Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, me qëllim autorizimin e arrestimit të saj, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi raportin e pushtetit me drejtësinë.
Lubonja tha se nëse kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do rrëzohet në Kuvend, do të jetë një goditje ndaj drejtësisë.
“Nëse kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do rrëzohet në Kuvend, kjo do të jetë një goditje ndaj drejtësisë, por edhe ky do marrë goditje nga ndërkombëtarët, mendoj, në popull po e po. Ky pushtetet i ka për ta injoruar drejtësinë, mund të thotë e të luajë edhe me ndërkombëtarët, me BE apo KE dhe ta shtyjë. Sepse ne jemi të qartë që ky është një regjim.
Ka protesta, por populli është i lodhur dhe kërkon shpëtimin. Kur trashet e trashet shumë, bie një ditë. Rreziku i një drejtësie të kapur nga Rama mbetet i njohur dhe prezent, këtë e tregoi edhe Gjykata Kushtetuese. Në një vend normal, Rama do ishte nën hetim dhe do kishte “fluturuar””, shprehet analisti.
Për Lubonjën, drejtësia po punon, por duhet të tregojë më shumë kurajo.
“Ka kurajo nga SPAK dhe drejtësia, por duhet të hetohet edhe më thellë. Me këto gjëra që janë sheshit dhe ata nuk veprojnë, ata shkatërrohen si karrierë, me këto prova që kanë dalë hapur, me përgjimet, që i dinë edhe ndërkombëtarët, do ishte skandal që të mbrohej Rama. Ata mendojnë edhe për të nesërmen e tyre. Ne e dimë tani që mbreti është lakuriq, e shohin të gjithë, ai shpreson vetëm të mburoja e ndërkombëtarëve që e ka pasur deri tani, si dhe tek Berisha që ka përballë”, shprehet ai.
Sipas Lubonjës, duke pasur parasysh mënyrën se si Rama e ka trajtuar drejtësinë e re, si “një fëmijë që nuk është rritur”, pritej që ai të ushtronte presion për të penguar një hap të tillë nga SPAK. Analisti ngre pyetjen se nga buron “guximi” i Prokurorisë së Posaçme, duke e lidhur atë me profesionalizmin dhe ndershmërinë e disa prokurorëve, por edhe me mbështetjen ndërkombëtare.
Ai theksoi se kryeministri është fokusuar te procedurat, nëse dikush duhet të futet apo jo në burg, por ka shmangur, sipas tij, thelbin e skandalit që ndodhet në dosje.
“Janë 50 milionë euro që shkojnë drejt të pandehurve me bekimin tënd. Për këtë nuk ka asnjë qëndrim”, u shpreh Lubonja, duke shtuar se Rama jo vetëm që duhet të kërkonte dorëheqjen e Ballukut, por edhe të merrte përgjegjësi personale.
Lubonja hodhi gjithashtu hipotezën se kryeministri mund të jetë duke bërë “teatër politik”, duke e lënë tashmë Ballukun, por duke u justifikuar publikisht me drejtësinë. Megjithatë, ai e cilësoi më të dobët këtë skenar, duke shprehur bindjen se Rama nuk do të donte ta lëshonte Ballukun, por është i penguar nga rrethana dhe forca më të mëdha.
Analisti foli edhe për një përplasje mes institucioneve, duke e cilësuar situatën si jashtë kontrollit, me korrupsion, përgjime, banda dhe skandale të njëpasnjëshme.
“Zullumi është derdhur”, tha ai, duke shtuar se priten zhvillime të reja.
Në lidhje me rolin e Gjykatës Kushtetuese, Lubonja u shpreh kritik, duke deklaruar se ajo “lau duart” nga vendimi i nxehtë, duke e shtyrë çështjen për më 22 janar. Sipas tij, kjo solli një kundërpërgjigje nga SPAK, i cili kërkoi arrestimin, ndërsa vendimmarrja tani pritet nga Kuvendi.
Sipas Lubonjës, nëse Kuvendi nuk voton heqjen e imunitetit të Ballukut, kryeministri Rama “heq maskën”, duke i dhënë një goditje të fortë drejtësisë dhe duke humbur legjitimitetin, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Ai paralajmëroi se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda për imazhin e Shqipërisë dhe besimin publik, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment kritik dhe me zhvillime të pritshme në vijim.
Foli ky budallai haaaa vertete télévisione kazan. Ky i semure psiqik shikone vetem zi .
Ai vetëm idiot nuk është, ai thjesht bënë një analizë të situatës, kur ti "si mjek psikiatër" që je, vetëm fyen dhe nuk thua asnjë fjalë për atë që ai trajton politikisht. Ai po thotë se, nëse zonja Balluku nuk jep dorëheqjen dhe më keq akoma nëse Rama vendos të mos ja heq imunitetin në parlament, ky do të ishte varri i tij politik. Nuk është politikan ai që në një kohë të caktuar nuk bënë atë që koha kërkon. Të mos i heqësh imunitetin e kërkuar nga drejtësia një deputeti, kur këta me vite vetë kanë deklaruar se gjoja deputeti nuk ka pse duhet fare të ketë imunitet, kjo hapur tregon se ti i kundërvihesh drejtësisë, foshnjës që ke pretenduar se rritet nën kujdesin tënd atëror. Këto janë orët, ditët dhe muajt e së vërtetës për Edi Ramën që tregojnë shqeto nëse është një politikan i vërtetë apo një mashtrues ordiner, i cili kujdeset vetëm për sundimin e tij me çdo mjet.
Ik mër trap Mos është kap shteti nga “ SPAK”?
Korigjoni titullin, presja duhet vendosur pas fjalës Kuvend dhe jo para saj. Siç e keni shkruar ju, titulli lë të kuptohet se në kuvend do të ketë pasoja, kur ajo që Lubonja ka dash të vërë në dukje me ato që thotë është Rama ai që do të ketë pasoja politike, veçanërisht nga ndërkombëtarët.
Doli dhe klyshi i komonizmit fekalja fatis lubonja njē njeri tepēr i pēshtir. Njē maskara i ler 400 brezash.
O mos u kenaq mor legen se nuk ndoll gje fare,keto rrëmuja jane ne koken tende.
Po, po, pavarësisht atyre që thotë Lubonja dhe dihet sikurdoherë se me kë e ka, një përplasje Rama-SPAK, bikçle e fortë, duket në horizont. Sigurisht që nuk do jetë gjë e mirë si për klimën politike brenda vendit po aq dhe në atë ndërkombëtar, sidomos tani në prag të ftesës për antarësim në BE, në 2030. Qëndrojnë apo jo akuzat për eksponentët e lartë të politikës është një gjë që ha debat, por ky nuk zgjidhet me 'përplasje brirësh'. Politika siç dihet është edhe art, por "arti i të mundshmes". Si e tillë ajo gjithmonë ofron mundësi për të shmangur përplasje, për të mos thënë të dëmshme, të panevojshme. Konkretisht: Para se të diskutohet në Kuvend imuniteti i Ballukut, ajo me një xhest politik jep dorëheqjen. Krahas këtij akti të duhur (duhej të ishte bërë më parë), Rama, nëse mendon se SPAK, duke shkelur disa standarte, qeverisë së tij dhe atij vetë, po i 'bie në qafë padrejtësisht' le të kërkojë, në mos votbesim të qeverisë në Kuvend, më e udhës se kjo do ishte votbesim në elektorat, pra shkuarjen në pranverë të vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pra nëmos e konfirmoftë dot numrin 83 të mandateve të 11 majit, e zorshme kjo, të paktën duke fituar, të rikonfirmojë besimin e elektoratit për qeverisjen e tij. Politikan dhe politikë vizionare është të dish të përballesh me sfidat që koha të ofron. Dhe sot për qeverisjen Rama (maxhorancën), sfida më e madhe do jetë shmangia e përplasjes me drejtësinë e reformuar, (posaçërisht me SPAK) kur vetë e quan atë produkt të saj dhe e dyta të fitojë besimin e lëkundur tashmë, nga aferat korruptive brenda saj, gjithmonë sipas sipas akuzave të Prokurorisë Speciale. Të drejta apo të padrejta ato, janë gjykatat e të gjitha niveleve, që duhet dhe do ta thonë fjalën e tyre, por pa harruar se në politikë, më shumë se në çdo gjë, prevalon opinioni i publikut dhe, siç rëndom thuhet, ky nuk 'vritet me plumb'!
Ha M. Fatos ha. Ti prandaj e ke bere dhe burgun se nuk te rri goja pq mgrene.
O qorr prej jush do te kete pasoja qe jeni bo kashte e koqe brenda shtepise suaj?
Spaku dhe PD janë bërë bashkë për të penguar rrugën e Shqipëris për në BE.Ky Dumdumoshi ishte edhe përpara po nuk i ndëgjoheshte emri.Tash e ka venë përpara Sali serbi dhe janë bërë aleat që shahen…..
Rama po tallet me sistemin e drejtesise qe e trumpetoj si nje merite te maxhorances. Kjo tregon qe Rama eshte nje klloun, bullizimi qe i beri oficereve te BKH per vajtjen ne kryeministri eshte tallje me kete popull. Por nga ana tjeter ne kemi nje PD te mbaruar qe mban ne pushtet kete maxhorance te degjeneruar. Per sa kohe PD drejtohet nga Berisha shanset per nje ndryshim jane zero. Jemi popull i vdekur.
Shikojini çfar kërrme tregon me surratin që ka. Ky fëlliqësirë fërkon duart si i jati ku i mori shpirtin me internime poetit Vehbi Skënderi, edhe ky, një hale komunist i transfirmuar në versionin versionin versaxhe demokrat. Këtë nuk ka servis qe ta drejtojë, shtrembëruar nga te gjitha, ku shasia e tij, as nuk saldohet e as drejtohet. Ky i ngjan kopje berishës dhe disa komunisteve të tjerë, ku janë më demokrat se vetë demokracia. O shtrembaluq, o këllirë e frikshme fizike dhe llogjike, ti kërkon gjak, ku sa here ta kërkosh gjak, do gjesh atë dhimbjen e atyre nënave për djemt e humbur gjate kësaj demokracie. Shejtani kur iku, të la ty ta përfaqesosh në pamje dhe në shpirt.