“Protestat janë ‘lojë kungulleshash’ pa njerëz”, gazetari: Berisha drejt arrestimit për ’21 janarin’

16 Dhjetor 2025, 09:13Politika TEMA
“Protestat janë ‘lojë kungulleshash’ pa

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha do të arrestohet dhe do përfundojnë qeli për krimin shtetëror të21 janarit, ku katër qytetarët u vranë poshtë zyrës së tij, në protestën e vitit 2011në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. Kështu u shpreh gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News.

Ai foli dhe për protestën e Lapajt dhe për Foltoren e Sali Berishës, ndërsa shtoi se të dy po luajnë “lojë kungulleshash” pasi janë braktisur nga njerëzit.

“Lapaj e Berisha po bëjnë lojë kungulleshash. Berisha nuk ka më kapacitet për të mbledhur njerëz. Ai ka bërë një jetë politike të paskrupullt, edhe Zoti i madh të turpëron në këtë lloj forme. Do ta mbyllë i turpëruar.

Berisha e ka bërë këtë lloje jete dhe kështu do të turpërohet. PD që nga 2013 dhe deri më sot është kthyer në partinë e halleve të Berishës dhe halleve të tij dhe Argita sa herë shtrëngohet laku, sa herë Saliu ndodhet keq, atëherë ata dalin të gjithë për të sulmuar. Po i ngushtohet laku për 21 janarin, që herët apo vonë, do ta mbylli jetën në qeli. Të jeni të bindur për këtë. Ky krim për fatin e keq të Berishës është i super dokumentuar.

Braho nuk ka asnjë detyrimi për ta shtyrë këtë çështje, sepse ajo është çështje personale e Dumanit. Prokurori i çështjes është z. Dumani.Po lirohet nga ngarkesa administrative dhe do ti përkushtohet çështjeve, sepse nuk ka preokupim administrativ. Për pak kohë do ta shikoni Berishën e arrestuar për 21 janarin. Dumani e shtroi dhe i hapi të gjitha mundësitë, që SPAK të godite figura shumë lart. “, tha ai.

4 Komente

  1. C
    Cufe

    A mor gazetar. Ke te drejte po ku ka bythe Dumani te preke Salehun........ SPAKU eshte organizate kriminale ne duart e Salehut.......

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Tani qe doli ne shesh edhe Argita u shtuan shpresat, por duhet te dale edhe Zeni me Arminen qe te permbyset Rama

      Përgjigjjuni
      1. Ëndërprotesta për një KARIGE !

        Kjo dopio protestë e dha mesazhin e saj me dy simbolika , e para , KARIGEJA e Lapajt , dmth ai po PROTESTON për KARIGEN e POPULLIT , që s’e ndan nga bytha e tij , e dyta , prezenca e Zj Argita , për të shojtur shpresat e atyre që mezi presin të zenë KARIGEN e Berishës në SHQUP .

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionistet e Tiranes po presin

        Po te arrestohet Saliu ket dhjetor, populli do festonte vitin e ri si asnjehere tjeter gjate 35 viteve te dhjerokracise. Rama do ndaje nga nje tjeter bonus per ne pensionistat.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje