Dumani i shqetesuar se çfare do të bëhet me prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit

14 Prill 2025, 16:52Politika TEMA

 

Dumani i shqetesuar se çfare do të bëhet me prokurorët  e

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se rritja e kallëzimeve të nisura nga qytetarët tregon besimin gjithnjë e më të madh ndaj punës së institucionit. Sipas tij, krahasuar me një vit më parë, ka pasur një rritje prej 36% të hetimeve të nisura nga denoncimet qytetare, ndërsa vihet re një ulje e kallëzimeve nga Policia e Shtetit.

Në raportimin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se aktualisht janë nën hetim 33 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë. Për 10 funksionarë publikë janë dhënë dënime të formës së prerë vetëm gjatë vitit 2024.

Ai theksoi se hetimet kanë treguar që korrupsioni zhvillohet në mënyra gjithnjë e më të sofistikuara dhe se SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me vendet e rajonit si Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe po punohet edhe me Serbinë për të rritur kontaktet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Fokusi i SPAK ka qenë përmbushja e rekomandimeve të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave. Gjatë vitit 2024, struktura është përforcuar me 20 prokurorë të rinj nga KLP. Dumani theksoi se përkundër sfidave dhe presioneve, puna e institucionit ka vijuar pa ndërprerje, dhe rezultatet janë fryt i punës së ekipit dhe mbështetjes së qytetarëve.

Sipas tij, SPAK ka kaluar nga roli i pritësit të kërkesave nga partnerët ndërkombëtarë, në një rol aktiv dhe ndihmues. Aktualisht, 9.5% e totalit të të burgosurve në vend janë rezultat i hetimeve të SPAK.

Gjatë vitit janë regjistruar 145 çështje me 765 të pandehur, ndërsa për 91 çështje vijon procesi gjyqësor. Në raportin e dorëzuar në Kuvend dhe KLP, theksohet se prokurorët e posaçëm janë përballur me presione nga eksponentë të politikës, krimit të organizuar dhe media të caktuara. Dumani raportoi sot i shoqëruar nga prokurorët Klodian Braho dhe Adnand Xholi.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka evidentuar disa nga problematikat kryesore me të cilat përballet institucioni që ai drejton. Gjatë një deklarate publike, Dumani theksoi se një pjesë e këtyre sfidave janë të trashëguara ndër vite, ndërsa të tjera mbeten ende të paadresuara.

Presioni i jashtëm ndaj institucionit është një nga shqetësimet kryesore të Dumanit. Ai nënvizoi se SPAK është vendosur shpesh në qendër të debateve dhe sulmeve politike, duke ndikuar në punën e pavarur të prokurorëve.

Një tjetër çështje kritike është mungesa e një statusi të qartë ligjor për prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit. Sipas Dumanit, kjo situatë krijon pasiguri dhe mund të ndikojë në angazhimin e tyre afatgjatë në sistem.

Dumani shtoi se SPAK vuan gjithashtu nga mungesa e këshilltarëve ligjorë, element kyç për ndihmesën në analizimin e çështjeve të ndërlikuara ligjore. Ai theksoi nevojën për krijimin e një njësie analize, që do të shërbejë si mbështetje në hetimet komplekse.

Ndërkohë, numri i ulët i referimeve nga institucionet publike u cilësua gjithashtu si një problem i vazhdueshëm, që ndikon në eficencën e hetimeve.

Në fund, Dumani ngriti shqetësimin për mosekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një çështje që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për drejtësinë shqiptare, për shkak të shtimit të numrit të personave që kërkohen për ekstradim nga ky shtet.

16 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...e zhduku ate artikullin per sukseset e Dollanit Mero, menjehere...serviri nje tjeter jo lajm ne Tema....lol = Kurse artikuj per Ramen i nxjerr ne mengjes dhe nga mesi i drekes i zhduk sikur te ishin celularet e lali erit....lol

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec, shkruj per Spak po ke mendim....

      O Kalec, na thuj noi gjo per Dumanin qe do te ndryshohet kushtetuta per prokuroret e Spakut qe thone se jane te korruptuar me keq se ata te bandave kriminale. Te duket i ndershem Dadoja qe i shkruan vete denoncimet? Apo qe ka mbaruar shkollen memesatare 4.9? Apo qe ka hyre ne Spak ne kundershtim me ligjet? Po qe vete Dumani ka tre shtepi pa punuar aspak privat? E ka fajin Saliu qe akuzonme fakte Dumanin? Po per gjykatesin Bano si mendon, se thone se asht klysh i Saliut?

      Përgjigjjuni
    2. E
      Ermiri

      Qytetaret kanë vite që denoncojnë, por jeni ju që i lini të lirë. Ata që keni nën hetim (gjoja) vijnë e bëjnë shurrën tek ju, dhe ja fusin amerik, itsli, gjermani, dhe ju bëjnë karshillëk nga vëndet ku ata shkojnë. Me ate tendencë që keni ju, edhe i pafajshmi do dali i fajshëm. Sa për atë që janë shtuar se kanë besim, ja fut kot, sepse nuk kanë vënd tjeter ku të denoncojnë. Boll më me brekë të lagura, kush ka bythë le ta bëjë atë punë, në mos, ec shtyrë bythën.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AS

        SPAK duhet dhe do kontrollohet nga Kuvendi (te zgjedhurit e popullit). Zgjatja e mandateve per prokuroret nuk i ben ata te pasigurte per te ardhmen e tyre, por i ben te ndergjegjshem qe te punojne me ndershmeri. Prokuroret nuk jane mbreter apo papa qe zgjidhen nje here dhe te zene vendin deri ne vdekje. Ata duhet te pergjigjen per veprimet e tyre ne kohe dhe kontratat zgjaten ose mbarojne ne baze te punes se tyre.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Pas përfundimit të mandatit të shkojnë të rrëfehen te prifti, ata që kanë shfrytëzuar pushtetin për hakmarrje nuk duhet të shkojnë as atje ku kanë qenë para se të hynin në SPAK. Nga çfarë kemi parë deri tani asnjë privilegj nuk meritojnë më. Kur të vejë Saliu atje ku i takon për të vrarët e '97-tës, pës shkatërrimin e shtetit, për Gërdecin, për 21 janarin - të vrarët në bulevard nga kryekrimineli i bulevardit, - pasi të përjashtohen nga SPAK-u ata që kanë kaluar vetingun me mik etj. atëherë po, mund të lindë e drejta për të parë çfarë duhet bërë kur u mbaron mandati...

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lanabregsi

            Spaku pa larguar paligjshmerin e emerimit te Olsi Dados nga Spaku nuk mund te jet I besueshem para shqiptareve. Kur behesh prokuror I Sapakut me metoda mafioze si mund ti besojm ne ketyre organeve?!

            Përgjigjjuni
            1. M
              M

              Duman vendos ligjshmerin Brenda Spakut,largo Olsi Dadon qe ka hyre ne Spak ne shkelje te ligjit,pastaj do behesh i besueshem.

              Përgjigjjuni
              1. H
                H

                Mos u shqetso Duman,shqetsimin e kan shqiptaret qè ju imponohet nje prokuror I jashligjshem ne Spak si Olsi Dado. Pa u larguar prokurori Olsi Dado I futuŕ ne menyr koruptive nuk mund te kemi drejtesi.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje qytetar Tiranas

                  Jam i shqetesuar thot ky se cfare do bejne prokuroret mbas mbarimit te mandatit , ti i pari e Ols hajvani e te gjithe te tjeret jo tu shtohet mandati por te largoheni qys sot , dhe te jepni llogari per punen e seleksionuar , ju kerkoni aksadrimin nga Arabia per kriminelet , ky eshte meraku juaj , e nuk dergoni ne gjykate kry kriminelin Sali Berisha ,Lulzim Basha , per vjedhjet te rruga e kombit , nuk dergoni ne gjykate po Sali Berishen e Lulzim Bashen per vrasjet e 21Janarit nuk dergoni ne gjykate Sali Berishen ,Fatmir Mediun , Shkelzen Berishen per vrasjet ne Gerdec , keto do shumica e popullit , por ju te gjithe prokuroret gjygjtaret avokatet tsllni bythen me popullin duke shtyre e shtyre proceset , Altin je i kapur ose i frikesuar nga Berisha , prandaj ti i pari e gjithe prokuroret e gjygjtaret te jepni dorheqje qysh sot

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salehu

                    Infomojne e kallezojne nestat dhe bijte e shpellakut per te lane ne rutine punen, mos shqeteso se ka tjere qe do ndjekun gradecin 21 janarin bijt e bijat e shpellakut ,ti gjeje ndonje kanal qe ashte hapur pa lejen e ambjentalistave ose ndonje rruge pylli, pse nuk ke bere kontroll tek banesa e shpellakut apo te gita o dum duman

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mara emigrante ne Itali

                      Z Dumani nuk duhet te kesh dyshime , zgjatja e mandatit te prokuroreve duhet te behet ne baze te punes se tyre , ata prokurore qe kane konflikt interesi dhe japin vendime te gabuara duhet te perjashtohen , Mos valle edhe ju zoteri jeni nje nder ta prokurore ? Besueshmeria ne popull ka rene , nuk eshte me ajo qe populli priste , ju kriminelet po I lini perjashta ju po i nxirni vete te dhenat sekrete .prandaj mos u ligeshto shume .

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .....

                        Kur te mbarosh mandatin ti dhe prokuroret e tu dhe te Saliut, do tu degjojme mandaten se e pordhet me keq se Dhalla? Bashibozuke te padreqshem dhe pa pike rakubeti; s'u bete nje here njerez, por ngelet halé e Shqiptareve te ndershem.

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          .....

                          Kur do e dergoshe ne gjykate Saliun e Fatmirin apo kur te vdesin?! Vdekshe bashke me ta , palaço burre! Ngelet kerma tere jeten , bile ja na lindi dhe Adriatiku Llapes tani kerpudhe e Saliut. Djem te rinj, pa dinjitet, moral, nder, respekt, hajduta e kriminela me pushke e mendje!

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            hila

                            Na paskan edhe pretendime prokuroret e SKapit? Nese keni punu me drejtesi sipas ligjit mos keni merak se su gjen gja, nese keni ba maskaralleqe dijeni se duhet keni frige. Sala per ate nuk ik nga PD se e din cfare ka ba, e ka frige. Duket se u burrokratizut shpejt me rrogat super te nalta e inatet edhe ma te medhaja. gjeni kriminelet e vertete te ketyne viteve e mos u merrni me te vegjelit, cironka sic thone korcaret, Po tu lihet edhe nje mandat ata bahen njerezit ma te rrezikshem mrenda drejtesis. Sot ato pegjojne gjygjtaret neser edhe Presidentin e te gjithe eproret e tyre. Turp te kene qe dalin kaq haptas, e kjo tregon shume se cfare njerezish jane! edhe ma te ndershmit e botes te ishin nuk duhet tu shtyhet mandati.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cuku

                              Sa te keni Berishen mos e rruani Dum Duhani.se keto "sherret" me.Berishen jane lojra qe beni

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cuku

                                Se ju jeni te gjithe ushtaret e Berishes .......ju ka peng me dosjet Berisha

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje