Meta flet për aventurat nëpër male e majë hekurave: Jam në formë fizike të niveleve të larta

26 Mars 2024, 15:22Politika TEMA
Meta flet për aventurat nëpër male e majë hekurave: Jam

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur për udhëtimet e tij nëpër zona malore, e sidomos për videon e tij të fundit që bëri xhiron e rrjetit pasi shfaqej mbi një hekur dhe teksa përpiqej të mbajë ekuilibrin për të mos u rrëzuar uronte një të diel plot aventura.

"Asgjë nuk ka ndryshuar. Ju e dini që pata disa probleme shëndetësore që vinin si rezultat i moskujdesit për veten. Ndonjëherë kujdesi i tepruar për tjerët dhe moskudesi për veten të krijon probleme që të kujdesesh edhe më tepër për të tjerët.

Dhe siç e shikoni forma fizike është e niveleve më të larta. Nga muaji prill rifillon ngjitja e majave më të larta të Shqipërisë që nuk i kam bërë deri tani. Mesazhi është se sporti duhet të jetë prioriteti ynë.

Në këtë mënyrë duhet të edukojmë dhe të rinjtë, ti largojmë nga veset e kanabisi që shpërndahet nëpër shkolla. Sepse nuk ka pasuri më të mëdha për asnjë njeri sesa shëndeti. Një shoqëri që investon në sport investon shumë më pak në shëndetësi.

Për sportin do vazhdojmë me intensitet të lartë, nëse doni të na bashkoheni duhet të bëni stërvitje e teste, sepse ne nisemi për të kapur majat dhe jo për të bërë piknik. Kur nisemi për të kapur majat shkojmë drejt majave. Pas majës së Korabit e Jezercës kemi për të shkuar në një tjetër majë.

Do ti bëjmë të gjitha sepse në këtë mënyrë dhe frymëzohemi dhe ti edukojmë të rinjtë me sportin, duke njohur Shqipërinë bukuritë e saj e duan më shumë e mbrojnë më shumë dhe bashkohen që ti japin fund shpopullimit”, tha Meta.

15 Komente

  1. M
    Mokrari

    Pse mos te jeshe ne forme te niveleve te larta ke 30 VJETE qe paguesh ngs taksat e Shqiptareve dhe e je nderitur sic breth ti male me male e fushe me fushe nuk te dele koha per te punuar per Shqiptaret,aman Like kur ishe presidente ja nxore zine maleve dhe kodrave bashke me Qimin dhe Besin e Xhensiles.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ija e Besit

      Erdhi me honger mjesin te une por sja çela deren se erdhi pa Besin. Qyqja Nona ime osht turp me qon vetem me te se parapacet ate dun , ijen m’internet

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lani

      Sa mirë ke kohë?!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Rensh e thyefsh koken e kembet andej nga ngjitesh.

        Përgjigjjuni
        1. k
          koli

          Po ik o idiot se eshte nje deklarim i vdekjes politike ky egocentrizem!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mali i dajtit

            Ske faj o vella se e ke xhepin plot ti Ne te shkretet do te cohemi qe ne 6 te shkojme ne pune qe te ushqehemi

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pet.

              O ILIRO , fjalet i ke shume te bukura , por ne vepra calon. Kryevepra jote politike , si ndermarrje grabitese,. ishte fatkeqesia e Shqiperise.

              Përgjigjjuni
              1. E
                ENTSOE

                Mo's harro, hip dhe tek Maja e Thanes, tako te jemen e Zeqos dhe Monen( Eleonoren) e Selites!!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malshova

                  Shtiti majat se ne biruc nuk ke ku i gjen

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lymi Tutit

                    Ky ende nuk e ka kuptuar,qe; " Truri llogaritet me shume se muskujt " !? Lymi Tutit

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Spiuni IM

                      Fisi Meta Metaj çmenden në te 50-at. E ka thone Munika shurraqe.

                      Përgjigjjuni
                    2. p
                      popull

                      Aman na trego se kush e ka rradhen qe tja thyesh ne mes,he loqja vellait

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fuati nga Skrapari

                        Edhe Fuat Çela nga Skrapari, migjithse ishte i verbër, thoshte, unë jam gati të mdeshem me çdo armik. Je bërë dordolec o Agush.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skraparliu nga Tomori

                          Me kete forme fizike qe ka Likja , duhet te filloje mundjen qe te largoje merzitjen qe po e telendis . I ziu ai si eshte katandisur , po kush e ka lene mendjen ne rruge , qe ta gjeje Like floriri . Kur mendjen ta merr perendia , nuk te ben derman as maja e malit te hekurave ne Tropoje e jo me lartesia mbi hekurat e tokes .

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Texas

                            Fikun Like fikun

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje