“Do mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali në Komisionin për Punët e Jashtme: Fuqizojmë diplomacinë tonë

10 Nëntor 2025, 15:56Politika TEMA
“Do mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka paraqitur në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme prioritetet sektoriale të ministrisë që ajo drejton, në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2026.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se fokus kryesor i diplomacisë shqiptare në vitin e ardhshëm do të jetë forcimi i rolit të Shqipërisë në rajon dhe promovimi i saj si një vend i hapur, demokratik dhe me institucione të qëndrueshme.

“Do të fuqizojmë diplomacinë shqiptare dhe do të promovojmë vendin tonë si model i një shoqërie të hapur, të drejtë e demokratike. Shqipëria do të jetë faktori kyç i stabilitetit dhe bashkëjetesës në Ballkan”, u shpreh Spiropali.

Ministrja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të urave mes popujve të Ballkanit, duke nënvizuar se përpjekjet e Shqipërisë do të jenë të drejtuara drejt një Ballkani të paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e politikës së jashtme, sipas saj, do të mbetet angazhimi për shqiptarët në rajon dhe në diasporë.

“Mbarëshqiptarët janë forca që na bashkon dhe na frymëzon. Jemi të vetëdijshëm për rolin e shqiptarëve në diasporë dhe në rajon. Roli ynë është të forcojmë lidhjet mes tyre, për të krijuar një komunitet të bashkuar dhe të angazhuar”, deklaroi Spiropali.

Në fjalën e saj, ministrja nënvizoi se Kosova mbetet “prioritet i përhershëm dhe i padiskutueshëm” i politikës së jashtme dhe kombëtare të Shqipërisë.

“Edhe një herë më shumë, në vitin 2026 do të mbështesim pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si kemi bërë që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Do të inkurajojmë dialogun për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, tha ministrja.

7 Komente

  1. v
    vizionari

    patjeter, do ti beje Mamica te gjitha keto. Vaj medet ca shteti ne dore te kujt kemi perfunduar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Vizionar i bythës , të jesh krenar që përfaqësohesh nga një grua e nënë shembullore, një politikane e arsimuar në universitetin më të mirë amerikan . Spiropali ka mbaruar shkollën me medalje ari dhe është një poliglote me disa gjuhë të huaja . Krahësoje me Albana Vokshin dhe me Kalanë po deshe .

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Ju beni detyren tuaj, ne te mire te popullit, por mos harroni se plehrat e Albinit prape do ju akuzojne se ju nuk I ndimuat, sic kane bere gjithnje. Djath I mire ne lekure qeni.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rroku

        Poziten apo opoziten....???!!!! Te shkon gjuha ku dhemb dhembi...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adriatik

          Vizionari me tru gomari.

          Përgjigjjuni
          1. m
            miss propaganda ne aksion

            e qarte, e pranon dhe vete ministrja qe Ministria e jashtme do jete zyre propagande per promovimin e qeverise. Helbete per servile e pushtetit u vu aty jo per zotesi a eksperience.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elisa

              Elisa po ti kur shkon ne spak sna the, pas beles direkt apo ke dhe pak kohe? Shko futi ndonje botoks ta kesh per me vete

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje