Spartak Ngjela, i cili rreshtua në "Harkun Opozitar Euro-Atlantik", një aleancë me parti të djathta e drejtuar nga Lulzim Basha, thotë se bashkimi i tyre erdhi pasi SHBA nuk po pranonte liderin e vjetër e shpallur tashmë non grata.
I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Ngjela tha se u bashkua që të japë kontributin e tij për të djathtën.
"E djathta nuk po merrej vesh se çfarë marrëdhënie kishte me Uashigtonin pasi liderin e vjetër Uashingtoni nuk e pranon. Shkova të jap kontributin tim për të djathtën. E kam marrë përsipër që bashkë të bëjmë një strukturë juridike për bashkimin, të dalë edhe programi i bashkimit.
Si do të operojë ky formacion. Do të ketë një lidership. Të gjitha bashkë me iniciativën e Bashës. Ka 10 deputetë Basha dhe është para. Gjithçka do të shikohet nga raporti ynë me elektoratin. Basha bëri ofertën dhe unë e pranova", - tha Ngjela.
I pyetur nëse do të jenë forcë fituese ne zgjedhjet e 2025, Ngjela tha se do të duhet një program. Ngjela shtoi se PD sot është shumë larg pushtetin, pasi në sondazhe del më 18%.
"Politika është fjalim është program. Është strukturë. Unë do të jap kontributin tim. S’do të jetë i vogël dhe nuk mund të flas para kohe. Do bëjmë një takim të radhës që do t’ja kërkoj Bashës me të cilin të ndajmë detyrat.
Detyrat do ti lëmë hapur me median prezent. E kam matur veten në zgjedhje ti e di. Unë te PD kam qenë. Duhet të vijë e djathta në pushtet që të keni benefite. Është shumë larg pushtetit 18% është sot"- ,tha Ngjela.
Me Rithemelimi nuk ka bashkim, thekson avokati Spartak Ngjela, pasi ato janë forcë ‘non grata’.
"Janë forcë ‘non grata‘ Rithemelimi. Nuk mund të bashkohemi. Kjo është shoqëria më e madhe në botë pro amerikane në Shqipëri. Saliu nuk diti ta menaxhonte non gratën. Ja dha Amerika me gjithë familjen.
Ne do të duhet të thithim intelektualët. Ka një trashëgimi në pasuri. Ka trashëgiminë e PD-së. Saliu e ndihmoi të bëhej kryetar. Saliu doli non grata në Amerike dhe mori vendimin ta nxirrte jashtë partisë",- shtoi Ngjela.
Sa i takon marrëveshjes së Rithemelimit me PS, Ngjela tha është në favor të tyre. Por sipas avokatit, sistemin e demokracisë e zgjidh Uashingtoni që është gardiani i demokracisë.
"Le ta bëjnë marrëveshjen. Është në favor tonë. Ikën e djathta te komunistët. Se ata mendojnë se me komunistët do të marrin pushtetin. A mundet të votojnë socialistët për Saliun. Unë po them se çdo gjë po vjen në favorin tonë.
Sistemin e zgjidh Uashingtoni, gardiani i demokracisë këtu është politika amerikane. A do na e japin këtë të drejtë që ta çojmë në hap para demokracinë",- tha avokati.
Avokati tha se Partia Socialiste është parti e parë e se është e vështirë të rrëzohet kollaj.
"Socialistët janë shumë të rezervuar në saktë, nuk bëjnë blerje votash. Ata nuk çjanë kokën të blejnë vota pasi kanë një masë kompakte dhe blejnë vota. Kush merr atë merr pushtetin.
A e dini se ishte i djathtë Rama? Shkoi majtas se e dinë se ata marrin pushtetin. PS nuk rrezohet aq kollaj në Shqipëri. Është parti e parë dhe me përqindje të lartë. Nuk kanë nevojë për lider. Unë kam bërë 3 beteja me ta. Ç’kam hequr unë me ta! Në ‘Ali Dem’", - tha Ngjela.
Bravo zoti Ngjela , vetem ju i largoni nga politika aktive Sali NonGraten e Vicidolit , hordhite e tije maloke , shpellare, analfabete , hajdute , kriminele , vrases. Keni mbeshtje nga qytetaria Anti maloke e Tirones...!
Bravo zoti Ngjela , vetem ju i largoni nga politika aktive Sali NonGraten e Vicidolit , hordhite e tije maloke , shpellare, analfabete , hajdute , kriminele , vrases. Keni mbeshtje nga qytetaria Anti maloke e Tirones...!
Bravo zoti Ngjela , vetem ju i largoni nga politika aktive Sali NonGraten e Vicidolit , hordhite e tije maloke , shpellare, analfabete , hajdute , kriminele , vrases. Keni mbeshtje nga qytetaria Anti maloke e Tirones...!
Karavidhet e sali malokut nuk vijnë kurr në pushtet,sepse ata i urrejnë 70% e shqiptarëve.PS do rrijë në pushtet gjersa të lodhet.Përsa kohë që kryetar i foltores të jetë sali maloku foltorja do jetë një humbëse e përjetëshme.PS nuk ka nevojë të blejë vota,pavarësisht se maloku non grata mbas disfatës do thotë se zgjedhjet u vodhën ,ashtu siç e ka zakon.Ndërsa Luli do dalë pa asnjë deputet në zgjedhjet e 2025,sepse demokratët si budallenj që janë do votojnë foltoren e non gratës.
"27 komente" po vetem 3 te tilla shikojme ( kete radhe si ka ngelur dora gjate tek tastiera)?! Ku kane perfunduar ato 24 te tjerat e anglo-saksonit Tak Ngjala, tek "Vorri i Bonit"?! Taku i shpelare, edhte kthier tek Lulushja , si keshtu? Po a nuk ishte ki debil qe llomotit kot se koti studiove, a nuk ishte ki qe drejtori ate komision hetimi per Salehun e 97-es, Neronit qe dogji gjithe vendin, Spurdhjaku si gjeti qe si gjeti gje "t'a implikonte", sot Spurdhjaku qe flet sikur ha qull, do te legjitimoje Lulushen, bushtren qe mbante lidhur per dore Salehu, bushter te perfshire koke e kembe ne krimet e tij. Po ashtu, eshte edhe nje perkrahes here ne hije e here hapur i Rames, varrmihesit dhe kusarit tjeter. O Spurdhiak, o beqir i burgut te Spacit, i paske pasur hak ato vite qe ke bere!
Zoti Ngjela , nje keshiĺle kujdes se metastazat e Sali Non Grates zhduken n.q.s pas 300 - 400 vjeteve , se mos perseritet 2005 fushaten e drejtoi ne t gjithe Shqiperine Av. Spartak Ngjela ,Min.Drejtesie Sali Vicidoli beri shoket e vajzes ; si Enkelejd Alibej dhe Eduart Haleja ( Halimi )....!!!!!!
Deri më sot, pra historikisht në Shqipëri nuk ka patur të djathë. Kjo së pari nuk ekzistonte fizikisht shtresa e tyre por dhe për aq sa ishin (pronarë, klerikë apo shtresë e mesme) nuk ekzistonte as ndonjë doktrinë e tillë. Ky term ka ngjizur pas '90 si e rrokur nga PD dhe PR, gjasme si përfaqësues të pronarëve dhe të përndjekurve poluçitikë. Këta të dytët nuk mund t'i rendisësh apriori si të djathë vetëm e vetëm se ishin ndëshkuar politikisht. Dhe meqë jemi këtu, pse qenka i djathtë Ngjela dhe ngjelërat e tjerë të dënuar politikë, sepse duke qenë komunistë, ishin antienveristë dhe si të tillë (!) u dënuan? I djathti Kiço, babai i Takut, kur doli nga burgu, kafenë me Ramiz Alinë e pinte?!?! Unë kam njohur me dhjetra të persekutuar politikë që ishin anëtarë partie, dhe për motive banale sipas të ashtuquajturit "agjiracion e propagandë", edhe mbasi dolën nga burgu mbetën me bindje komuniste dhe vdiqën si të tillë, pra të majtë. PD dhe PR, përveç të tjerëve që nuk e donin regjimin diktatorial, iu bashkuan dhe shumë ishkomunistë të dënuar apo jo nga regjimi i kaluar, po deshët dhe ish sigurimsa e bashkëpunëtorë të tyre. Ku është pra e djathta këtu? E djathta, nuk formohet në laborator, as në mendhen e dikujt. Krijimi i saj është proces që zgjat dhe realizohet mbasi në Shqipëri, të ndërtohet kapitalizmi, i cili krijon pastaj parakushtet për zhvillimin e shtresës se mesme, industrialistëve, intelektualëve etj, të cilët me ndërgjegje rrokin doktrinën e djathtë qoftë atë të vjetrën, që njihet ndryshe si konservatorizmi i Edmund Burkes, qoftë atë modern që sot njihet gjerësisht si liberalizmi. Të mendosh sot se e djathta në Shqipëri do ndërtohet nga bashkimi i Ngjelës me Bashën, më e pakta kjo mund të quhet naivitet dhe më e shumta budallallëk. Sit nga mënyra se si oerformon dge si qeveris vendin më kollaj mund të quash parti të djathtë PS dhe Edi Ramën, pavarësisht se formalisht, per të mbajtur elektoratin, si ideologji deklarohet, e themi dhe ne që s'jemi të tillë, se është parti e majtë. Ky konfuzion që më shumë se realitet, u shërbeu të dy partive post diktaturë, thjesht për të alternuar pushtetin, sidomos atë ekonomik, kur nuk dihet ku fillon e majta dhe ku mbaron e djathta dhe anasjelltas. Inshallah na e zgjidh Taku me Lulen këtë puzzle, fshaçe këtë mishmash demokratikas, 'peshqesh' nga Ramiz Alia, që kur do ikte nga kjo botë, na e la 'litarin' jashtë.
Taku, deri tani të kam vlerësuar pak. Më duket se u infektove nga Lubonja, Bushati