Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka theksuar se e vetmja rrugë për të arritur fitore në PD është përmes përfaqësuesve që mbajnë vlera dhe jo me “humbës serial”.
Gjatë takimit me strukturat e PD-së në Elbasan, ai theksoi se “humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ky është parimi i demokracisë”.
"Është e pamundur që fitorja të arrihet vetëm duke pasur humbësa serial. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera, humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ky është parimi në demokrati.
Ndërkohë që debati duhet të ishte edhe në këto momente mbi mobilizimin e demokratëve, trokitjen në çdo deri, si ky takim që shërben për të mbledhur njerëz për të bërë thirrje për protestën e datës 22, drejtuesi dhe lidershipi i PD-së në vend që të jap llogari, kërkon llogari pse takohen demokratët.
Cili nen i ndalon takimet me demokratët. Kam përshtypjen se çdo nen dhe frymë që përbën PD-në, nxit që PD duhet të ketë në terren çdo përfaqësues, deputet, anëtarë kryesie.
Nëse çdo dëftuesi i PD do bënte këtë që bëjmë ne me përgjegjësi të plotë në çdo cep të Shqipërisë, PD do i kishte sheshet plotë dhe do ishte force fituese. A mund të ma thoni, si guxon dikush që ka privilegje të pamerituara, të etiketoj njerëz që prej 13 vitesh dergjen në opozitë? Edhe për shkakun tonë ata gjenden në këtë gjendje.
Si mund të thuhet për njerëz që kanë sakrifikuar pa fund, që ata paskan punuar për PS, kur kandidati vet thotë që ka punuar për mua. Si mundet të shkelen parimet dhe të mos mbahet përgjegjësi? Si mundet të shkelen interesat e demokratëve?" - u shpreh ish-deputeti demokrat.
Ec perpara o Salianji se Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz e ka marre rrugen e mutit qysh me 14maj 2023 dhe me 11maj 2025 dhe eshte ne grahmat e fundit ne politike.
Filosofia katunareske s'funksiono per te drejtuar Istitucionet e Larta te Shtetit Shqiptare... Vrasesit??? ( si persona fizike dhe demokracise) si rrjedhoje humbsat ti kthehen vendit te origjines.... si perfundim.. sb beri takim(1-2) kur ishte ne burg ky zoterie... dmth puna bashke bytha jashte nga njerez te mbaruar politikisht flas...!