Dumani i përgjigjet pyetjes pse nuk hetohet Frida Krifca për abuzim me fondet e BE

27 Tetor 2025, 18:46Politika TEMA
Dumani i përgjigjet pyetjes pse nuk hetohet Frida Krifca për abuzim me

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri. Kështu u përgjigj kreu i SPAK Altin Dumani në Kuvend, sipas të cilit kjo është një çështje prioritare, por hetimet janë në fazën paraprake.

“Po ka regjistruar një procedim, e kam pohuar edhe në komisionin e ligjeve, por është bërë deklarim publik nga SPAK në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF dhe zyrën e prokurorit publik europian, por me OLAF kryesisht si iniciues i këtij procedimi”.

I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti, se pse nuk hetohet Frida Krifca, Dumani u përgjigj: “Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është çështje prioritare se kushtëzohemi nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja”.

Pyetjes se pse nuk ka veprim të menjëhershëm kur rastet lidhen me qeverinë, përkundër rasteve të opozitës, Dumani iu përgjigj se SPAK është i ftohtë në çështjet penale dhe nuk ka rëndësi se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale.

“Ky është vlerësim i juaj zonja deputete Ne jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale. E rëndësishme është të sigurohen provat dhe të ngrihet akuzë e suksesshme. Jemi në fazën e hetimeve paraprake”.

3 Komente

  1. O
    O

    Dumani leri pordhet,pse nuk i heton krimet e Sali qenefit? Jepuni pergjigje shqiptareve,gjykata e Strasbourgut e quajti 21 Janarin krim shteteror?. Nuk shtyhet koha me mashtrime.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Te gjitha ceshtjet ky kari Dum Dum i ka ne hetime paraprake, po ndonje te perfunduar ka ore kari ?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Keta te PD vetem aty i kane shpresat,mos po hyjne shumica ne burg dhe ju tepron ketyre pushteti,pasi me zgjedhje nuk kane shprese

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje