Deputeti socialist Ilir Metaj, njëherazi edhe anëtar i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka folur mbi punën 4 mujore që pritet të ketë ky komision.
Metaj thotë se është e rëndësishme transparenca për publikun dhe jo shou që po përpiqet të bëjë opozita.
Teksa komentoi listën e dëshmitarëve që prezantoi dje kryetarja Albana Vokshi, ku mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama, e 5 ministra e ish-ministra, Metaj thotë se ishte një listë tepër e ekzagjeruar.
Madje ai ironizon Vokshin duke thënë se mungonte në listë presidenti i SHBA, apo shefi i NATO-s.
“Më çuditi që në listën e paraqitur nga Vokshi, mungon presidenti i SHBA, apo shefi i NAT0-s, i OKB. Është një listë tepër e ekzagjeruar, ne do kemi rolin tonë në miratimin e listës. Rëndësi ka transparenca e fakteve për publikun, se shou politik që mund të kenë për qëllim anëtarët e opozitës”, tha Metaj në emisionin 'Sot Live në Shqipëri'.
Metaj thotë se do të analizojnë materialet e hetimeve dhe nëse do konstatojnë se dikush nga lista nuk ka lidhje me objektin e hetimit edhe mund të rrëzojnë marrjen e dëshmisë së tij. Ai thekson se nuk mund të mbivendosin punën me hetimet e SPAK.
“Ne do të analizojmë situatën, do kemi parasysh materialet që do na vihen para, do verifikojmë pjesën e marrjes së dëshmitarëve, është diçka që e lidh këtë dëshmitar që e lidh me objektin hetimor.
Mund të ketë dëshmitarë që janë të thirrur nga SPAK, ne duhet të respektojmë një raport konfidencialiteti. Do kemi filtrin tonë brenda kuadrit ligjor. Komisioni nuk mund të dublojë as prokurorinë as gjykatën”, vijon Metaj.
Anëtari socialist i komisionit thekson se mbledhjet mudn të jenë edhe me dyer të mbylluara, duke argumentuar edhe arsyet.
“Do ketë pjesë të këtij komisioni në rastin kur ka dëshmitarë në listën e SPAK, apo kur SPAK është i interesuar që pika të caktuara të hetimit mos të bëhen publike, në raste të tilla zhvillimi do bëhet me dyer të mbyllura”, thekson Metaj.
Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, sterilizimi dhe check up, nisi dje punën dhe u miratua edhe plani paraprak i hetimit. Puna e komisionit zgjat 4 muaj, ndërsa dëshmitarët do thirren deri më datë 10 qershor.
O kari Vlores. Kallomi gjate po ju merr Sazanin, ate shiko. Presidenti do thirret per nje tjeter mutsillik qe ka bere. Per Bazen Detare te Sarandes qe ja dha Kastratit. O te qifja krenarine ty o verremli.
Tragjas kari , po çfarë është Sazani a të qifsha udhët , ndonjë thes me grurë që e hedh në makinë ai "kallomi"dhe e shpie në shtëpi ? Do të behet parajsë turistike o kokë loqe dhe përjetësisht do të mbetet aty ku është .
Si do t'a zgjidhin problemin qe per t'a ështe kryesori dhe prandaj e bejne,komisioni i ben hetimet me dyer te mbyllura dhe ti mbyllesh dyert Vokshit me mire te mos e caktonin ne komision.Ata donin qe vetem zzhurme e shamate te venin apo te fyenin publikisht perfaqesuesit socialiste,por nuk do t'i degjojne kush.
Nga përvoja dihet sesi përfundojnë komisionet parlamentare;shumë zhurmë për asgjë.Do dalin me dy konkluzione të ndryshme dhe vrëngarashja Vjollca sygërduqja do hajë një mut të madh së bashku me sali malokun dhe mul katundarin e Kuksit.