Dorëheqja e Jorgo Goros, Balla: Vendimmarrja për kryetarin e ri i takon Këshillit Bashkiak

27 Mars 2024, 14:25Politika TEMA
Dorëheqja e Jorgo Goros, Balla: Vendimmarrja për kryetarin e ri i

Ministri Taulant Balla është pyetur nga gazetarët për bashkinë e Himarës, që është pa kryebashkiak, ndërsa Jorgo Goro dha edhe dorëheqjen.

Balla tha se do zbatojnë ligjin dhe se vendimmarrja për kryetarin e ri i takon Këshillit Bashkiak të Himarës.

“Ligji për organizmin e qeverisë vendore përcakton qartë rastet e vakancës, krijimi i vakancës me dorëheqje apo formë tjetër. Dorëheqja sapo ka ndodhur, nga ky moment, prefekti njofton organet e tjera të qeverisjes qendrore. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë. 

Unë jam ministri, s’më takon të bëj deklarata të natyrës politike lidhur me vendimmarrjen ekskluzive të këshillit bashkiak të Himarës. Këshilli bashkiak komandon në detyrë një kryetar që kryen në mënyrë të përkohshme këtë detyrë.

T'ua lëmë vendimmarrjen institucioneve që u takon me ligj. Do ishte e pavend që të jepja unë komente për këtë vendimmarrje që i takon Këshillit Bashkiak Himarë”, tha Balla.


Sa i takon arrestimit, Balla tha se nuk komentojnë vendimet e drejtësisë, por e mbështesin atë.

"Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk komentojmë vendimet e drejtësisë. Drejtësia ka mbështetjen tonë për të çuar para luftën kundër korrupsionit dhe çdo lloj forme tjetër të shkeljes së ligjit", shtoi Balla. 

 

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    PS eshte vazhdimi i historise se PPSH qe hante bijte e vet. Ne anen tjeter, PD mbron cdo lloj hajduti, krimineli , vetem te jete perkrahes i PD. Shiko si zvarriten gjyqet e Fartmir Mediut, Salianjit, gjyqi i Lul Bashes 12 vjet me pare, gjyqi i Ilir Metes per 7%, gjyqi 21 Janarit, Gerdecit.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      O Taulant Car,i Qeveria Rama dhe PS me gjyrat e flamurit LGBTQ nuk keni me nje apo dy ekipe ne burg dhe te arrestuar por u bene shume ekipe (skuadra) qe mund te beni me vete nje kampinat. Jeni llum, kriminele dhe hajdute.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje