“Do të vijë Trump-i dhe do të heqë non gratën e Berishës?” - Gazetari: Naivitet i madh, ka zero shans të ndodhë

5 Nëntor 2024, 09:17Politika TEMA
“Do të vijë Trump-i dhe do të heqë non gratën e

Analisti Neritan Sejamini e quajti naivitet besimin e shprehur nga e djathta në Shqipëri se fitorja e mundshme e kandidatit republikan, Donald Trump në zgjedhjet në SHBA do të zgjidhë problemet në Shqipëri dhe Kosovë.

Sejamini u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit’, se problemet që ka Shqipëria dhe Kosova janë më të thella dhe nuk zgjidhen me një “deus ex machina” dhe se Trump është i paparashikueshëm.

“Ka një farë naiviteti te e djathta shqiptare. Problemet që ka Shqipëria dhe Kosova janë më të thella dhe nuk zgjidhen me një “deus ex machina”. Do të vijë dikush atje në Amerikë dhe do t’i zgjidhë problemet!

Trump është i paparishikueshëm dhe ka prioritet të tij dominancën personale që të tregojë se ai zgjidh gjërat. Është njeri krenar në aftësi për të negociuar, për jetën e tij kur ka ditur që të zgjidhë mosmarrëveshjet etj.

Ai edhe në politikë pati një qasje të tillë. Edhe në çështje të rëndësishme, siç ishte ajo e Kosovës që donte ta zgjidhte si në triumf të politikës së jashtme, që atij i duhej për të rritur mitin e tij, se ai zgjidh gjërat e mëdha.

Kjo lloj qasje për fitime personale, ku marrëdhëniet nuk janë zyrtare, por “më jep diçka, të të jap diçka” e bën atë të paparashikueshëm në mos të dëmshëm për Shqipërinë, duke patur parasysh Kosovën, duke qenë se Serbia ka lobim të jashtëzakonshëm në SHBA.

Është naive që të mendosh se do të vijë Trump-i dhe do të heqë non gratën e zotit Berisha, do të fusë Kosovën në NATO, do të zgjidhë konfliktin Kosovë-Serbi në favor të Kosovës. Gjasat që këto të ndodhin janë zero. Kosova nuk po futet dot në Këshillin e Evropës jo më në NATO”- u shpreh Sejamini.

6 Komente

  1. D
    Duka

    Neritan je nje pallosh groshe, rr k Normal qe ja heq! Ku e shikon ti veshtiresine per te çuar te drejten ne vend, nje faj qe e ka bere administrata e Biden do ta rregulloje Tramp!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anife Qojle

      Trump nuk i ka qejf komunistet. Po demokratin Rama do e shpqll non- grata.Lol

      Përgjigjjuni
    2. M
      Makiaveli

      Sejamini është një nga të paktët gazetarë profesional dhe korrekt asnjanës. Jo lëpirës partiak

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neri

        Neritan po erdhi Trapi ne fuqi edhe ti do shkosh te 8 penxherret e Berishes ore carr me zyle.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Νon grata mund të hiqet po krimet që ka bërë erdhën nga Amerika.Ai nuk del më i gjallë nga gjykimet e shumta...

          Përgjigjjuni
          1. q
            qazim

            Perpiqem te mos lexoj asgje qe ka lidhje me kete lugatin.Sapo shoh foton e tije ne titull,e largoj menjehere.Mallkuar qofte brez pas brezi,koha do ta tregoje edhe me shume se cfar menxyre patem per rreth 35 vjet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje