Ajo që ra më shumë në sy në Samitin e zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë , ishte mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ishte në një vizitë në Irlandë.
Në lidhje me mungesën e Kurtit në Samit, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, i ftuar në emisionin Open në News 24, deklaroi se mund të jetë shenjë e faktit se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë të mira ose raportet ndërpersonale mes Ramës e Kurtit nuk janë të mira.
Ai shtoi se Kurti ka qenë në një vizitë edhe në Irlandë, por shtoi se protokolli e parashikon se kur në një Samit mungon kryeministri, mund të marrë pjesë zv kryeministri ose ministri i Financave.
“Me sa jam informuar, z Kurti ka qenë në një vizitë në Irlandë, kështu që ndoshta nuk ka pasur mundësi fizike. Këtu ka diçka që nuk shkon, që është mes dy kryeministrave, kjo nuk do mend shumë që të kuptohet.
Por ndonjëherë edhe agjenda e ngjeshur nuk lejon liderët të marrin pjesë në Samite. Protokolli e pranon që në vend të kryeministrit mund të vinte në Tiranë zv kryeministri ose ministri i financave.
Mungesat ndonjëherë janë mesazhe të problemeve të marrëdhënieve mes dy vendeve. Edhe Mali i Zi nuk e di pse ka munguar me përfaqësuesit e vet, që duhet të ishte, sepse në Tiranë ishin përfaqësues të vendeve të rajonit. Por, ajo që na dhemb ne është raporti me Kosovën”, u shpreh Milo.
Po per ne Athine qe Kurti shkoi si e parashikon protokolli zoti Milo? Po gjithe ato shmangie nga Edi Rama si e parashikon protokolli; po te ngreje parti ne Shqiperi per te rrezuar Edi Ramen si e parashikon protokolli, po tani ne Maqedoni si e parashikon protokolli, po me Ameriken si e parashikon protokolli etj etj etj. Cili protokoll protokolli Rusise? E, pra Albin Kurti e ka vertetuar me dhjetra here se punen e kujt ben, ama u pelqen kosovareve, puna e tyre, veçse mos te hane mut e te flasin. Te vazhdojne me protokollin e tyre se si Afganisatni do ti gjej se ashtu bene dhe ne 1944 me Hitlerin si sot me Putinin. S'ka nevoje ketu per sqarime te tjera!
Se kuptoni se Vucic nuk ka pranu me u taku me Kurtin pasi i vrau 4-5 paramilitar! Prandaj Sorosi (junior)me eliten e vet i kordinon keto gjana edhe e dergojn Albinin jasht. Mos marrja pjes Vucucit samiti do ishte deshtim, dhe rryma Ruse do fitonte analizon pak o Z. Milo se je intelektual!!!!!