Do të regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marr në 12 të natës!

11 Mars 2023, 12:30Politika TEMA

Do të regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marr

“Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët.  Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 24:00”.- tha Celibashi.

 A jeni më afër regjistrimit të Bashës, pse emëruat komisionerët mbrëmë?

Celibashi: Vendimarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë po, një pjesë jo.

2 Komente

  1. Z
    Zot na fal cfare ke krijuar !

    Ora 12 e nates tak e tuk te porta / Zanin ta degjova Fate (GERDECI) / Thoshe po me dhemb Koka (SALIU ). KQZ

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhembeli

      …”Zërin t’a dëgjova , Thoshe më dhëmp koka, Të të sjell doktorin Meri, Më vjen turp nga bota”!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje