"Opozita ka një koncept të gabuar mbi komisionet hetimore", Ndreca: Sillen si prokurorë të kohës së diktaturës

26 Mars 2024, 16:02Politika TEMA
"Opozita ka një koncept të gabuar mbi komisionet hetimore",

Ditën e djeshme nisi punimet komisioni për Sterilizimet dhe Check Up-in. Gjatë mbledhjes Plarent Ndreca u përplas me deputeten Ina Zhupa dhe kryetaren e komisionit Albana Vokshi.

Zhupa pretendoi se Ndreca ishte në konflikt interesi, pasi ishte avokat i një prej të përfshirëve në aferën e sterilizimeve.

Në lidhje me situatën e krijuar, Ndreca u shpreh se që në nisje të komisionit u vu re një tendencë arkaike për të arritur në përfundime që me nisjen e fjalës së kryetares Vokshi.


I ftuar në rubrikën ‘Opinion' në News24 ai tha se sa i përket pretendimeve të deputetes Zhupa, nuk mund të ketë konflikt interesi pa një objekt për përcaktuar, aq më tepër që ai as nuk e ushtron më profesionin e avokatit.

“Opozita ka një koncept të gabuar mbi atë se çfarë janë komisionet hetimore.

Jua përmenda që komisionet përveç inicimit përmes një nxitjeje politike, në momentin që konstituohet, janë si çdo institucion tjetër. Nuk mund të sillesh si prokuror i kohës së diktaturës kur nxjerr konkluzione. Kjo është arkaike. Tendenca u vu re që në nisje.

Kjo krijoi edhe reaksion nga pala tjetër. Ne këmbëngulim që komisioni duhet të respektohet Rregulloren dhe Kushtetutën. Deklarata hyrëse e zonjës Vokshi ishte me konkluzione. Nuk mund të ketë konfikt interesi pa një objekt për përcaktuar”, tha ai.

1 Komente

  1. P
    Pal Vata

    Ku ku moj Bona , moj llaxore , moj gojore , moj surrat bretkose se na habite. Rrnofshin motrat Vokshi e CO aleate 35 vjecare e Sali NonGrates i cili ngeli maje ballkonit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje