KQZ kërkon firmën e Bashës për ta regjistruar PD-në në zgjedhje, Alibeaj: E dinë të gjithë që ai është dorëhequr

10 Mars 2023, 20:01Politika TEMA

KQZ kërkon firmën e Bashës për ta regjistruar PD-në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për gazetarët pas takimit me disa nga deputetët demokratë.

Lidhur me vendimin e marrë nga KQZ për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në vendoret e kësaj pranvere, Alibeaj theksoi se i gjithë dokumentacioni i dërguar në KQZ është në përputhje me ligjin.

I pyetur nga gazetarët nëse do të dërgojnë në KQZ shkresën që kërkoi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi apo do të shkojnë në KAS, Alibeaj theksoi se nuk mund të ketë firmë nga Lulzim Basha pasi ai është i dorëhëhequr.

“Jo, e kemi bërë të qartë dje. Dorëheqja e zotit Basha është fakt publik tashmë. Sqarimi përkatës edhe shkresor ne do ta dërgojmë pranë KQZ-së. 

Kështu që nuk mbetet asgjë për t’u diskutuar. Praktika edhe në zgjedhjet e mëparshme është e mbështetur në Kodin Zgjedhor, kështu që kjo është një çështje e zgjidhur", tha Alibeaj.

8 Komente

  1. D
    Dani

    Ore loqe po nese basha eshte dorehequr sa uje pi autorizimi i te dorehequrit?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Ditmir

      Po gjykata thote qe nuk eshte dorehequr apo jo!!! Apo kur ja do puna per te marre vulen nuk eshte dorehequr ndersa kur skeni nga ja mbani na qenka dorehequr. Politikane pa shtylle kurrizore dhe legena.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Mos e kerkoni fajin diku tjeter por tek vetja.Ligji nuk njeh kryetar me korrespondence siç e keni bere ju ,por duhesh zgjedhur kryetari sipas statutit dhe te dergoje ne MD sipas ligjit.Pastaj fillon e faji kerkohet te Rama ,e ka rrezik mos te hyni ne zgjedhje.Gjejeni Lulin e kapeni per veshi e çojeni ne KQZ e bejini ata njerez te votojne

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adi Krasta keshilltar i Berrishes

          Qellimi eshte per mos hyre ne zgjedhje per te vazhduar me rretoriken rregjimi na vodhen zgjedhjet , na sabotuan hyrjen ne zgjedhje ,na persekutuan si opozite per Bashen nuk eshte e veshtire te shkoje te hedhi nje firme edhe sikur mos te jete ne Shqiperi per dy ore vjen ne Tirane por keta nuk duan zgjedhje jane pjelle e nongrates Berrisha ....

          Përgjigjjuni
          1. T
            TURI EMIGR

            DO ZOTI JU SHTOFTE INATIN QE TE PERJASHTOHENI , PO PASTAJ THEM MOS O ZOT SE NA DEL .ILIR FLORIRI SI FORCE E 2 NUK EDI KETE TE ZGJEDH ZJARIN APO UJIN

            Përgjigjjuni
            1. T
              TURI EMIGR

              DHE KAM FRIKESE ESHTE NJE LOJE TRESHE QE TE HYJNE TE3 FORCAT NEN SIGLEN E ILIRFLORIRIT

              Përgjigjjuni
              1. T
                TURI EMIGR

                DHE KAM FRIKESE ESHTE NJE LOJE TRESHE QE TE HYJNE TE3 FORCAT NEN SIGLEN E ILIRFLORIRIT

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli.

                  O Enkelejd se je dhe jurist. E dine te gjithe.Keshtu gjykohet e vendoset ne shtetin e se drejtes Perse nuk e keni regjistruar doreheqjen e Bashes.Apo si gjithmone me truke juridike.Keshtu kerkoni do beni drejtesi ju. Jeni per turp te zotit.Shkoni dhe regjjstrohuni dhe mos kerkoni sebeb ne KQZ.E te thoni nuk deshi Saliu nuk deshi Rama etj dengla.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje