''Donin ta vrisnin në burg'', Ngjela tregon historinë me Fatos Nanon: Hapa qelinë, e çova në shtëpi me makinën e ministrit të Drejtësisë

31 Gusht 2023, 15:10Politika TEMA

''Donin ta vrisnin në burg'', Ngjela tregon

Avokati Spartak Ngjela ka kujtuar kohën kur ishte ministër i Drejtësisë dhe si iu rrezikua jeta Fatos Nanos.

“Kur u bëra ministër i Drejtësisë pata shqetësim të madh se më erdhën në zyrë gardianët e policët e burgut të Tiranës e më thanë se kemi harxhuar 40 mijë fishekë natën se na kanë sulmuar natën për të vrarë Nanon. I thashë hap dyert e burgut dhe Nanon merre e çoje në shtëpinë e tij. Ishte me gjithë Ramiz Alinë të dy. 

Si do të mbaja unë përgjegjësi se kush do i vriste?! Ku e di unë çfarë hordhishë ishin në një kohë kur Shqipëria kishte humbur gjithçka. U hapën të gjithë burgjet. Doli Nano, i çova makinën time e çuan deri në shtëpi dhe i thanë deri këtu e kishte ministri përgjegjësinë tani je në shtëpi. Nano qeshi. Më pas u largua jashtë se ishte në rrezik'', tha Ngjela.

Pastaj kujton dhe reagimin e ndërkombëtarëve dhe përballjen me ta dhe sesi nxorri dekretin për të kthyer të gjithë të burgosurit edhe një herë në burg

''Çështja ishte se u hapën burgjet. Ndërkombëtarët më kërkuan arsyen. Një shtet që nuk garanton dot jetën e të burgosurit i nxjerr në shtëpi. Ju e dini si ishte 1997. Më pas u qetësua situata.

Më pyetën cfarë do të bëjmë?

Nxorra një dekret në parlament. Ish të burgosurit që janë larguar nga burgu jo të arratisur por për shkak të gjëndjes së 1997-tës nëse kthehen në burg marrin 30% ulje të dënimit. Ata të OSBE-së më thanë gjetje.Erdhën të gjithë por morën 30 % e uljes së dënimit ama”, kujton Ngjela gjatë intervistës për Report Tv.

9 Komente

  1. I
    Ilirian Qelbaci

    Ja dhe Golja-Ngjala i paska ardhur kujtesa per ngjarje nga 1997, por harron c'ka llapur ne 2003 kur humbi zgjedhjet per Bashkine Tirane "...Rama ka perdorur skemen e vjedhjes votes kunder meje, e ka perdorur kete edhe kunder Besnik Mustafait para 3 vitesh! Me Edi Ramen nuk ka kurre zgjedhje te lira..."

    Përgjigjjuni
    1. a
      ardit

      Ou?Ky ka nxjerre vrasesit nga burgu per te shpetuar nje individ? !Dhe u vrane mijera ?! Une e di qe ti genjen se flet aq shume sa cdo gje qe te ngelet te thuash jane genjeshtrat,por edhe si genjeshter eshte e pamoraleshme...sharlatan i pacipe qe derdellit cdo ore ne studiot e Krra Krrase...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona e re

        Dikur ne monizem ka qenen nje humor "Doni me per Belulin" dhe Spartak Ngjala ia ka pershtatur me se miri personazhit te vet!Harron deklaratat qe ka bere para do kohesh qe "Mos harroni une e kam studiuar dosjen e Sali Berishes "dhe ai eshte i pafajshem se nuk ka lene agje me shkrim(nenkupto firme)!Kemi patur nje mik si puna e ketij ,ku kur e pyesnin deklaronte per personin ne fjale se do shkarkohej dhe do futej ne burg!Dhe kur i dilte per ndonje pyesnin se ku e dinte ky kaq muaj perpara!Asokohe nderhyra dhe thashe ;Ky per te gjithe keshtu thote dhe njeri do i dali.Edhe puna e Spartak Ngjales ,me thoni duke filluar nga Nano e deri tek Edi sot qe nuk i ka lakuar si fajtore dhe te koruptuar duke i çuar ose ne shkarkim ose drejt drejtesise!Ky eshte si "INCENERATORET" qe djeg gjithka qe eshte mbi toke.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kastrioti

          A doni me per belulin

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pilo Lala

            Tragjedite e vitit '97, tani po dalin si heroizma te Qeverise Berisha. Berisha paska shpetuar Fatos Nanon nga vdekja...

            Përgjigjjuni
            1. s
              selim

              Tak loqja po pi kafen e radhes(te perditeshme).

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zaza

                Jo o taku nuk e nxore ti Nanon po partia s qe filloi levizjen kunder saliut me humbjen referendumit 94.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq.

                  O Ngjel po tall dhe genjen veten si trap qe je. Po pse ore Nano ne nje shtepi rahmet paste me gjeneral Nehat Kullen ka qene? Naten e pare pijaneci Tos nuk e dihet a e mban mend ka qene "mik" te Nehati. Eh more Ngjel ja kalove e dhe Belulit, a doni me per Ngjelen niset per Tosin dhe perfundon tek hapja e burgjeve qe u shqyen dhe nuk priten urdher. Nderkombetaret dhe OSBE merren me shefin e Qeverise qe ishte krimineli sali dhe jo me nje matrapaz si ty. U harxhuan 40 mije fishe per nje nate kur burgu i kishte apo nuk i kishte 4 mije fisheke.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje