“Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.
Politikanit britanik Nigel Farage, sulmoi ashpër Shqipërinë dhe kreun e qeverisë shqiptare. Farage deklaroi se: “Kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’. Ai pretendon se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’.”
Më pas shtoi me tone ultimative: “Të them diçka, z. Rama: a e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi“.
Kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje. Në një reagim të menjëhershëm dhe plot ironi, Edi Rama u shpreh:
“Oooopsss… vetë z. @Nigel_Farage më ka sfiduar për faktet! Çfarë nderi, për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, që vij nga një “vend i vogël”), të tërheq vëmendjen mjeshtri i pakrahasueshëm i politikës britanike të titujve bombastikë“, tha Rama.
Rama thekson se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it “Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë.” Duke iu referuar të dhënave, Rama sqaron se, edhe nëse do të supozohej se çdo shqiptar i burgosur është realisht fajtor (ndonëse shumë ndodhen në burgje për shkak të një sistemi vizash të padrejtë dhe të vjetëruar), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Britani nuk është më e lartë se ajo e popullsisë britanike – madje mund të jetë më e ulët.
Kryeministri shqiptar i bën Farage-it një sfidë publike me dy rrugë:
“Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.
Dy ditë më parë kryeministri Rama duke folur për britanike the guardian kishte kritikuar përpjekjen anlgeze për të gjetur një vend e për të hedhur emigrantët, ndërkohë që më herët Rama refuzoi kërkesën e disatë të kryeministrit anglez starmer, më herët edhe të rishi Sunak për të hapur kampe refugjatë në shqipëri, njësoj si italia.
Nuk cuditem me qendrimin britanik ndaj shqipetareve…kjo nuk eshte re gje e re, Britania eshte krahu i djathte i monarkise shoviniste greke dhe kjo ka qene e qarte…. Keta qene dhe jane antishqetare fale Amerikes qe perdridhen perreth saj qe duken sikur i mbeshterin shqipetaret..
Po si mer plehre turke te gjithe evropianet te duken kunder turkoshakeve dhe ne aleance me greket a serbet!? Ah po,harrova qe turqit ju dun shume.... plehraaaa ypokrita Arabe!
Në luftën e II-të bot. në Mbretërinë e Madhe u strehuan dhe iu njoh statusi shumë mbretërve të monarkive ballkanike që u pushtuan nga nazi-fashistët. Kjo gjë megjithë, përpjekjet e vazhdueshme të mbretit Zog, nuk u bë kurrë për të. Kujtoj se kur Musolini kishte planifikuar pushtimin e Shqipërisë, para se ta bënte, i kërkoi mendim Britanisë dhe ajo i ktheu përgjigje: "Vazhdoni, nuk kemi më interesa në Shqipëri!!", dhe Shqipëria në 7 prill 1939 u pushtua. Nën këtë frymë, u refuzua njohja e statusit të mbretërisë shqiptare në Londër dhe kjo, sipas dokumentave të deklasifikuara të arkivit të Foreign Office, (sipas librit të historianit dr.Erald Kapri), justifikohej me refuzimin e monarkisë greke, strehuar dhe ata në Londër, për të njëjtat arsye të mbretit Zog. Pas Pavarësisë së Shqipërisë, por dhe më herët qysh nga traktati i Shën Stefanit (1878), sipas fakteve dhe dokumenteve të njohura, qeveritë britanike, kanë qenë në sinkron me interesat shoviniste të Greqisë dhe Serbisë, deri sa në favor të tyre territoret e shqiptarëve u coptuan në gjysmën e tyre, në atë që sot njihet si "Shqipëria Londineze" e korrikut 1913. Ndaj nuk është për t'u çuditur që në sallonet diplomatike të ketë segmente shqiptarofobe, që herë pas here kur është fjala për interesa të tyre ngrenë krye. Sidoqoftë Shqipëria, edhe pse e vogël, nuk është më ajo e 1913-tës dhe sigurisht që qeveria/të shqiptare do dinë t'i mbrojnë ato.
Jo Britania ne krahasohet me karagjoz, mos u nxitoni te flisni, ne Britani jane rrite gjithfare racash e e shumica nuk e dine nga kane ardhe, racizmi ashte disa shtresa qe nuk kane qene ne gjendje te thone dicka kur nana, motra por edhe gjyshja jane knaqur duke u relaxua me te gjithe duke mos perjashtuar kafshet, I tille ashte edhe ky mender deputet, por une kam dhe nje vrejteje ne rradhe pare per mediet e droges qe lulzuane ne Shqiperi, por dhe per djemt e vajzat tona qe presin te pasurohen ne rruge ne keto vitet e fundit, shume miq e shoke qe jetojne e pinojne ne Angli jane shume te shqetsuar per kete fenomen
Po mo pushimet falas do ti ket .
Kam frike se Rama e ka humbur bastin! Ne qofte se jane 50000 Shqiptare e sigurte qe jane 1000 ne burg por nqs jane njeqindmije besoj qe e ka fituar sepse nuk duhet te kete me shume se njemije te burgosur.Gjithsesi statistikat i kane Anglezet.
Ça thu mer anglez?! Ça fjale do sigurohesh që do mbaj unë!! Unë skam thon asnji fjalë për be. E kon thon amerikont. Une thashë që Farage ka te drejtè. Ça do me m'ngatru ti mer që unë të mbaj fjalën!?. Që në vogëli unë kam pas një parim: kurrë mos e mbaj fjalën. Futja kujt dhe sa te mundesh. Prandaj sot jam mbret me 100% vota dhe 140 mandate. Edhe Salihi voton për mua se I premtova rotacion ne tavoline..hihihi..ja futa plus Bejkot, Shehajt, Llapajt, Shabont, Qorret, deri ke Kreshniki me dylbi I kom 'dhon ' fjalen dheeee...ne fund gishtin