Ish-deputetja Flutura Açka i bën thirrje Flamur Nokës që t'ju kërkojë falje demokratëve dhe veçanërisht atyre të Elbasanit, pas deklaratës së tij se takimin e Ervin Salianjit atje e kishte organizuar Suel Çela.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputetja demokrate shkruan se këto akuza nuk bëjnë pis Salianjin, por Partinë Demokratike që është shtëpia e të gjithë demokratëve.
"Zoti Noka: Kujdes! Nuk po bën pis Salianjin, por partinë!
Besoj se ju kujtohet dhjetori 2021, apeli i demokratëve antiBerishë te markata? Shantazhi ndaj tyre? Markata fliste në emrin tuaj, kërkonte firmë për AntiKuvendin tuaj të 11 dhjetorit.
Nëse nuk e mbani mend, jua kujton z. Gazi, jua ka thënë me zë dhe figurë në dhjetor 2021. Ka edhe tabulate telefonash, ka dhe dëshmimtarë.
Demokratët e ndershëm mos i përzieni në këtë PisHanë ndarjeje që keni gatuar për tapinë e PD-së.
Ikni, z. Noka! Futeni në reformim partinë!
Sot duhet të ishte në shesh é gjithë Shqipëria. Por juve nuk të vjen as shtëpia (lexo PD).
Kërkojuni falje demokratëve të Elbasanit!
Unë, nëse do të isha dje në Shqipëri, do të shkoja te takimi i Salianjit, sepse po kërkon atë që kam kërkuar tash katër vjet, dhe për të cilën jam fashistizuar prej teje." shkruan Açka.
Mire e ke , moj Z. Flutur , Po me Salianjin shkon kaluar e kthehesh me kembe . Berishizmi I ka rrenjet Tek Enverizmi , Zonje ! Salianjet I shtojne ymrin kesaj mizorie .
flamur noka eshte deputeti me i ndyr ne parlamentin e shqiperis
Flutur mos gabo me Salijanjin nje njeri anonim, qe nuk ben dot asgje. Nje njeri me ligjerim te cunguar, i pashkolluar, me hu ne dore e Babale mbi supe, me fal por........ nuk me bind dot. Ti po mund te kishe besueshmeri me shume. Fole kur te tjeret heshtes, kurse sot Salijanji e ka te lehte fare se e shikon situaten. Pe Salijanjin Edi rron 100 vjet.