"E ka humbur fuqinë…", Kreshnik Spahiu: Gabojmë kur identifikojmë opozitën me PD, duhet rotacion

30 Maj 2023, 09:50Politika TEMA

"E ka humbur fuqinë…", Kreshnik Spahiu: Gabojmë kur

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” tha se një nga gabimet që ne bëjmë është se e identifikojmë opozitën me Partinë Demokratike ndërkohë që kjo e fundit prej dy vitesh e ka humbur fuqinë për të qenë forcë e dytë.


“Se ç’bëjnë këta me partitë e tyre është e drejta e tyre. Çështja është më madhore, cila është formula që sjell rotacionin politik?

E sjell një logo ku bashkohen  në një koalicion të gjitha partitë apo e sjellin disa miniopozita duke bërë të mundur që të grupohen të gjitha ideologjitë, këtu fillon e mbaron analiza.

Ne gabojmë nëse e identifikojmë opozitën me një apo dy individë  dhe gabojmë kur e identifikojmë Partinë Demokratike me opozitën. Partia Demokratike e ka humbur fuqinë për të qenë edhe forcë e dytë.

3 Komente

  1. E
    Eri

    I eshte merzitur migracioni Nikut..por nuk frymezon as ti o Nik. Je I perfolur shume. Duhet nje I paster si Alimehmeti.

    1. R
      Rajmond vlonjati

      "Eri"! Ene Alimehmeti o leter higjenike e Sahalese.

    2. D
      DORA D' ISTRIA

      Opozita eshte forca humbese. Rrotacioni nuk realizohet me forcen humbese. Nuk mund te dale PD te kete pushtetin por nuk fitoj zgjedhjet. Edhe koalicionet nuk formohen me forcat humbese sa per te qeverisur LSI bente koalicion vetem per te qene ne pushtet e per te vjedhur dhe tradhetoi ne keto raste. Kaloi sa ne njerin krah ne tjetrin. Pushtetin ta mbaje forca qe fiton se dhe pergjegjesia ndaj votuesve eshte me e madhe Cila force humbet zgjedhjet eshte e destinuar te qendroje ne opozite.

      Lini një Përgjigje