Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, organizoi dje një takim me demokratët në qytetin e Elbasanit ndërsa numri dy i PD, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta duke thënë se atë takim ia ka organizuar Suel Çela.
Flamur Noka tha se Ervin Salianjit i është hapur dera e PD-së që kur doli nga burgu ndërsa shtoi se ai është i caktuar pjesë e kryesisë në selinë blu, por jo i zgjedhur me votë.
Noka u shpreh se agjenda private e Ervin Salianjit nuk ka lidhje me Partinë Demokratike ndërsa bëri me dije se e vetmja pikë ku bashkohet me të, është thirrja për protestë.
"Se çfarë kërkon Salianji është çështja e tij. Është kthyer në PD, i është hapur dera dhe është i kuptuar po jo i zgjedhur si anëtar kryesie. Një pozicion të falur unë s'do e merrja kurrë.
Nëse nuk është me votë, unë nuk do e merrja. Për sa kohë do fliste në institucione, do ngrite zërin. Nga dita e parë që ka ardhur në kryesi deri parmbrëmë, ka thënë vetëm një gjë: "unë jam për protestë".
Në gjithë periudhën që kur ka dalë nga burgu, ai tha që jam për protestë. Nuk ka thënë asgjë tjetër. Ti zotëri, ke të drejtë të dalë jashtë institucioneve në momentin që në partinë tënde nuk dëgjohesh. Po kur ti nuk ke folur asnjëherë dhe del jashtë institucioneve.
Agjendat private s'kanë lidhje me PD-në. Agjenda e tij private s'ka lidhje dhe s'do ketë lidhje me PD-në. Në Elbasan, më vjen keq ta them por, duke përjashtuar punëtorët e një ndërmarrjeje private dhe një kryetar grup seksioni dhe ish deputetin Qani Xhafa, shumica aty ishin të urdhëruar nga Suel Çela.
Aktivitetin ia ka organizuar Suel Çela. Suel Çela është kreu i kartelit të Elbasanit. Ia kam thënë në mbledhje që do shkosh në një takim që po ta organizon kreu i kartelit Çela. I kam thënë që ju jeni lidhje e fortë miqësore dhe keni mbrapa Ergys Agasin.
Këto janë agjenda private që s'kanë lidhje me PD-në. Ai, me organizimin që i ka bërë Suel Çela, është i vetëpërjashtuar. PD ka një vijë të kuqe, vija e kuqe e PD është krimi i organizuar, korrupsioni dhe kartelet. Shkoi në një aktivitet të organizuar nga Suel Çela. Andi Mema është koordinator i Suel Çelës, ka punuar për Sara Milen"- tha Noka.
O Muli o paterice e pushtetit....
O palaço kur thua ti qe nje pozicion qe nuk eshte i zgjedhur por I falur ti nuk e pranon.Po i zgjedhur si deputet nga lista e mbyllur pse e pranon.Ti je nje pleher dhe nuk meriton bile te jesh mbi kete toke.
Mul Noka nuk eshte politikan por eshte besnik. Babale po kerkone ti zeri vendin dhe me pas te godasi dhe Bufin per te mare PD.. Mul Noka nuk duhet te toleroje Babale burgaxhiun.. Bufi frikacak do e leshoje Noken dhe do e zevendesoje me Babale
Ne cfare situate eshtea PD, edhe pse Debil Publik Muli e ka te sigurte fitoren.
Kur gjithe shqipnia eshte Everiste ,qenka problemi pd po vari mo teneqet pd formoni levizje te re massive si ne france- apo Afd gjermani edhe merrni 20 deri me 30 % Popull kamenist ju nuk doni ndryshim po Llafe... jo Berisha jopo Rama etj etj po nuk u zhduk enverizmi nuk ka shqipni ligjore 8 minoritet keni miratu neser bene 3 kantone edhe zurrnane armik serbi e greku .
Ai ka Sumën Flamur prandaj edhe e mendon se do ta bëjë Kryetar PD-je
Kokat hengshi. Pra Salianji thote Nokes te ndihmon Suel Cela. Ngrihet Nul Moka dhe i thote jo, Suel Cela te ndihmon ty. Edhe hajde te vijne keta ne pushtet. Karagjoza dhe kriminela.