E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Përmes një reagimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se në këtë takim është folur për vizionin e partisë së Shehajt, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.
"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona.", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
I duhen keto vogelushet pa elektorat se i komandojne fare lehte
E ka kuptuar valle Nancy VanHorn me cfare karabushi ka konsumuar kohe sot? Ndoshta.
Amerika po pregatitet per, post pallosha
Salianjin e ka nxjerrë në fushëbetejë treshja Berisha, Rama, Metaj , të cilët kanë marrë përsipër kujdesin për ruajtjen e VAZHDIMËSISË KOMUNISTE në Shqipëri. Nxitimi për krijimin artificial të "Lëvizjes Salianji" është për të mos lejuar dhe për tu bërë barrikadë ndaj politikanëve të së djathtës së vërtetë si Agron Shehaj e të tjerë. Situata në TRE PARTITË E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE, PS,PD,PL, është aq e degjeneruar dhe absurde, sa paraqitet si nevojë imediate krijimi artificialisht i gjoja një lëvizje për të shmangur vëmëndjen nga dështimet skandaloze të këtyre tre partive që me çdo mjet kanë sunduar vëndin këto 35 vjet. PS, e cila u kujdes t'a bëjë me flokë Salianjin nga burgu formal ku e mbyllën me qëllim për t'a përdorur sot si hero të kohës, ka vënë në dispozicion gjithë tellallët e saj mediatik me në krye tellallin e saj të madhërishëm Mero Baze, për t'a paraqitur si "shpëtim" për opozitën këtë mender lëvizje. Dhe të kujt "opozite" thuaj, të asaj që PS është e gatshme t'ja shtroj rrugën me flori për qëndrimet që mban. Pyetja është e thjesht: përse nuk promovohet dhe mbështetet një parti e sapokrijuar si ajo që aktualisht drejtohet nga Agron Shehaj, por i mëshohet kozmetikës të një halepartie si PD, e cila me vepra ka treguar se as që i intereson demokracia e vërtetë, por i ka kontribuar ekzistencës së një sistemi hibrid në vënd? Sepse edhe më budallai e ka të qartë, që Mero Baze, i cili në këtë fletushkë u jep zë me dhjetra shkrimeve në ditë për të promovuar të "ndriturin" Salianji, nesër, nëse treshja PS, PD, PL ja dorëzon çelsat e PD Salianjit, është po ky Mero Baze i cili do çirrej deri në kupë të qiellit, se opozita udhëhiqet nga një mashtrues ordiner, shpifës kronik, e ku di unë!?? Ndaj them, prandaj e krijojnë sot, që t'a telendisin nesër, kur t'ua lyp nevoja. Kjo me të vetmin qëllim, përjetësimin e sundimit të PS, flamurtares së deklaruar të neokomunizmit tek ne. Dhe për t'a mbyllur, nëse Berishës, Ramës dhe Metës ju dhimbset demokracia, pse nuk ndërmarrin një iniciativë ligjore si ajo e fundit në Poloni, ku Partinë Komuniste e nxorën jashtë ligjit, por shpikin "lëvizje Salianji" e cila hapur dhe pa doreza flet për qëllimin e tyre të vërtetë, RUAJTJEN E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE!??