Nga Ylli Manjani
Ka një keqkuptim të madh, një abuzim spektakolar me të drejtën që i jep ligji prokurorisë për të kryer kontrolle në hapësirat private, sigurisht nën autorizimin e gjykatës.
Tani, që të mos u lodh kokën duke spjeguar çfarë nuk duhet bërë, po u spjegoj shkurt se si duhet bërë një kontroll banese apo zyre private.
1. Si fillim gjykata që autorizon kontrollin, duhet të përcaktojë qartë e shkoqur, ku lejohet kontrolli, në kuadër që cilit proçedim dhe çfarë konkretisht synon të sigurojë nga kontrolli. Gjykata është garanti i privatësisë në këtë rast jo noter i prokurorisë!
Duhet mbajtu në konsideratë se kontrolli i hapëdirës private është mjet ekstrem dhe, lejohet vetëm kur me mjetet e tjera ka qenë e pamundur sigurimi i provës.
2. Ata që shkojnë në vend për të kryer kontrollin, i cili lejohet nga ora 07:00 deri në 20:00, i bëjnë me dije personit, hapësira e të cilit mban diçka që i duhet hetimit, ekzakt se çfarë duan të sigurojnë nga kontrolli dhe e ftojnë personin ta dorëzojë vetë sendin apo dokumentin.
3. Në momentin që personi e dorëzon vetë atë që kërkohet proçedura përfundon. Pra gjykata lejon mundësinë për kontroll, por nuk të jep lejen për kryerjen medoemos të tij, kur ska nevojë.
4. Vetëm nëse personi rrefuzon ose nuk bashkëpunon, lejohet hyrja forcërisht në mjedis për të kryer kontroll, gjithmonë të fokusuar tek ajo që kërkohet.
5. Nuk mund të ketë kontrolle pa fokus, pra të tipit "merrni çdo gjë që u duket e arsyeshme", siç për fat të keq ndodh me vendime gjykate!!!
6. Edhe në rastet e emergjencave, pra kur nuk pret puna për lejen e gjykatës, prokurori ndjek të njëjtën linjë, të njëjtin standart.
Ky është standarti.
Krahasojeni këtë standart me ato raste që keni dëgjuar dhe, mbase do kuptoni se sa i madh është abuzimi me të drejtën për kontroll.
Imagjinoni, të vijnë në shtëpi apo në zyrë private. Të thonë duam të kontrollojmë, pa të thënë asgjë. Të kanosin se do të hedhin hekurat. Të hyjnë si vandalë dhe ku shohin plaçkë e para ti marrin.
Grabitës të pastër!
Asnjë dallim nga grabitësit, megjithse edhe këta të fundit e dinë saktësisht se çkërkojnë tashmë nëpër banesa....
Pastaj ta nxjerrin inventarin në media. Dhe këtu je i dënuar direkt pa gjyq, nga telendisja publike.
E kështu me radhë, në vijim shko e kërko të drejtën e privatësisë tek afërmendsj gjykatat që rrinë si guakë përpara akteve të tilla të dhunshme.
Kushdo që mbron këtë abuzim është në bashkëpunim me grabitësin.
E the e the, po kujt ja the, kot ska thone shkodrani, t’hypt vetja nqef. Eshte mallkim jo kompliment, por injorantet se kuptojne. Terqeta
Propozoj : Ylli te marre disa poste te rendesishme : Drejtues i Spak , drejtues i BKH , Minister i drejtesise , drejtor i pergjithshem i policise. Keshtu gjerat do shkojne vaj sepse "kompetenti" do vendose per gjithcka...... ore si ka mundesi , zgjohemi ne mengjes shohim ndonje Vip te arrestuar nga Spak si Mirlinda sot , dhe hopa del artikulli i mbrojtesit te flakte te " Vip-ave te pervuajtur"....
Njenjtë si në diktaturë…
Shume e drejte . Fatkeqesisht jane kthyer me metodat e sigurimit te shtetit . Pastaj menyra e pyetjes ne hetuesi . Kercenime provokime shantazhe me shpifje nga me te ndyrat tipike e viteve 45-90 .
Saktë dhe bukur Manjani!!! Problemi është që xhahilët e BKH që bëjnë kontrollin i kanë nxjerrë shpatat nga mulliri dhe janë gati të të presin kokën dhe të japin verdiktin. E ke parasysh skandalin që donin të hynin në Institucionin më të lartë të shtetit me patllaket e mbushura gati për qitje.
Bravo Manjani .
Megjithe perpjekjet e tua titanike ne lepirjen e bythes se Rames po te them se po mundohesh kot se ai te njeh mire dhe nuk ka ndermend te te japi ndonje kocke.
Dorëzo apartamentin dhuruar nga Balilët!
Ike ore byth..q.... Ke hallin se mos te vije radha dhe do kesh fatin e tyfe? Ke do te marresh ne mbrojtje ata qe kane bere kerdine me paret e popullit? BKH dhe SPAK vetem te vazhdojne me kurajo dhe pa pazare me qeverine apo dhe opoziten. Ka e mbexhtetjen e shumices se shqiptzreve vetem te yje manjakeve.
Shume sakte z.Manjani, po kush te mos veproje ashtu? Dumani, Dado etj grabitsa e delanxhij qe po kerkojne te jene te perjetshem ne ate detyre! Edhe Edi Rama duhet te veproje menjehere ne rregullimin e rregullave e ligjeve se ai ka shumicen ne Parlament, ndryshe keto lloj prokuroresh behen shume me te rrezikshem sec jane.
Manjani :Ky eshte regulli per nje shtet normal.Po ne nuk jemi shtet normal mor zoteri.Qeveritaret jane sulur dhe bejne gare kush te grabise me shume.Dakort te vjedhin per vehten e tyre por e keqja eshte se keta nuk kane te ngopur,vjedhin per 10 breza dhe per farefisin dhe si konkluzion:Ne situata te jashtezakoneshme veprimet jane te jashtezakonshme dhe te ne ky eshte nje rast i tille.Habitem me ca komentues popull qe vene duart ne koke per kete gjeme qe na ka ndodhur.O popull mos u lemerisni,nuk u vjen kush ju per kontroll dhe mos qani hallin e hajduteve qe kane 35 vjet qe ju rjepin ..Flini te qete
Varferia vjen nga drejtesia jo nga Ata qe vjedhin popullin
Abuzimi me te drejten e njeriut eshte prezent cdo dite.Per aq kohe sa prokuroria ka te drejten e pergjimit te te gjithevedhe, gjykata vetem noterizon kerkesen e prokurorit, cdo gje eshte permbys. Per mua, denimi me burg per kedo qe ka vene dore ne parat e taksapaguesve eshte pak, duhet ti merret gjeja e vjedhur apo e vene me korupsion.Turpin e kane ngrene me buke,te gjithe ata qe kane vene dore ,ne parat e popullit.
Si nuk ja plas njeri tuive ketij ish nenpunesit te shtetit qe ka para per te blere shtepi ne vjene?
Sa i qut je mer bir. Domethene po te kapim nje vrases serial, duhet t’i themi dorezoji vete syte, gishtat dhe melçite e viktima qe i ke be copa-copa dhe do i hash per darke, qe mos te vijme ne edhe te te bejme rremuje frigoriferin ku i mban. Falemnderit, diten e mire dhe te fala avokatit.
E pse tja pladi ore Fredi apo se thottë vërtetën. Kur të të vijnë ty në shtëpo do fillojnë ti kontrollojnë dhe brekër grus gocës dhe nonës. Turp për Drejtëdin shqiptate. Po normal kur ka akoma plepista nul mund të mendojnë me trurin e tyre …. truri i duhet për pisllëqe me gazetarët shit informacione
Per mua ky Ylli eshte nje vemje.Uroj te hetohet per ata te famshmit byzylyke elektronike qe u paguan dhe nuk u perdoren kurre.
Mbeshtes 100% avokatin Ylli Manjani per kete ceshtjen e kontrolleve pa object te percaktuar si dhe lamerimet e SPAK-ut per hetime dhe akuza pa prova pasuar me arestime te paligjshme Ligja aq sa te detyron edhe te mbron.
@Ylli Manjani Shume e drejte, e gjithe analiza. Asnje pike, e presje nuk i hiqet dot! Shembull; Tani po shikoj nje fragment te filmit "Perballimi", momenti kur pushteti popullor i kerkon grurin Kulakut. Dhe i shkon per kontroll ne shtepi. Veprimet jane fiks si i peshkruan me sioer Manjani. Dhe te mendosh qe ka qene diktature !! Manjani shume, shume objektiv ne gjykimin juridik te situatave. Pergezime. Shkrime qe lexohen me nje fryme!
Kuvendit do i hedhi poshte kerkesat e prokurorit inatcor...i cili kishte mundesi ta bente qe ne fillim kerkesen per arrestim apo mase tjeter ..pse nuk e beri ????pyesni Saliun atij i duhet ne kete cast..mos u duket cudi...keta Jane grupi i plepave aty Kane qene po bejne 20 vjet e nuk ben asgje nga frika e salinjve apo si servila apo si besnik te ideollogjise se dhunes,terrorit,frikes,poshterimit,percarjes..si ndryshuan kaq shpejt karakterin,dinjitetin,zotesine,pastertine,vullnetin..jà u dha reforma ,ligjit???Jo keta vetem sherbejne si pistoleta politike,qe mundohen te permbysin pushtet per ta zvendesuar me ate qe i kane sherbyer...kjo eshte shume e rrezikeshme Jo per pushtetaret por per qytetaret e thjeshte,per te drejtat e tyre,ne Pune,per pronen,shkollen,mjekimin,sigurine e plote te tjera..eshte thene e sterethene pa' u gjykuar tragjedite kombetare,vdekjet,vrasjet,xhvatjet,dhuna,plackitja,privatizimet,shkaterrimin o pasurise kombetare 96,97,98,2008,2011,shqiperia do vuajne e kurre nuk do kete drejtesi..ne te gjithe duhet te manifestojme per keto padrejtesi e te kerkojne me force qe drejtesia te vishet ne vend,,koha nuk pret..ndryshe neser ne pushtet do Vine ata qe e kethyen shqiperine ne hale,,nje d'ore po u japin edhe prokuroret e plepave
Ne keto caste duhen degjuar ata qe dine per drejtesine,rolin e saj per mire apo per keq..manjani ne keto momentet po kryen nje mision qytetar✋????