të gjithë ata bashkatdhetarë që duan të informohen se ku është pika postare ku ata mund të tërheqin fletën e votimit, është një numër telefoni i vendosur në dispozicion nga DHL, ku mund të telefonojnë për të marrë informacion. Ju si e gjetët? Apo këtu në Veria është e thjeshtë edhe përmes email-it?"

Ladi: "Me SMS, me email, vjen te shtëpia."

Balla: "Shumë mirë."

Merita: "Vjen njoftim te shtëpia që ka ardhur letra për të votuar dhe të thotë se çfarë vendi do të shkosh. Shumë e thjeshtë."

4 Komente

  1. J
    Ju jeni tan si Gabeld vetem kot flitni

    O Ball me sa me shkon menja me pre aq me shkon menja me votu Po per ke me Votu o Padhosh ju jeni tan njesoj

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ju jeni tan si Gabeld vetem kot flitni

      O Ball me sa me shkon menja me pre aq me shkon menja me votu Po per ke me Votu o Padhosh ju jeni tan njesoj

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Nuk e di ne jam gabim, por duket qe ankesat me te shumta me DHL jane keto nga Greqia. Dicka po luhet ketu dhe duhet te hetoet per ndonje manover qe po bejne greket nepermjet rrjeteve te tyre, jo direkt institucionale.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          DHL-et jane te porositura dhe paguar nga Sali Berisha dhe njerzit e tij qe zarfet te hidhen ne lum ne Itali dhe te mos dergohen ne shqiperi. Ky eshte nje sabotim shume i poshter dhe krim.Drejtesia shqipetare te hetoi kete problem te rrezikshem. Vota e emigrateve duhet te shkoi atje per ku eshte nisur dhe atje duhet te shkoi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje