
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka folur rreth hetimit të SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai tha se hetimi i ish-kryeministrit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në këtë vend e cila sipas tij nuk ka nisur me seriozitetin e duhur. Sipas ish-kreut të SHISH është e çuditshme që hetuesit nuk i kanë treguar rëndësinë e duhur kësaj ngjarje, aq sa sipas tij, kjo duket e qëllimshme.
“Gjykatësit që janë caktuar për këtë problem e kuptojnë rëndësinë e çështjes. Berisha është politikani më i rëndësishëm në këto 30 vite i këtij vendi. Ai ka lënë shumë gjurmë në gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në këto 30 vit. Kështu që përballë tij, ata duhet ta kuptojnë se efekti i këtij procesi është shumë i madh.
Unë nuk di detaje, por më duket shumë çudi që këta njerëz që kanë marrë përsipër një proces të tillë, nuk qenkan treguar serioz. Ata e kuptojnë se i gjithë reputacioni i Prokurorisë Speciale, i Gjykatës Speciale, apo edhe i tyre personalisht do vendoset në këtë proces.
Është procesi më i rëndësishëm, më i madh, kështu që të kenë gabuar kaq rëndë, s’qenkan profesionist domethënë. Më duket çudi që po ndodh diçka e tillë, sikur e kanë bërë kastile”,-tha ish-drejtuesi i SHISH në “Now me Erla Mëhillin”.
Çdo njeri me njohuri juridike bazike e kupton që ka diçka që nuk shkon me çështjen Berisha se dihet që ai do sulmojë gjykatën do bëje show por fakti që s'ka kerkesë zyrtare Kuvendit per autorizim hetimi dhe marrje ne pyetje është me spec si thuhet në gjuhën popullore E përkthyer s'ka asnjë prove nga akuza prandaj pas 3 vitesh është në hetim jo i pandehur
Çdo njeri me njohuri juridike bazike e kupton që ka diçka që nuk shkon me çështjen Berisha se dihet që ai do sulmojë gjykatën do bëje show por fakti që s'ka kerkesë zyrtare Kuvendit per autorizim hetimi dhe marrje ne pyetje është me spec si thuhet në gjuhën popullore E përkthyer s'ka asnjë prove nga akuza prandaj pas 3 vitesh është në hetim jo i pandehur
A thua po tallen me popullin? Po Amerika cben? Edhe ajo po tallet?
Nuk po tregohen serioze (Serious) me dosjen e Berishes? Si mund te jete seriously (serioz "shqip") nje popola (popull "shqip") si ish Epirotet Genitsere te turqizuar si puna tuaj zoti Klosi? Nje popola qe jo vetem ndryshoi Emrat,Mbiemrat,Istitucionet Greke Epirote ne Arabe,Identitetin por edhe luftoi kunder atyre qe donin te cliroheshin nga Perandoria tuaj Osmane. You jini Ata qe ndryshuat Topo-Onomat toponimet greke te Vorio Epirit ne emer te nje Pashalleku turk.
Spaku po e pranon poshterimin ne publik sepse ai nuk ka prova ligjore kunder Berishes dhe automotikisht nuk mund ta denoje ate. Por per te dale para opinionit qe ne po bejme drejtesi ai po poshterihet ne publik duke bere teater,dhe cfare teatri se ku humori dhe spektakli jane te garantuar. Ai ka bere nje kontrate me Berishen per mos denimin e tija duke edhe u vete poshteruar sepse nuk ka prova ligjore, por opinioni pret per denimin e tij. Ne kete marreveshje jane pale nga spaku Arben Kraja dhe nga Berisha eshte vajza e tij.Askush nuk este ne dijeni tjeter as avokatet e tije.