Borrell dhe Varhelyi zbarkojnë në Tiranë më 15 mars

10 Mars 2023, 13:52Politika TEMA

Borrell dhe Varhelyi zbarkojnë në Tiranë më 15 mars

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell së bashku me komisionerin Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhely do të zbarkojnë në Tiranë më 15 mars. Kështu është bërë me dije nga vetë agjenda e publikuar e unionit.

“Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresident i Komisionit Evropian i ngarkuar për një Evropë më të fortë në botë, dhe Olivér Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, në Tiranë”.

Nuk dihet ende arsyet e vizitës së dy personaliteteve evropiane.

Si Varhely dhe Borrell kanë qenë dy zëra mbështetës së integrimit evropian të Shqipërisë.

Borrell shpesh ka theksuar se ka ardhur koha të rijetësohet procesi i zgjerimit dhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e pakthyeshme e Bashkimit Evropian.

1 Komente

  1. P
    Papi

    Pazare per Kosovën ...ja per ca po vijne kurvicat plaka

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje