Salianji thumbon Berishën nga Elbasani: “Të gjithë të ngjitur pas karriges, si ajo pas këpucës!”

16 Dhjetor 2025, 18:57Politika TEMA
Salianji thumbon Berishën nga Elbasani: “Të gjithë të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijoi këtë javë turin e takimeve me strukturat lokale të PD në Elbasan, ku theksoi angazhimin e tij për të forcuar rolin e anëtarësisë.

Ai shtoi se kjo iniciativë nuk është për poste apo interesa personale, por për të garantuar që PD të dëgjojë anëtarët dhe të mos i braktisë ata.

“Shumë pyesin se çfarë duam në me këtë lëvizje, ne duam që PD të jetë fituese, fituese, fituese! Ne kemi një rrugëtim që nuk bëhet për poste, për interesa personale, por për interesin që PD të dëgjojë anëtarësinë, të mos e braktisë anëtarësinë”, theksoi ai.

Salianji u shpreh se politika në vend ka degraduar, duke mbajtur peng shoqërinë me hallet e tyre personale, duke zhbërë çdo normë, parim të demokracisë dhe duke e reduktuar politikën në çështje private.

“Të gjithë të ngjitur pas karriges, si ajo pas këpucës”, tha ai, duke pasur për qëllim, veç të tjerëve, edhe kreun aktual të PD, Sali Berishën.

5 Komente

  1. N
    Njeri mute e tjetri kaka

    Ku eshte ndryshimi midis Babales dhe Bufit ?.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Shume veta ne organizaten terroriste te non grates po i kerkojne qe ERVIN SALIANIN ta ekzekutoj me metodat qe ai i din.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gafa

        U be Salijanji te flase si Edi Rama. Jane ngjitur si ai pas kepuces. Por nuk te shkon mo Ervin jooooo. Nuk ke kulture ti ne artikulim qe te imitosh Ramen apo kedo tjeter. Fol sic ti di, mos u hiq gjeter nga c'je.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zonja

          E prishe Ervin. Nuk je ti per ate fjalor, me demek modern ti. Amannnn o zot, po pse bre byrazer keshtu. Mbaj vendin qe te takon, shume i ke dale mendjes perpara. Te shohim gjer ku do vesh.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Feniks

            Si ti pas Grides- do ishte me e pershtatshme - o kellef nje perdorimesh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje