"Ministrat që nuk japin informacion brenda afatit të sanksionohen", Rama: E bëmë me deputetët që parkonin nëpër trotuare e lulishte

16 Dhjetor 2025, 11:08Politika TEMA
"Ministrat që nuk japin informacion brenda afatit të

Kryeministri Edi Rama në një takim mbi të drejtën e informimit kritikoi komisionerin Besnik Dervishi, duke u shprehur se ky i fundit duhet të apikojë sanksione ndaj institucioneve, kur nuk merret përgjigje brenda 10 ditëve siç e përcakton ligji.

Ai u ndal dhe te rastet kur me sanksione u frenua fenomeni i zaptimit të trotuareve apo bllokimi i rrugëve nga ministra dhe deputetë. Po ashtu Rama tha se sanksioneve për mungesë informacioni nga ana e qytetarëve nuk duhet t’i shpëtojnë ministrat dhe sekretarët e Përgjithshëm.

“E kemi diskutuar edhe me Komisionerin, kemi pasur edhe një mbledhje qeverie, ku kemi theksuar që të jemi një fokus më të madh në këtë aspekt. Për këtë arsye kemi shtyrë përpara edhe projektin e transparencë Albania, që është një projekt ambicioz për të pasur në një territor virtual informacionin. Kjo do të lehtësonte edhe gjetjen e informacionit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre problematikave lidhet me përtacinë burokratike.

Nuk është barrikadë për të mbajtur informacionin, por është një problematikë e funksionimit të brendshëm të administratës. Kjo është e përmirësueshme, më pak se ç’do të prisnin ata që shohin gotën gjysmë bosh.

Për të qenë transparent, unë i kam bërë Komisionerit një vërejtje, e vërtetë, për aq sa i bëj një institucioni të pavarur, që është mungesa e sanksioneve për autoritetet më të larta. Ligji është i qartë; 10 ditë është koha për t’u përgjigjur. Kjo mund të jetë shumë. Nëse në ditën e 11 nuk ka përgjigje, përgjigjja është sanksioni.

Duhet të sanksionohet institucioni përgjegjës. Duhet të bëhet delegimi te sekretarët e përgjithshëm. Duhet të sanksionohen ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në ditën e 11.

Nëse do të ndodhë kjo në mënyrë të përsëritur, do të krijohet ndjesia e urgjencës, do të punohet si me sektorin e gotës gjysmë bosh. Duhet të vendosen sanksione. Kishim problem parkimin e paligjshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit, mbi trotuaret e mundshme dhe lulishtet dhe hapësirat publike rreth e rrotull. Ku janë sot? Pse s’ka më që parkojnë ashtu?

U vendosën sanksione dhe u gjobitën dhe e kuptuan se loja e parkimit mbaroi. Nuk ka më makina ministrash që shkelin semaforin. Ndaj u fol me shoferët që mos të ndiheshin me faj dhe se duhet të respektonin ligjin.”, tha Rama.

4 Komente

  1. I
    I vjen era

    Pordhe me rigon

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po po biles qe ta kuptonin me mire deputetet ju 3-fishove rrogen. Leri gomarrlleqet po shiko se aq shume molle e dardhe qe po te hane pas krahes sa tani poi bejne kompost dhe recel se u velen.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roja

        Po kur vini ju ne Vlore qe bllokojne gjithe rruget e Lungo mares,kush do denohet? Bie shume keq ne sy z Kryemimister kur nukte lenete kalosh se kini ardhur ju. Duhet te nxirret nje ligj sa duhet te jete perimetri i rojeve. Gezuar!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po po ky eshte problemi i vetem qe ka qeverija sepse vjedhjet e qeveritarve po shkojne fjolle, dhe Ballukes nuk ja heqim imunitetin, sepse per kete aresye i kemi vjedh mandatet . Bej vedhje qe te ruash mandatet, perdor mandatet per te mbrojt hajnat ne qeveri.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje