
Nga Ylli Pata
Shqipëria e Konferencës së Londrës ishte një ngastër e copëtuar, ku një pjesë e të cilës ishin protektorat, ku përfshiheshin pjesët strategjike të kufijve por veçanërisht bregdetit si ishuj e gadishuj.
Por pjesa më tragjike e atij epilogu traumatik ishte vulosja e spastrimeve etnike të kryer nga vendet fqinje ndaj popullsisë shqiptare, duke e zvogëluar në shifra të papërfillshme. Ç’ka është qëllimi në një spastrim etnik. Në vitin 1944, popullsia e Shqipërisë nuk i kalonte 800 mijët, e aq ishte edhe Kosova, me një shtesë te as 200 mijëshe në Luginën e Pollogut në Maqedoni, Mal të Zi, apo Luginën e Preshevës.
Por në një periudhë gati 4 dekadash, ndryshe nga pritshmëritë e planeve strategjikë të fqinjëve, popullsia shqiptare pati në rritje numerike progresive. Sa në vitet 80 të shekullit të shkuar, shqiptarët në Ballkan ishin 3 milion e gjysëm në Shqipëri, 2 milionë në Kosovë, 500 mijë në Maqedoni, 200 mijë në Mal të Zi, gati 100 mijë në Luginën e Preshevës. Në një takim elektoral në vitin 1982, Enver Hoxha mbajti një fjalim politik nacionalist ku thuhej se shqiptarët nuk janë një shtet me 3 milionë por një komb me 7 milionë.
Fjalim i cili edhe sot pas dyzetë e ca viteve, është shumë i ndjekur në youtube. Në thelb, logjika e një tharje të shqiptarëve çfarë ka qenë në planet e antagonistëve ballkanikë kishte dështuar.
Pasi A-ja e faktorizimi të një populli apo kombi është faktori demografik. Mjafton të shikohet lufta mes Izraelit dhe arabëve palestinezë për të parë se më e rëndësishme se bombat apo raketat, faktori kryesor është te demografia.
Shqipëria pas vitit 1991, nisi një proces emigrator, ku gjithashtu u prekën edhe pjesët e tjera të trevave shqiptare.
Proces që sot po hyn në dekadën e katërt. Por edhe ky fenomen nuk e dëmtoi ashtin kombëtar të shumicës së popullsisë. Sprova më e madhe ishte fenomeni i vaftisjeve dhe ndryshimit të emrave të një numri të madh të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Që edhe pse e bënë këtë për arsye pragmatike, nuk e prekën fare thelbin e tyre identitar. Siç kishte shumë shqiptarë që kanë marrë pasaporta bullgare për arsye po pragmatike, por që ndihen edhe më shumë shqiptarë para se ta bënin këtë akt. Një fakt që është përsëritje në në të vërtetë, pasi edhe shqiptarët e ish-Jugosllavisë, edhe pse kanë pasur pasaporta me elemente të ndryshuara, kurrë nuk e prekën ashtin identitar.
Madje edhe ata zona ku asimilimi shumëvjeçar ka qenë i madh dhe i egër, është rikthyer çështja e identitetit. Kjo si te ortodoksët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, apo edhe në Mal të Zi, shqiptarët e Novi Pazarit, apo të Çamërisë, arvanitasit e lagjes Plakë të Athinës, apo Peleponezit, Naflios etj etj. Madje deri në Mandricë të Bullgarisë, në Odesë të Ukrainës, apo Anadolin e paanë, shqiptarët shpërthyen në mikrofonët e televizioneve nga Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi apo Presheva, që të flasin e qajnë në gjuhën e nënës.
Ky është shpërthimi i radhës i fuqisë potenciale të një faktori demografik edhe më i fuqishëm sesa ai homogjeni. Ku shqiptarët sot i gjen në çdo vend të botës, dhe kanë aq sa mundet një peshë të tyre specifike. E cila me kalimin e viteve ka lënë një gjurmë të rëndësishme dhe më shumë se kaq, janë faktorë dhe aktorë në vendet ku ata japin kontributin.
Përveç hiperbolizimit që zakonisht ndodh jo vetëm tek ne, shqiptarët sot në Greqi janë një faktor real demografik, social, ekonomik, kulturor dhe së fundmi politik.
Kur një pjesë e mirë e shqiptarëve të Greqisë emigruan masivisht në Britaninë e Madhe apo SHBA, Greqia e ndjeu mjaft ikjen e një force superaktive për punë që jo vetëm e kishte nënvlerësuar në vitet e para, por e kishte përçmuar dhe deri edhe bullizuar. Ndaj pas viteve 2000, shteti grek shpejtoi integrimin e shqiptarëve që ishin një popullsi aktive, e aftë dhe me rëndësi për jetën e komuniteteve ku jetonin.
Një vit më parë, dy kryetarët e bashkive të Athinës e Selanikut erdhën në Himarë për të përkrahur Fredi Belerin, por sa u kthyen humbën thellë në zgjedhjet lokale. Natyrisht që humbja nuk u erdhi nga shqiptarët, por edhe nga shqiptarët, që në dy metropolet greke kanë një peshë specifike të caktuar.
Në SHBA, si në zgjedhjet e 2020-s, edhe sot, shqiptarët janë joshur si nga republikanët edhe demokratët në shtetet kyçe. Në zgjedhjet e së martës, kjo peshë është rritur, pasi në Pensilvania, Miçigan, apo Wisconsini, madje edhe në Arizona, numri i shqiptarëve nuk është shumë i vogël. Por pesha e tyre rritet edhe më shumë kur diferenca ndërmjet Donald Trump edhe Kamala Harris është shumë e ngushtë.
Në Itali, shqiptarët në rajonet e Veneto-s, Emiglia Romagnas, Lombardisë, apo Piemontes, janë kyç natyrisht më shumë në zgjedhjet bashkiake, gjë që e tregojnë edhe zgjedhja e tyre në këshillat komunalë. Po ashtu në Zvicër, Belgjikë apo edhe Gjermani, duke shkuar deri në vendet skandinave. Para pak ditësh, një eurodeputet që përfaqësonte Suedinë, foli shqip në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një botë me një kontekst demografik të theksuar ku komunitetet marrin një peshë të caktuar, gjithçka ka marrë një formë të re.
Para pak ditësh në Britaninë e Madhe ndodhi e paimagjinueshmja, Partia Konservatore e shtresës aristokratike angleze, drejtohet nga Kemi Badenoch- alias Olukemi Olufunto Adegoke Badenoch, bijë emigrantësh nga Nigeria.
Në këtë kontekst, turi i Edi Ramës me mërgatën shqiptare në Greqi, Itali e SHBA, ka një peshë specifike përtej entuziazmit të pritshëm e të ligjshëm të shqiptarëve që jetojnë prej vitesh jashtë vendit.
Ku asnjë ditë nuk e kanë ndërprerë marrëdhënien me atdheun e origjinës, jo vetëm në aspektin njerëzor e familjar, por edhe pjesëmarrjes shoqërore.
Mediat shqiptare online, kanë pjesën e luanit të lexuesve të tyre shqiptarët e diasporës. Që këtë herë kanë mundësinë të votojnë. Riaktivizimi i kësaj energjie po jep një fuqi të shtuar jo vetëm për jetën e vendit, pore dhe ka efekte të rëndësishme në vendet ku ata jetojnë, e që janë bërë të domososhëm dhe të çmuar për rolet që luajnë në shoqëri. Një rol që ka fuqinë e vet në aspektin sasior, por më shumë në atë cilësor në kohën e vendin e duhur.
Mjafton të theksohet fakti se edhe pse shumica e shqiptarëve jetojnë në Nju Jork, pesha e tyre në votën e së martës në SHBA nuk është aq sa shqiptarët e Pensilvanisë, shtetit ku sipas të gjitha gjasave do të alë Presidenti i ardhshëm amerikan.
E ku votat e shqiptarëve po i peshojnë realisht me flori. Ndaj dhe aksioni politik i Edi Ramës, ka arritur të ketë një impakt të rëndësishëm politik e diplomatic, që sipas të gjitha gjasave “nuk kemi parë gjë akoma”.
TemA
Mjafte o qaf pate se e qelbe fare.....shqipua i pabese,pa fe,i paftyre,i paburre,hajdut,kriminel,narkotik, trafficking,poustis,poutana, kokepalar,morracak etj,etj qenka faktor jetik e shtetformues (bourdhelo bektash) ne mbare Balkan, Evropi e madje ne Ameriki!!!??
jane te mire per argat per pune te renda, kaq. gjithe tjerat jane negative.
Hahaha te plasi melcia a i vrare!!!! Laku i ngritur enkas nga ju, ç'do dite e me shume po ju shterngohet ne gryke vete juve dhjeramaneve grekofila,sumqimave 300 efrosha. Diaspora shqiptare eshte me e fuqishmja,me atdhe dashesja,me e zhvilluara, me emancipuara ne Europe, me e integruara ne te gjitha hallkat e jetes perendimore,me dinamikja ngai gjithe gadishulli ilirik, e kjo ju kopileve korrozinj, qe ju kane mesuar greqishten prifterinjte pedofila e pederasta te Graqise, ju tmerron,tregon edhe njehere qe nuk keni tope te dilni sheshit, por hani mut vetem pas portaleve si qen te zgjebosur per te plotesuar nr e replikave,qe te justifikoni kotheren 300 evroshe!! Yyytt soj bastardesh!!!
Ekuacioni është i thjeshtë: forconi Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë do rindjejnë krenarinë për vendin e tyre.
me gjithe ato minare qe keni ndertuar dhe ndertoni cdo dite nuk shkel kembe diaspore aty. Ata qe vijne per 3 dite pushime ja mbathin sa me shpejt se terbohen.
Nuk kam pasur shumë respekt për ktë patën po ksaj here shkrim i zgjuar.
Vota ne USA eshte te marten e jo te merkure
Sa kot ja fut ky pata vk. nje dhome e mbushur me 2 autobuza nga albanistoni nuk quhen fuqi disaspore. Diaspora skiptare ska organizim, skiptaret nuk duan njeri tjetrin dhe aq me teper qeverine skiptare. Shumica e diaspores nuk kane fare interes se cfare behet ne albaniston, nuk dine akoma kush eshte presidenti vendit. Diaspora eshte menderisht me e zgjuar se ju, jetojne ne vende perendimore dhe kuptojne me mire realitetin dhe nuk i hane fare brrockullat e qeverise tende. Shumica e Diaspores eshte e integruar atje ku jeton, familjarisht as qe e cajne me koken per albanistonin por per shtetin ku jetojne dhe ku kane filluar nje jete te re. Qeveria skiptare eshte kujtuar shume vone, keto duheshin bere para 20 vitesh tani beheni qesharak dhe me shume i prishni pune diaspores.
Plotesisht dakort dhe nje konstatim i vertete dhe real.Ne vijim dhe sidomos ne zgjdhjet e majit 2024 do duket forca reale e faktorit Emigrant shqiptar dhe ,nuk eshte teprim te perseritim thenien e Edi Rames se " nuk keni pare gje akoma". Le te perpiqen disa komentues,te cileve u eshte mpire truri i vogel nga thirrjet e Nn grates tek kati i tete ne Tirane apo nga i arrestuari i fundit i shoqates korruptive Lesheli dhe e nenvleftesojne takimin e Selanikut dhe tejmbushjen e salles atje dhe qe perpiqen pa sukses te godasin autorin e shkrimit,zotin e nderuar Ylli Pata,qe per ironi te fatit godet perhere ne shenje.Shqiptaret jane faktor ne Greqi,por dhe kudo ku kane shkuar.Ne Greqi se fundmi eshte legalizuar dhe konfederata e diaspores shqiptare, qe eshte shkalla me e larte e organizimit te shqiptareve, e cila nen drejtimin e Doktor Luan Zykes,Ardian Daulles,Edmond Gurit,Lul Cines e Iliaz Bobajt,si nismetare te ketij organizimi,do ti jape edhe me tej hov veprimtarise e ndikimit te komunitetit te fuqishem shqiptar.Partite politike parlamentare Greke e njohin kete realitet dhe reagojne sipas kendveshtrimit te tyre,por ne vecanti PASOKU e SYRIZA kane nje qasje me reale e miqesore dhe nga PASOKU ka dhe veprime konkrete per zgjidhjen e problemeve kryesore te shqiptareve,si psh. problemi i pensionit kombetar grek,me te cilin qeverite e fundit greke diskriminojne ne pergjithesi emigrantet e ne vecanti shqiptaret,duke e lidhur kete pension me vitet e qendrimit ne greqi e duke e fragmentizuar kete pension me nenin famekeq te banimit 40 vjete ne Greqi,kur nga viti 1990 e deri ne 2016,kur SYRIZA vendosi kete ligj bejne 26 vjete. Tani se si brenda 26 vjeteve mundet nje emigrant te banoje ne Greqi 40 vjete,qe te trajtohet si i barabarte me shtetasit vendas,kete vetem llogjika e zotit Cipra e pas tij ajo e kryeministrit aktual,Micotaqis mund ta dije e ta konceptoje,sepse nje mendje normale nuk mundet ta shkoje neper mend.Ne kete drejtim diaspora shqiptare ne Greqi ka shume per te bere dhe shpresat jane qe do beje!