
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për ‘Paqen Fiskale’.
Sipas kreut të PS, kjo paketë e veçantë i jep bizneseve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës dhe për të pasur një marrëdhënie të re, më të drejtë dhe më të parashikueshme me shtetin.
“Tatim fitim për kompanitë e kemi vendosur 15% dhe nuk do ta prekim, por në akseptin e administrimit e dimë që kemi të meta dhe boshllëqe, ashtu siç e dimë që kemi hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin.
Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, ndaj kemi menduar një plan që bazohet në një princip, plan paqeje fiskale. T’i japë sipërmarrjes më shumë dëgjim dhe mirëkuptim, kjo është detyra”, tha Rama.
Ndërkohë Delina Ibrahimaj, ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, sqaroi detaje mbi këtë paketë.
“Është një marrëdhënie e re që ne duam të vendosim me biznesin dhe tatimpaguesit, biznesit i jepet e drejta të rregullojë marrëdhënien që ka në të shkuarën me shtetin.
Ka tre komponentë, tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare, falja e detyrimeve apo kamatëvonesave.
E para, marrëveshje që do t’i propozohet tatimpaguese, për tre vite, ku në bazë të historikut të fitimit neto të kompanisë, do propozohet një masë tatimi mbi fitimin që do tatohet në masën 15%. Bizneset që do hyjnë nga kjo marrëveshje, do përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të deklarojë një të ardhur se ai i dakordësuar me administratën tatimore, përfitimin shtesë do tatohet me 5%.
Komponenti i dytë, të gjitha bizneset që dorëzojnë një deklaratë, u jepet e drejta që të rishikojnë për 5 vite mbrapsht bilancet dhe duke paguar një tatim për 5% për çdo diferencë që rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë sigurtë drejt të ardhmes.
Komponenti i tretë lidhet me detyrimet dhe kamatëvonesat. Vitet e fundit biznesit shqiptar i është dashur të përballojë tërmetin, pandeminë, krizën e çmimeve, ka pasur nga ato që i kanë vuajtur këto kriza globale. Kjo na detyron që të marrim një masë, lehtësimin e atyre detyrimeve.
Propozojmë që të fshijmë të gjitha borxhet, kamatëvonesat të bizneset më të vjetra se 10 vjet. Të fshijmë të gjitha kamatëvonesat dhe interesat që janë ndërmjet 5-10 vjet, e vlefshme dhe për bizneset që në një këst të paguajnë gjithë detyrimin dhe në këtë rast do i falet 50% detyrimit. Ata që s’kanë mundësi, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit. Ata që kanë borxhe nga 1 deri në 5 vjet, do t’i japim mundësinë atyre që i paguajnë të plotë për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave”, tha ajo.
Lene ket pakete"paqe"...... vec na thoni, kush eshte mashtrusi me i madh, Berisha apo Rama, apo ska asnje ndryshim...lol = Rrofte aleanca Berisha - Rama, 2025!
Pandemic ka me pak se 5 vjet..faleni dhe 20 dhe 21 pse jo te gjitha..qe mos kete abuzime...falni gjobat per profesionet e lira...
Po pse nuk I bere gjithe keto vite o mashtrus i pacipe qe je bere si Saliu dhe Olsi si Shkelzeni nuk dini ku te çoni parate e vjedhura nga populli me i varfer ne Europe.Fare e keqe
Na lini ne te ankohemi, qe i paguajme taksat rregullisht. Pikerisht se ju ben keto falje "hajduteve" une skam per ta votuar. Si qenka kjo pune?!
Po ne të punësuarve që punojmë në kompani 100% në përputhsmëri me ligjet , që paguajmë taksat 100% sipas detyrimit dhe që na i rrisni taksat çdo vit që të mbulojmë pislliqet e “biznesit” të cilit i keni përgatitur traktatin e paqes kur do na ktheni mbrapsht ato që na merrni tepër për të mbuluar vjedhjet e tyre? Çdo devijim nga detyrimet është vjedhje. Por pushtetarët janë kryehajdutët dhe nuk duan të ja dijnë. Thjesht shfrytëzojnë gjithçka për të mbajtur karrigen e pushtetit.