“Durrësi një orë në ditë me ujë”, Rama-komentuesit: Shkop magjik s’kemi, por brenda këtij viti nis projekti për furnizimin 24 orë

2 Prill 2025, 12:50Politika TEMA
“Durrësi një orë në ditë me ujë”,

Në episodin e radhës të rubrikës ‘sy më sy’ me komentuesit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari nga Durrësi i cili i shprehte shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm 24 orë.

Rama tha ndër të tjera se shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë dhe investuar për ujin e pijshëm në tre mandatet e tij nuk është investuar kurrë më parë.

Komenti nga Ardi Omeri: Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur të besuam dhe ta dhamë votën masivisht.

Kryeministri Edi Rama: I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013.

Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej.

Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.

Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.

Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.

Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë.

9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.

Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku.

Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë.

Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24  orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.

13 Komente

  1. T
    Teme

    Po o gjigant po....na enjte me llafe...1 ore ne mengjes vjen ne mes re Durresit....nderkohe ujerat e zeza derdhen ne Golem afer Grint shko shikoji nese nuk beson.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Ka qe.ne 2013 qe thot do ju sjell ujin 24 ore. Vazhdini votoni keta plehra si.majtas e djathtas. As.ne 2030 sdo.keni uje

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Po ka dhe nje problem te madh ne Durres. Ka avari cdo dite ne rruget e qytetit ku behen germime duke prishur asfaltin e ku per riparimin e tyre nuk kujdeset me askush. Ato mund te rrijne si gerdalla ne rruge duke shqetesuar qytetaret dhe shoferet e makinave ka raste deri ne nje vit apo me shume. Nuk ka asnje kordinim nga ujsjellsi per te marre leje ne bashki per hapjen e rrugeve dhe asnje afat per mbylljen e tyre. Vazhdon fryma e rrumpalles ne UKD qe futi drejtori milioner Kovaci qe pasi e mbushi thesin me tenderat e famshem i la punet rrugeve.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Ptuh

          Ka 12 vjet ne pushtet loqja, tani u kujtua qe Durresi ka 1 ore uje ne dite. Nuk duhet shkop magjik te furnizosh me uje qytetin e dyte me te rendesishem te vendit o hajdut me cizme. Per trefishimin e rrogave tuaja i gjeni me vrap leket.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Ai Meros ti kishte kerkuar ndihme e do behej Durresi me 24 ore drite e uje...ne shekullin e Ramazonit....lol

            Përgjigjjuni
            1. F
              FARI

              NE PRAG ZGJEDHJESH PARTIA I BEN TE TERA.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cinxo

                Ne fund, lesh do marrin te gjithe, tha ai ...

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tirana metropol

                Tirana metropol nuk ka uje 24 ore. Ne se dihet ky fakt nga bashkia qe ka thene qe ka uje 23 ore, qysh nga 2013, nuk eshte e vertete. Te rruga Seit Gega cdo dite uji ndalohet 8 ore, me te shumti naten. Banoret i jane kthyer kanoceve. Turp. Keshtu e kerkojme europen, pa uje. Jo fushate per fushate, por zgjidhni nevojat e qytetareve. Ndernarja mesiguri e jep ujin diku tjeter dhe spyet per banoret.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Simbad

                  Zoti KM. Teoria e "shkopit magjik" funksionoi vitet e para te qeverisjes. Tani pas 12 vjetesh na e nxjerr prape "shkopin" mbi tavoline, si justifikim??!! Sikur nuk shkon me... Fushaten e kaluar premtove "uje 24 ore ne zonat urbane". apo e harrove ? Sa per dijenin tende, nuk eshte vetem Durrsi mor "zotni", eshte gjithe Shqiperia, filluar nga Tirana. Po Vlora, qe noton mbi uje qe derdhet ne det, dhe nuk ka uje ne çezma??!!. Vazhdon ajo teoria e "grupit armiqsor qe zbuli Belinda vjet te Ujsjellsi i Vlores ??? Lahet "turisti elitar" me sapllak, si ne shekullin XIX. Turp e faqja e zeze. Qesh e qaj. Kane filluar te çahen rruget per te bere kanalet ne Vlore nga e para. Eshte bere Vlora si Kandahar. Megjithate, problemi i rrugeve eshte me i vogli, krahasuar me punen qe behet per te sjelle ujin. Tubat qe futen nen toke jane po aq te ngushte sa tubat e kohes e Vekes....Sistemi eshte kaq i dobet vetem 50 cm nen toke sa difektet do jene te perditeshme. Si gjithmone "zgjidhje e pjeseshme", pa largpamesi, pa vizion. pa plan....Vari lesht ksaj pune...Hajde shifi nje here se na ke munguar. Ke kaq kohe...Nejse , gjithe kjo per te thene qe realiteti eshte shume me ndryshe se sa e imagjinon KM=ja me gjithe ata qe i shkojne mbrapa...

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zyko

                    Sigurisht projektet fillojne para zgjedhjeve dhe harrohen menjehere pas fitores. Mjeshter si genjeshtar. Popull Votoni partite e reja!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na myten

                      Ja sa te behet Marina dhe nuk do ta keni me ate nje oreshin me uje. Do ia jape Kucedres si andej nga Bregu.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bummm.bumbum

                        Edhe passe vjetësh bëni fushat për uj dhe drita 24 orë . Çudi pse ju ka hik memorja shumicës

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dursakja

                          Zoti kryeministër, paraqitët programin e partisë për 4vjeçarin e ardhshëm, por nuk pashë aty asnjë premtim për amfiteatrin e Durrësit, program i partisë (në mos gabohem) për 4vjeçarin e tretë?Nuk e dimë kur do fillojë projekti i premtuar? Jeta e banorëve të asaj zone po mbahet peng prej kaq vitesh, duam të bëjmë punime të vogla por nuk na lejohet, nuk dimë si të veprojmë.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje