Dorëhiqet kryetari i Rithemelimit në Korçë

26 Mars 2024, 13:10Politika TEMA
Dorëhiqet kryetari i Rithemelimit në Korçë

Devis Osmani, kryetari i degës së PD së Rithemelimit të Korçës, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Osmani është shprehur se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.

Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas zgjedhjes që ai ka bërë duke u dorëhequr, ndërsa kujtojmë se ai ka qënë pjesë e ‘Rithemelimit’, që nga koha e ndarjes së PD.

Osmani u zgjodh në krye të degës së Rithemelimit në Korçë, në zgjedhjet e prillit të viti 2022.

Pas numërimit të fletëve të votimit, ai u shpall fitues me 48% të votave.

11 Komente

  1. N
    Nora

    Po kujt po i plas aman…

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Jemi shumë të shqetësuar, çfarë bëhet kështu? Po tani që revolucioni, ashtu siç porosiste edhe udhëheqësi i dashur i Partisë dhe Popullit, shoku Enver Hoxha, është "një çështje e shtruar për zgjidhje", ky vete dhe jep dorëheqjen? Pse e mërzisni shokun Berisha, pak halle ka ai tani, me ndalime e gjyqe si jashtë dhe brënda, por të durojë dhe dorëheqjet në kohën kur revolucioni pritet nga çasti në çast të pëllcasë!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        Mbas ketij dhe te tjere ...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nari

          Epo edhe njëherë , KUJT I PLASI ME GJITHË MËND MOJ NORA ! KËSSTU DO IKIN NJË E NGA NJË. MË MIRË VONË , POR PO E KUPTOJN QË JANË NË RRUGË PA KRYE ME NON GRADËN "në krye " Nari

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Jo mor jo, si na le ne mes te rruges. A lihwt shoku sali qe si nje trim i pashoq po udheheq revolucionin nga dritarja e banjos dhe po i con rithemelimsat nga fitorja ne fitore.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gëzuar ramadanin

              Po sa Osmana që kemi,na e ka zili edhe Turko arabët

              Përgjigjjuni
              1. R
                Recel Fiku

                A eshte ky zyrtari i pare shqiptar qe terhiqet vullnetarisht nga detyra? Nese po, atehere kemi te bejme me nje ngjarje te rendesishme, ku zoti Osmani si nje dallendyshe lajmeron stinen e re ne politiken shqiptare ne te cilen ofiqaret e dorezojne pushtetin pa i detyruar kush.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malo

                  Nuk i ulen vlerat e personit Publike se beni ju ironi me ndershmerine e Zoterise,mundohuni te mesoni se cfar jane vlerat se per anti vlera jeni te paret ju komentues sahanlepires te pushto pushtetin Rivarroses te kultures qe ju nuk e njifni.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Argita

                    A more Mane çna bere. Na e le Saliun me breke neper këmbë në Korçë. Po do gjeje ndonje nga ata me mbiemer…. llari ai, ka plot te tille tani Korça. Zbriten ….llarit ne Korcën e boshatisur nga rmigracioni dhe ndriti Shqiperia. Shiko çfare deputete ka Korça aman… Salianji ose donzhuani pervers i parlamentit dhe Prof, Dr Mondi Birbili i oarlamentit….o tempo o more… kur ben dashuri dhe Mondi Bilbili e salianji i Lozhanit mos mbette djale me kembe pastaj…

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Me mire vone se kurre !

                      Me vonese por qenka treguar i zgjuar...Familia e para ..... dhe me mire i lire prane Families...se sa ne burg per pake Euro.....

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Filipi

                        Atsyet nuk i dimë përderisa zotnia, shprehet për arsye personale. Vetëm një gjë është për tu resoektuar, se në një parti ku ai ishte, nuk e njeh institucionin e dorëheqjes, si e trashegon kryetari tyre. Ku kërkon tja delegojë të bijës, siç bëri meta

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje