
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi nga samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua dje në Tiranë.
Rama i ka bashkangjitur kësaj fotoje diçiturën “duke shty procesin”, që me sa duket i referohet procesit së integrimit evropian të Shqipërisë.
Kujtojmë se udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesë të Komisionit europian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, u mblodhën në Tiranë për të diskutuar rreth Planit të rritjes që Komisioni europian ka ofruar për rajonin.
Brenda këtij viti syonhet të vihen në zbatim disa projekte që lidhen me sistemin e pagesave, me reduktimin e procedurave të qarkullimit të mjeteve dhe mallrave, inovacionin apo ofrimin e internetit në hapësira publike në të gjithë rajonin.
Në takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ndodhet për vizitë në Irlandë.

Lini një Përgjigje