Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se do të kishte përgjegjësi politike po të mos ishte kapur në shkelje me detyrën nga drejtësia asnjë ministër i Partisë Socialiste. Rama është shprehur se kanë kursyer 960 milionë Euro me tenderat.
Blendi Fevziu: Një parti që ka kaq ministra dhe kaq kryetarë bashkie në burg, a mund të thuash se nuk ka marrë goditje?
Edi Rama: Unë kam punuar me 40 e sa ministra dhe nga 40 e sa ministra, janë 3 apo 4 në 10 vjet. PS vetëm forcohet dhe zgjerohet.
Blendi Fevziu: A jeni ju përgjegjës për këtë korrupsion që deri më tani ka evidentuar SPAK-u?
Edi Rama: Unë deri tani jam përgjegjës që ky korrupsion po evidentohet sepse po të mos ishte PS-ja nuk do të ishte SPAK-u. Nuk ka sistem korruptiv të ngritur sepse po të kishte, Shqipëria nuk do të ishte në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24 orë/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as gazetat, as televizionet dhe asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë dhe çfarë. Unë solla shembujt atje se ndërkohë ne kemi ngritur sisteme dhe do të vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur, nuk është rritur korrupsionit. Kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit dhe këto që po dalin janë rezultat i kësaj lufte dhe këto gjëra në të shkuarën kanë qenë më flagrante dhe nuk dilnin asgjëkundi sepse nuk merrej asnjeri me to.
Blendi Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?
Edi Rama: Unë të njollosur? Si?
Blendi Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por moralisht a keni ju ndonjë përgjegjësi? Në arrati ke zëvendësin tënd, ministra në burg, kryetarë bashkie në burg.
Edi Rama: Kjo është një arsye për t’i thënë bravo Partisë Socialiste.
Blendi Fevziu: Bravo që vjedhët?
Edi Rama: Tani mos ma banalizo. Për t’i thënë bravo PS-së sepse PS-ja është e para dhe e vetmja forcë politike që ka hequr dorë nga kontrolli politik dhe thotë që “nuk dua t’ia di fare a je zëvendësi, a je shoku, a je tjetri a je tjetri, në këtë pikë nuk ka shok, nuk ka zëvendës, por ndarje të menjëhershme”.
Blendi Fevziu: Çfarë do të quanit ju përgjegjësi politike tuajën, jo penale?
Edi Rama: Do ta quaja sikur të mos ishte kapur asnjë ish-ministër i PS-së, sikur të mos ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë përpara përgjegjësisë ata të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë që në Shqipëri ka një vjedhje masive me tenderat…
Blendi Fevziu: Këtë po thotë SPAK-u.
Edi Rama: SPAK-u nuk po thotë asnjë përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëjë raste të caktuara. E vërteta është se sikur të ishte kështu, nuk do të kishim kursyer ne gati 1 miliardë, 960 milionë Euro nga tenderat. Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin gara para se të vinim ne. Unë nuk kam asnjë mision për t’i mbajtur pishën njerëzve dhe as për të vënë përgjues e për t’i ndjekur nga mbrapa njerëzit dhe as nuk kam të drejtë ta mendoj që mund të bëj gjëra të tilla. Unë nuk zgjedh drejtorët. E dyta e punës, kur njerëzit zgjidhen është sikur njerëzit martohen. Ato martohen se ndjejnë se jemi në një marrëdhënie dhe nuk mund t’i thuash ti me çfarë kriteri e zgjodhe burrin apo gruan. Jeta është dinamike, njerëzit janë natyra të ndryshme dhe mbi të gjitha ka një gjë që ne nuk i kemi akoma institucionet në atë nivel që të bëjnë parandalimin në masë të korrupsionit.
Jane arrestuar kur ishin isha....asnje ne detyre...ne Shqiperi ligji do triunfoje kur te arrestors nje kryeminister ne detyre.
Mire o vlla po a jndjene pak pergjegjesi qe Shkullaku Bushati Lubonja kane ikur per lesh i semure fare i ke bere o lele o lele Shkullaku kur ecen rruges flet me veten Rama Rama Rama Rama , Bushati me keq gjyshi Hysni gjyshi Hysni ndersa Lubonja me gjysem truri doli nga burgu Vekes ti ja nxore pjesen tjeter po kerkone kallashnikov. I semure o vlla i semure i ke bere haaaa per spital psiqiatrike
Aman artisto ! Veç n'a thuaj kurreshtjen. Si i kurseve (u kursyen) ato 960M€ ?? E kuptoj, show-n, demagogjinë, dhe PPSL, etj... Po nuk e di me çfarë "matematike" e ke llogarritur. (Veç nqs me atë të Lulit, po po Lulit shokut tat dhe "shokut " të klasës tënde me "mësues kujdestar", profesor Saleh-un (a e mban mend e keni pas të dy në fillore ??)).
Po si nuk ke piken e turpit, ministri jot, zevendes kryeminister madje, eshte ne arrati duke iu shmangur drejtesise. Ne fakt duhet te ishe edhe ti duke u gjykuar se eshte ministri jot i cili eshte arratis.
BRAVO !! UA DHATE PER ILAÇE PENSIONISTËVE .
ka kursyer 960 miljhon euro dhe e quan sukses? ne vend qe ti hedhi ne ekonomi, i mban ne banke..