Nga Ylli Pata
Në vitin 2004, kompania gjigande amerikane General Electric firmosi një marrëveshje me qeverinë e Fatos Nanos për të ndërtuar një hekurudhë me tren elektrik Tiranë-Durrës. Projekti kishte një stacion edhe në Rinas, pikërisht në kohën kur gjermanët morën në dorë administrimin e aeroportit.
Një plan i hartuar parashikonte që aeroporti të zgjerohej në pasagjerë, që mund të përdornin trenin për të shkuar në bregdetin shqiptar. Projekti parashikonte 90 milionë euro investime, e së bashku me amerikanët e gjigandes shumëkombëshe, ishin edhe një grup investitorësh të fuqishëm italianë.
Po në atë kohë, një gjigand francez i Turizmit, Club Med, vendosi që të kryejë një superinvestim në gjirin e Kakomesë në jug të vendit për të hapur një resort të madh atje. Shumëkombëshja franceze nisi punën, duke gjetur edhe partnerin shqiptar siç ndodh normalisht me të gjitha rastet.
Të dyja këto investime u sulmuan fort në atë kohë nga PD, dhe kur Sali Berisha erdhi në pushtet, i anuloi jo vetëm këto marrëveshje, por edhe shitjen e Albtelekomit, kompanisë turke Çalik Enerji.
Francezët e Club Med ikën nga sytë këmbët, ndërsa kompania shqiptare, partnere përsoi një humbje të pallogaritshme, për të cilën as nuk e vuri njeri në zjarr. Ndërkaq, General Electric, nuk pranoi t’i frikësohet Berishës, por e hodhi në arbitrazh dhe i mori shtetit shqiptar plot 20 milionë euro kokërr më kokërr. Ndërkaq, Çalik, i kërkoi ndihmë Rexhep Tajip Erdoganit, atëherë kryeministër, i cili e mori në telefon Sali Berishën, ku ky i fundit u tërhoq.
Në vitin 2006, Sali Berisha, i jep kontratën e ndërtimit të rrugës nga Repsi në Vërmicë, pra Rrugën e Kombit, gjigantit amerikan Bechtel, i cili as nuk i hyri fare kokëçarjeve për të marrë kredi vetë, por lekët ja kërkoi qeverisë. Pas pjesës shqiptare, Bechtel, së bashku me nënkontraktoren turke Enka, ndërtoi edhe pjesën e Kosovës së Rrugës së Kombit, pra autostradën Prizren-Prishtinë, si dhe atë që lidh Prishtinën me Maqedoninë e Veriut. Ky gjigand ka ndërtuar gjithashtu edhe në Kroaci, Slloveni, e vende të tjera të Ballkanit.
Po kjo kompani, po ndërton Hidrocentralin e Skavicës, një projekt i vjetër i studiuesve shqiptarë, që e konsideronin si zgjidhësi i problemeve të kaskadës së Drinit, për të mbajtur rezerva edhe kur nuk ka shi. Skavica po ndërtohet me një investim direkt amerikan, ku Bechtel natyrisht është kontraktore.
Sali Berisha, ndërkohë që kur ishte në qeveri fliste për ndërtimin e hidrocentralit, sot e kundërshton atë, duke u bërë bashkë me kontestuesit e projektit. Megjithatë në fund të fundit, opozita ka për detyrë që të përthithet me shoqërinë e zërat e ndryshëm oponentë. Gjithsesi këtu bëhet fjalë për investime kapitale që kanë të bëjnë me fatet e mëdha të zhvillimit të vendit.
Siç ka ndodhur edhe me Fierzën, ku u përmbyt një qytet siç ishte Kukësi i vjetër, por edhe mjaft territore të tjera të zonës, edhe Skavica merr me vete mjaft toka e vendbanime të luginës së Drinit në Dibër.
Prej kohësh ka hasur në kundërshtime nga banorë, por edhe ambjentalistë e aktivistë nga i gjithë vendi. Gjithsesi ai konsiderohet një investim kapital për energjitikën shqiptare, e natyrisht detyrën për të dialoguar e arritur marrëveshje me banorët e grupet e interesit e ka qeveria.
Ku në radhë të parë do t’i duhet të flasë me opozitën, për të arritur një qëndrim ku çdo investim i madh për vendin nuk mund të kontestohet.
Siç ka ndodhur për 30 vjet, apo edhe për portin turistik të Durrësit, ku një herë në muaj sulmohet gjigandi emiratas Amar, sa Alabari më shumë flet për të përgënjëeshtruar zërat në Shqipëri, sesa në projektet e tjera që ka nga Egjipti në Kinë.
Në Itali, Lëvizja e Yje e Beppe Grillos, kundërshtoi ndërtimin e gazsjellësit Tap me arsyetimin se do të ndosë plazhet e Puglias. Me këtë erdhi në qeveri, por nuk vonoi shumë dhe u detyrua të tërhiqej, e sot gazësjellësi më i rëndësishëm alternativ me Rusinë po furnizon europën me gaz.
Politikani që u bë flamur i këtij kontestimi, Alessandro Di Battista, jo vetëm që nuk hyri asnjë ditë në qeveri, por Grillo e çoi për eskursione të gjata, derisa u largua nga partia. Për kryeminisër zgjodhi një personazh që nuk kishte qenë kurrë në lëvizje si Giuseppe Conte që sot është kryetar i partisë.
Eh! Saliu keshtu ka qene gjithemon,i prapt,i lig,qellimkeq per te ardhemen e shqiperise. Kurre nuk ka bere nje te mire Saliu me partine e tij demokratike per vendin tone.Ai u ka sherbyer gjithemon armiqeve te shqiperise sidomos UDB-s Jugosllave,edhe sot Serbis. Nga Saliu asgje e mire nuk pritet. Edhe po te vij (qe nuk ka per te ardhur kurre) ne pushtet ai fillimisht do meret me denime te temerrsheme duke filluar nga Edi Rama e pastaj te tjeret per te nxier mllefin e tij qe po e bluan brenda ndergjegjes se tij per 15 vjete rresht,per t'u hakmarr.Saliu eshte shpirt zi dhe mendon vetem per te zeza.
Të shtoj edhe unë diçka.Sali Berisha tradhtari i kombit, spiuni i çertifikuar i UDB,ka patur detyrë shtëpie të shkatrojë Shqipërinë.Jo rastësisht shkatroi fabrikat, uzinat, bujqësinë,serat, arsimin, shëndetësinë,preu pyjet dhe plantacionet e ullinjve,hekurudhat, dhe krijoi firmat piramidale etj,etj. Pasi ia ariti qëllimin,padronët e UDB-së i dhanë detyrë fazën e dytë,atë të pengimit të ardhjes së investimeve të huaja kapitale që do ta ngritte ekonominë shqiptare.Prandaj bën si i çartur kur ofrohen investimet e mëdha.Se sa djallëzor është mjafton të bëhet një revizion i dhënies me koncesion të pasurive nëntokësore (kromi,hekuri, nafta etj.)e mbitokësore!Këtu nëse SPAK e ka me seriozitet të pastrojë tradhëtitë kombëtare dhe korupsionin le të hetojë kushtet me të cilën i ka dhënë koncesionet. Krejtë këte e ka bërë me qëllim që Shqipëria mos të ngritet ekonomikisht dhe politikisht!? PRANDAJ THEM SE SPAK KËTË TRADHTAR DUHET TA HETOJË NGA A DERI NË ZH DHE URGJENTISHT TA BURGOS DHE JO TA LE ÇDO NATË TË DËRDËLLISË NGA BALLKONI.
Kjo ndodh sepse si Greqia dhe Serbia deshirojne nje Shqiperi te dobet dhe mjerane qe ta nenshtrojne kollaj dhe per kete kane bere investime te konsiderueshme kudo ne cdo qelize te shtetit , politikes , medias dhe terren me agjenturat e tyre.. mos u habisni vetem shikoni realitetin. Agresiviteti kunder investimeve serioze ne te ardhmen e Shqiperise, degjoni argumentet e disa "analisteve" , "specialisteve" dhe politikaneve me sa pasion kundershtojne disa arrijne te thone hapur qe Shqiperia nuk duhet te shqetesoje fqinjet apo do te shikoni se cfare ju bene Greqia qe ju veproni kunder saj (kercenon ne emer te saj) perse vjen kjo del pyetja...????!!!! Sepse ne kemi nje shtet diabolik ku seksioni i inteligjences nuk exziston si pararoje per mbrojtjen e sigurise kombetare ai eshte nje institucion per mendimin tim totalisht ne kontroll te fqinjeve no mes kjo atehere eshte qender prostitucioni dhe bixhozi.. Kryeministri duhet te dije te ndertoje nje shtet me profesionist dhe jo te ndertoje harem per vehten e tij...
Sulmohen nga injoranca
O Rike Rosa, numri i gabimeve faktike ne kete shkrim eshte gati pa fund. Po te them vetem njerin 1) skavica nuk po ndertohet 2) financimi nuk eshte gjetur. Ka plot te tjere. Mero te duhet redaktor urgjent
Saliu, njeri shpirtzi. I pranueshem vetem per njerzit e zinj nga shpirti.
Eshte fare lehte te dihet pse sulmohen investimet e medha dhe investitoret serioze gjithandej ku jetojne shqiptaret... Sulmohen sepse hajnat dhe zhvatesit e medhenj shqiptare nuk mund t’i marrin gjysmen e me shume te atyre investimeve kapitale qe do ta ndihmonin Shqiperine dhe popullin e kombin shqiptar... Dhe, kjo eshte e turpshme per çdo kohe... DRENICA E KUQE
Eshte fare lehte te dihet pse sulmohen investimet e medha dhe investitoret serioze gjithandej ku jetojne shqiptaret... Sulmohen sepse hajnat dhe zhvatesit e medhenj shqiptare nuk mund t’i marrin gjysmen e me shume te atyre investimeve kapitale qe do ta ndihmonin Shqiperine dhe popullin e kombin shqiptar... Dhe, kjo eshte e turpshme per çdo kohe... DRENICA E KUQE
Eshte fare lehte te dihet pse sulmohen investimet e medha dhe investitoret serioze gjithandej ku jetojne shqiptaret... Sulmohen sepse hajnat dhe zhvatesit e medhenj shqiptare nuk mund t’i marrin gjysmen e me shume te atyre investimeve kapitale qe do ta ndihmonin Shqiperine dhe popullin e kombin shqiptar... Dhe, kjo eshte e turpshme per çdo kohe... DRENICA E KUQE
u shofte Lexhenda dhe rrofshin zagaret ( te pafajshem ) !
Sulmohen investimet e medha per shume arsye. Sepse pushtetaret tane jane hajdute te paskrupull. Pa me thoni, cfare fitoi populli shqiptar nga TAPI? I vetmi investim i madh dhe jo i vogel. Keta qenerit tane i lidhin kontratat ne menyre te tille qe te perfitojne vet. Dhe populli lesht te perfitoj. Kjo eshte pergjigja e pyetjes!