Doris Madhi i përgjigjet Himçit: Nuk kam qenë kurrë pjesë e PSD-së, akuzat janë të stisura

16 Dhjetor 2025, 15:45Politika TEMA
Doris Madhi i përgjigjet Himçit: Nuk kam qenë kurrë

Anëtarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Doris Madhi, ka reaguar publikisht pas akuzave që, sipas saj, i janë adresuar në mënyrë indirekte nga deputeti demokrat Blendi Himçi, lidhur me përfshirjen e saj në Partinë Socialdemokrate.

Në një deklaratë të gjatë, Madhi i cilëson këto akuza si të pavërteta dhe të qëllimshme, duke theksuar se ajo vazhdon të jetë anëtare e Partisë Demokratike dhe mbështetëse e kryetarit Sali Berisha.

"Në fakt, kam lexuar para dy ditësh rastësisht në media që deputeti i Elbasanit të Partisë Demokratike, Blendi Himçi m'ka adresuar një akuzë pa emër, por që e konsideroj një akuzë të drejtpërdrejtë direkte ndaj personit tim.

Për aq kohë sa një akuzë të tillë e kam dëgjuar të artikuluar edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve qëndrore të 2025, në të cilat personi im nuk ka qenë aktiv dhe mendoj që është momenti që të sqaroja edhe pozicionin e mos aktivitetit tim, ashtu si edhe të përgënjashtroj akuzat e këtij personi që deri dje, për hir të vërtetës ka qenë bashkëpunëtori im dhe sigurisht është është një fakt që unë edhe diçka që unë nuk do ta mohoj asnjëherë, për aq kohë aktiviteti jonë mendoj ka qenë i orientuar drejt të njëjtit qëllim.

Ta nis me faktin që në një mbledhje të kryesisë PDSH, zoti Himçi i është kundërvënë zotit Salianji, që sot ka organizuar një lëvizje fraksionare në PD, duke i thënë që në mbledhjen tënde në Elbasan kanë ardhur njerëz të PSD-së, të cilët nuk kanë punuar për PD-në. Sigurisht zoti Salianji i është kundër përgjigjur, duke i thënë që akoma nuk ka organizuar një takim në Elbasan dhe aq më tepër të ketë njerëz të tillë të përfshirë dhe i ka bërë edhe një konstatim shumë të bukur që zotit Himçi i flet pavedia dhe në fakt është shumë e drejtë kjo dhe e falenderoj Salianjin që edhe pse nuk ka qenë në dijeni të fakteve ka arritur të gjejë një përgjigje të goditur. Fakti qëndron që gjatë fushatës është artikuluar, edhe pse unë kam zgjedhur që të hesht, është artikuluar që unë jam bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate, diçka që nuk është absolutisht e vërtetë, sepse unë vazhdoj aktivitetin tim si këshilltare në koalicionin 'Bashkë fitojmë' si pjesë e Partisë Demokratike me kryetar Berishën.

Theksoj se kemi dhe një parti demokratike pa vulë sot, që është e Lul Bashës dhe që po tenton, të shtrijë tentakulat te ajo që neve e kemi fituar tashmë me djers, me mund, me shumë sakrifica për katër vite rresht.

Unë jo vetëm që nuk jam pjesë strukturave të PSD-së dhe as nuk kam shku ndonjëherë ndër mendje, por e kam theksuar shpeshherë që aktiviteti im i fundit politik do të jetë përfundimi i mandatit tim në Këshillin Bashkiak.

Për aq kohë sa mua nuk më pëlqen të jem pjesë as e pazareve, as e pisllakut, as e thashethemeve. Duhet të jeni qartë që dhe pse shumë njerëzve në publik i pëlqejnë thashethemet, negativitetet, e vërteta qëndron si e vërtetë.", shprehet ajo ndër të tjera.

6 Komente

  1. L
    Ladi

    Te jesh me PD-en nuk eshte gabim, madje mund te jete edhe shume mire, por te mbeshtesesh Saliun eshte fund bote. Me dhimbsesh.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emilia

      Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        1. P
          Populli

          E po te gezofsh qofte largun

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bilbili

            Ahahha Mero ky eshte lajmi sot??

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pak gramatike

              Sa e zonja kjo D. Madhi edhe deklaratat i ben si boset e medhenj, ne mes te makines luksoze, sikur nuk.kish vend tjeter me te thjeshte. Nejse, ato mend paska, dhe ato t'i gezoje. Meqe bie rasti, fjala "djersë" shkruhet me "ë" ne fund, dhe jo siç eshte shkruar "djers".

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje