E akuzoi se "flinte mbi dosje", Belind Këlliçi përgëzon publikisht prokurorin Dritan Prençi: Në një klimë presioni të jashtëzakonshëm, tregove guxim

17 Dhjetor 2025, 17:06Politika TEMA
E akuzoi se "flinte mbi dosje", Belind Këlliçi

Deputeti demokrat Belind Këlliçi përgëzon publikisht prokurorin e SPAK, Dritan Prençi, menjëherë pas kërkesës që ai dërgoi në Kuvend dje dhe kërkoi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Belind Këlliçi e ka akuzuar për muaj me radhë prokurorin Dritan Prençi se "flinte mbi dosje" dhe "nuk kishte guxim" të hetonte Edi Ramën dhe Erion Velinë për inceneratorët. Tani, e përgëzon publikisht.

"Nuk besoj se ka politikan apo qytetar që ta ketë kritikuar publikisht Prokurorin Dritan Prenci më shumë se unë. Dhe kjo kritikë nuk ka qenë as impulsive, as personale, por mbështetur në një fakt kokëfortë: mos-hetimin deri në fund të aferës së inceneratorit të Tiranës dhe mosnxjerrjen para drejtësisë të dy pronarëve faktikë të kësaj grabitjeje monumentale, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Por për arsye se koha që kalon pa drejtësi sakaton kurrizin e stërmunduar të shqiptarëve dhe duke i qendruar besnik këtij parimi, sot dua ta përgëzoj prokurorin Prençi për profesionalizmin dhe guximin real në çuarjen e mega aferës “Balluku” para drejtësisë", shkruan Belind Këlliçi.

Sipas deputetit demokrat, në një klimë presioni të jashtëzakonshëm nga vetë kryeministri, mediat e qeverisë dhe nga rrjete kriminale të afta të bëjnë gjithçka për ta heshtur të vërtetën, prokurori Dritan Prençi ka treguar profesionalizëm e guxim.

"Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të zv. Kryeministres, fill pas një vendimi skandaloz të Gjykatës Kushtetuese është akt kurajoje institucionale, përpos se akt korrekt procedurial. Një standard i munguar prej vitesh që shoqëria shqiptare e ka kërkuar me ngulm, shpesh duke u ndjerë e tradhtuar", vijon Belind Këlliçi.

Ai thekson se respekti i sotëm për prokurorin, nuk e fshin detyrimin e nesërm të Dritan Prençit, që sipas deputetit demokrat, duhet të ruajë të njëjtin standard hetimi, të njëjtin guxim dhe të njëjtën pavarësi shqiptarët presin edhe për aferën e shekullit, inceneratorin inekzistent të Tiranës.

"Një fantazmë betoni dhe kontratash që deri më tani kanë djegur të paktën 180 milionë euro nga taksat tona. Drejtësia nuk matet me raste të izoluara, por me koherencë. Dhe koherenca është prova e vërtetë e integritetit", përmbyllet reagimi.

13 Komente

  1. V
    Vlora

    Belua. Bela

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Me kete lavderim qe i bene Krriçi,me falni Klliçi,tregon se Dritan Prençi eshte edhe prokuror edhe anetar fanatik i PD-ke. Prandaj njerzit e PS-te denohen dhe mbahen pafaj ne paraburgim. "Lum shqiperia per kete drejtesi".

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spaku kostumi i Sali Monstres me Dumanin

        Shqiperine e mbyti Jevgu moj e mjera Shqiperi .Shqipetare mos rri Po duku o njeri/ Dhe Maloku i mjeruar mori shtetin ne duar E shkaterroi,vodhi dhe vrau ,Pa meshire me keq se Shkau. Per ta bere shkrumb e hij korruptoj SPAK -un eRi. Spakun e mbyti Monstra Sali me Dumanin Faqezi qe Saliut rin duke ju Argita pr dr ne Lenden e Krimit luan rrolin e Sali trimit Spaku i Dumanit s‘ishte qe tjeter beten shpetimi i nongrates. Bosi Sali qe i merr tenderat nepermjet te tjereve,luftig per drejtesi. Spaku kamuflim per te ndihmuar krimin.

        Përgjigjjuni
    2. b
      bah

      Dritan Prençi kusheri i Shemsi Prençit.Gjithe Berishistet jane kudo ne SPAK,GJKKO e BKH. Te dhjefsha drejtesine qe ke reformuar o Rame.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nesti Angoni i PD

        E nxori koken Nesti Angoni qe eshte ne sherbime te Bufit komunist..... Mjerre ata mjerran qe e besuan te SPAK u

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          SPAK BKH=NESTI ANGONI, zëdhënës Sali Ramë Berisha me klyshët e tij!?

          Përgjigjjuni
        2. I
          I

          Po te levdoj Belua dhe Saliu kuptohet qe je muti I tyre.Prokurori Dritan Shemsi Sali Prenci po bene politik jo drejtesi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadiu

            Belua i mori lekët për bomba për bashkinë nga Bela. Do ta shikoj ky prekurori këtë fenomet që është më shumë se një çeshtje penale dhe që kanë bashkpunuar bashk për djegien e bashkisë

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baca

              Ore nga eshte ky Prenci? A thua jane nga e njejta nahi me ate te goditurin, Dum-dam-dym. Jo se po me rruhet Muli per te, por thjeshte per kuriozitet.

              Përgjigjjuni
              1. B
                B

                Dritan Prenci eshte mbeturine balliste qe kane bashkepunuar me fashizmin. Kjo llos specie e urren partine socialiste,prandaj po e lincon Belinda Ballukun. Kush nuk e di,eshte dibran si Dumani dhe Gazidede, vrasesi i Remzi Hoxhes.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vëzhguesi

                  Akoma merreni me këtë evgjit muti, e vetmja gjë që i shkon është gërneta dhe një lodër nëpër kafene duke lypur qindarkat nga klientët.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SHKËRDHITA

                    Hapur dhe ashiqare fare, me emer e mbiemer tregohet kush jane veglat e kapura apo te shitura ne sistem, qe jane ne sherbim te hajnisë së Çyrykëve Blu, qe komandohen nga fshataro-fashistët helen dhe barbaro-komunistet sllave. Në maje te plehut qendron felliqesira anti-kombetare, shpellari dhëmbë-pa-lari me dy ditetlindje dhe me dy mbiemra, bastardi i Karaxhiçit, Saleh MUT Berr-isha, bashke me 50 petritat qe i kane mbetur, mbllaçitës te barit te Kimetes dhe ndjekes besnik te Varkarit te partise, te zbritur ne Tirane me valixhe druri dhe me triko leshi. Tashti nje pyetje kam une: Meqe Ngjela thote se amerikanet jane kembekryq ne SPAK (Amin!), pse na i lënë këto fëlliqesira sllavo-helene neper kembe te bejne puçe shteti dhe ti shërbejne interesave Ruse????!!! Pse me goditjet ndaj qeverise ka shpejtesi SPAK-u, kurse per vrasesin e 21 Janarit apo 7 Milionishin e LaCivitas ka zvarritje te nje standarti tjeter???!!! Ktu nuk me del llogaria mua, Olimbiiii…. Per Edi Ramën: Ose ky stan kete bylmet ka dhe Ti perpiqesh mes llumit te besh drite per Shqiperine dhe Shqiptaret, ose je koke e kembe qenie e korruptuar. Ne ansje vend demokratik perendimor nuk do mbijetoje si kryeminister me kete nivel kalbesie ne sistem, dhe askush s’kishte per te te marre ne pune as per ato me te rendomtat me kete tip sjelljeje, ku as ne disko-klub s’te lejojne te hysh me atlete…. Me kar ballit fort façistave Blu me forcen e 86 Kartonave, dhe shfaros faren e felliqur anti-kombetare te quajtur PD. Lufte frontale JURIDIKE me regresin anti-kombetar Blu, dhe KRIJOJE TI PD-ne e Re, se te djathet e civilizuar jane pa zë sepse vepron fashizmi dhe terrori sllavo-helen me rosa ne brez per ato qe dalin kundra Varkarit. Ji vigjilent dhe NDRYSHO KURS me paranë e fukarasë Shqiptar se ne hale te gomereve do vesh me kete drejtim.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      L Luani.

                      SPAk u po dirigjohet nga i tredhuri Belo…. Mjere ky popull me kete opozite mjerane…,qe mendon se populli hane bare .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje