“Nuk ia japim vulën Berishës”, Roland Bejko: Është “non grata” për korrupsion

10 Mars 2023, 18:49Politika TEMA

“Nuk ia japim vulën Berishës”, Roland Bejko:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund t’i jepet vula e kësaj force politike, Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe është i akuzuar për korrupsion.

Për ABC News, Bejko u shpreh se Berisha nuk e koncepton dot faktin që në krye të Partisë Demokratike, të jetë dikush tjetër dhe jo ai.

Sipas Bejkos, Berisha e ka trajtuar këtë parti sikur ta kishte pronën e vet.

“Nuk e koncepton dot ai që Partinë Demokratike t’ia marrë dikush tjetër. Ai, Partinë Demokratike e ka pronë të vetën. Jo se e ka themeluar vetë, se themelimin e PD-së e kanë bërë studentët, intelektualët e rinj, populli shqiptar me mbështetjen e amerikanëve. Duke qenë se e përdori për një kohë të gjatë, mendon se është prona e vet dhe e trajton kështu. 

E drejta vajti në vend. Ka shumë që na thonë, jepjani vulën Sali Berishës se partia është e atij. Ne bëjmë pyetjen, kujt t’ia japim vulën? T’ia japim vulën “non gratës”, atij që është akuzuar për korrupsion të qenësishëm, atij që është akuzuar për pengim të demokracisë dhe drejtësisë? T’ia japim vuulën mbretit të gjullurdisë? “, theksoi ai.

7 Komente

  1. f
    fredi

    Mbahe landi dhe beje supe per kater vete:Ti ,Luli , Alibeaj e Bardha.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hekuran

      Ahahahahahahahahahaha

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalaja

        Te marrin dhe doktorin me kasten e tij qe e ndjekin nga mbrapa si te verbuare nga syte e nga mendja...

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkullaku ka vendosur te lahet ..

        Nje lider ne vision nuk ka nevoje per vule ,vulen e kerkojne ata qe duan te perfitojne nga sistemi. Vule ka edhe Kujtim Gjuzi, vule ka edhe Fatmir Gerdeci por nuk kane elektorat .Ajo qe po ndodhe me grupimet e PD eshte sa e çuditeshme dhe qesharake nese ke elektorat dhe fitone ne zgjedhje ke mare vulen nga elektorati per te drejtuar . Non grata dhe Alibeu e duan vulen per te perfituar prej saj nese Shqiperia do kishte elektorat te qytetruar nuk do votonte asnje prej grupeve te PD pasi askush nuk eshte i interesuar per votuesin . Historikisht ne France kur nje parti humbet ajo nderon emer , logo , kryetar psh Partia ku ka milituar i paharuari monsieur Jacques Chirac ne fillim ka qene UDR ( union démocratique républicaine ) me vone ne UMP ( union mouvementée populaire ) dhe sot ne LR ( les républicains ) ndersa ne Shqiperi sillen si vandale kush te usurpe zyrat askujt nuk i intereson partia po vetem interesi personal ndaje si non grata dhe Alibeu jane ne nje linje diferenca eshte gjuha ne publike

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Mori njeri xhaketen e shokut per te vajtur diku, duke i thene njeri sa mire te rrika, te shkon shume nje tjeter, i hyri lezet dhe tha, nuk ja jap me, tani eshte e imja.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Keta nuk te lejne me "vdek", nuk ka me kar-agjoza.

            O Bejko o "Koke Duce" nuk te dallon surrati nga ato soldat metalike qe perdoreshin si para ne kohen e facizmit ne Itali.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Keti

              Vulen jepjani ed kelmendit seksereti te kjoskave, hajdutit qe nderto pallate ne oborrin e shkolles avni rustemi

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje