
Gazetari Dritan Hila ka komentuar nëse kryeministri Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet lokale, te 14 majit. Hila renditi disa arsye se përse Rama nuk ka frikë nga zgjedhjet.
“Rama nuk i ka frikë fare sepse nuk shikon ndonjë rrezik real. Përballë ka një Berishë i cili nuk pranon të bashkojë edhe ato copat të PD-së. Berisha investon te një aleancë me Vangjel Dulen, i cili deri në një prove të dytë është një parti e mbaruar.
Në koalicion Berisha ka ftuar edhe personazhe që deri dje i tallte, ata që zëvendësuan në parlament demokratët që dolën. Pra kemi një shthurje totale të frontit opozitar. Që Rama nuk e ka frikë duket edhe në faktin qe po bën një muaj që është në udhëtime jashtë shtetit, në Itali, Japoni, në Mal të Zi, në Gjermani. Rama është i fokusuar në politikën ndërkombëtare.
Madje do të thosha jo në atë të domosdoshme. Rama i ka nervat e qeta sa i përket përplasjes. Duhet thënë se në politikën ndërkombëtare, Rama ka ditur të luajë bukur. Jo vetëm për faktin se është treguar një bashkëbisedues i urtë, një njeri që nuk sjell probleme në Ballkan, por duket si një njeri që po mbyll një armiqësi shumëshekullore te shqiptarëve me serbët. Është akoma me i pëlqyeshëm kur në krahun përballë, atë të opozitës është Berisha non-grata nga SHBA, që është një damkë e madhe.
Rama nuk i ka problem zgjedhjet lokale. E vetmja enigmë për Ramën është sa e thellë do të jetë fitorja. A është një lajm i mirë ky për Ramën? Po. A është një lajm i mire për shqiptarët? Jo. Vendit i duhet një opozitë e fortë. Të paktën në pushtetin lokal ka figura të opozitës të cilat mund të bëjnë ndryshimin, të sjellin diçka të re, sepse u bënë 8 vjet që qeverisin socialistët në shumicat e bashkive. Dhe kjo do sillte një frymë të re dhe do ngjallte besimin tek aradhet e së djathtës, që ka shpresë edhe në zgjedhjet e lokale.”, tha gazetari Hila në rubrikën “Komenti i Ditër” në Dritare TV.
me ket opozit mire e ben
po ska kundershtar tamam
eshte kampjon nuk ka frik asnjeri
Po ca frike te kete aman me keta kundershtare qe nuk dine ku kane koken e vet
Po ca frike te kesh nga ata kok palare qe vetem te percahen dine
Sa te jete sali shpellari ne krye te ketyre trapave,Rama nuk ka frike dhe fiton sikur neser te behen zgjedhjet. Prandaj Rama nuk do qe te denohet vampiri,por kete nuk po e kuptojne pjesa me e degjeneruar hajdute e partis dhjere
Nuk ka pse te kete frike sepse e di sesa e vleresojme te gjithe ne qytetaret per punen e mire qe ka bere dhe po ben per vendin
Te kete frike nga nje tufe non gradash te cilet nuk dine se ku kane koken e tyre? Rama eshte ai qe i duhet vendit tone
Une mendoj se sdo kete asnjehere frike sepse ne e besojme per punen qe po ben dhe do ta vleresojme ne kutite e votimit. Fitore PS
Sepse vete puna qe Rama ka bere flet shume
Pasi non grata eshte nje kundershtar i lodhur ndaj Rama ska frik
Fitoren e ka te sigurt pasi ka fituar besimin e te gjithe popullit pas investimeve qe qeveria Rama ka bere